E hënë, 29 Korrik 2019
12:09
Haradinaj shkon në Kushtetuese/ Kërkon interpretim të dorëheqjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretimin e aktit të dorëheqjes.

11:58
Digjet për të dytën herë lokali i denoncuesit të skandalit të tokave te Rana e Hedhun

Është djegur mëngjesin e së dielës një lokal në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Lokali mësohet se është në pronësi të shtetasit Pjetër Prela dhe zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

11:48
Soreca për Teatrin Kombëtar: Qeveria të jetë transparente

Përfaqësuesi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, që është kthyer sërish në temën kryesore të ditës dhe më të diskutuarën. Soreca e ka konsideruar çështjen e teatrit si shumë të rëndësishme dhe ku janë përfshirë shumë ndjesi dhe interesa.

11:45
Rama i vendosur për teatrin e ri dhe citon Bashën: “Ekzistuesi është një gërmadhë”

Ndërkohë që aktorë dhe qytetarë të mbështetur nga Partia Demokratike vazhdojnë rezistencën brenda Teatrit Kombëtar për të mos lejuar shembjen e godinës, kryeministri Rama vijon të sjellë argumente të artistëve që janë shprehur publikisht pro shembjes së TK.

11:31
Erjon Braçe kundër FSHF për emrin e stadiumit: Kanë qëllim vetëm paratë

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar sërish kundër Federatës Shqiptare të Futbollit, pas vendimit të kësaj të fundit për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit në Tiranë. I quajtur më parë “Qemal Stafa”, Braçe thotë se vendimi për të nxjerrë në shitje emrin e stadiumit tregon se në FSHF kanë vetëm një qëllim: paratë.

10:55
Bashkia e re në Fier/ Konstituohet Këshilli, Subashi betohet për herë të dytë

Pas Devollit konstituohet i dyti këshill bashkiak ai i Fierit me 51 këshilltarë. 48 prej tyre janë nga PS, 2 nga Demokracia Sociale dhe 1 këshilltar nga Partia Social Demokrate. Ky këshill do të drejtohet nga Vangjel Ndreko. Ndryshe nga 4 vite më parë Këshilli i ri i bashkisë Fier ka 10 anëtarë më shumë.

10:54
Vitrina e Librit/ Hipi – Një brez që sfidonte establishmentin politik përmes muzikës

Nga PAOLO COELHO

10:52
Vitrina e Librit/ Në Cetinjën e Krajl Nikollës – Një dashuri që nuk mbaron

NGA MONIKA STAFA

10:46
Vitrina e Librit/ Flokëboret e Zeza

Një libër me poezi nga Paul Celan— Përkthyesi: Agron Tufa

10:45
Vitrina e Librit/ Pasioni për Thethin

Autori: Robert Elsie, Gerda Mulder, Herman Zonderland

10:44
Negociatat, Greqia: Nuk do bllokojmë Shqipërinë, por kushte do të vendosim

Greqia nuk do të bllokojë ambicien e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu është shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, për gazetën ‘Kathimerini’.

10:41
Vitrina e Librit/ Një gjarpër i viteve gjashtëdhjetë

Autor Ervin Hatibi

10:27
Shkeljet rrugore në Durrës, 6 të arrestuar dhe 967 gjoba në tre ditë

Gjashtë persona janë arrestuar në Policia e Durrësit për shkak se drejtonin automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi. Nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor, janë shtuar kontrollet në kuadër të respektimit të rregullave, orientimit, këshillimit dhe ndëshkimit të personave që drejtojnë automjetet nën efektin e pijeve alkoolike dhe pa leje drejtimi.

10:12
Basha reagon për Devollin: Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon qeverisjen lokale

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në bashkinë e Devollit, ku kryebashkiaku i ri i PS, Eduard Duro ka hyrë në zyrë pavarësisht kundërshtimit të Partisë Demokratike dhe ish-kryebashkiakut Bledion Nallbatin.

09:26
Çfarë thotë Policia Kufitare për zjarrin në anije: 5 personave iu rrezikua jeta

Policia Kufitare ka reaguar për zjarrin që përfshiu një anije turistike në Karaburun, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

09:21
Sot shorti për sezonin e ri; Ja datat, oraret dhe kriteret që duhen ndjekur

Kampionati pritet të fillojë vetëm fundjavën e 24 dhe 25 gushtit, por sezoni i ri i Serisë A do të marrë udhë mbrëmjen e sotme, duke filluar nga ora 19:00, kur në ambientet e Federatës Italiane të Futbollit do të hidhet shorti për kalendarin e 2019-2020-ës.

09:18
Hipokrati mbylli sezonin e parë, në shtator surpriza të reja

Pas 46 puntatash – javë në transmetim, emisioni Hipokrati mbyll me sukses sezonin e tij të parë. Një emision i hyrë në tregun televiziv si një risi për publikun shqiptar në trajtimin e plotë të temave të larmishme mjekësore. Dhjetëra mjekë të ftuar ne studio dhe prezentë në terren, dhanë kontributin e tyre për të informuar në mënyrë profesionale teleshikuesit lidhur me parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve. Mjekë të huaj dhe ata elitarë të mjekësisë shqiptare nuk kursyen kontributin e tyre në këtë sezon të parë për të sjellë diçka ndryshe në trajtimin e problematikave shëndetësore.

09:10
Dorëhiqet drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Trump emëron pasuesin

Drejtori i Inteligjencës Kombëtare në SHBA, Dan Coats, është bërë figura më e fundit e profilit të lartë që largohet nga administrata Trump. Në një postim në Twitter, vetë Trump tha se Coats do të dorëhiqej në mes të gushtit dhe se ai do të nominonte kongresmenin teksan John Ratclif si zëvendësues të tij. Trump tha se Ratcliff do të udhëhiqte dhe frymëzonte madhështinë e vendit që donte.

08:48
Sulm me armë në Kaliforni, humbin jetën 3 persona në një panair ushqimi

Tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë lënduar pasi një person i armatosur hapi zjarr në një festival ushqimi në Kaliforni. Autori u qëllua për vdekje nga policia pak pasi kish filluar të shtënat, edhe pse zyrtarët po hetojnë raportet se një i dyshuar i dytë mund të jetë në arrati.

08:24
Opozita protestë në Devoll kundër kryebashkiakut të ri. Nallbati: Bashkia është uzurpuar

Opozita po proteston përpara bashkisë së Devollit, kundër kryebashkiakut të ri, Eduard Duro. Top Channel mëson se Duro ndodhet në zyrë që prej orës 06:30, ndërkohë që administrata e bashkisë ndodhet jashtë në protestë, së bashku me Bledion Nallbatin, ish-kryebashkiak.

08:06
Video/ Flakët përfshijnë anijen turistike në Karaburun

Anija turistike ‘Aqua Marine’ është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, pranë brigjeve të Karaburunit në jug të vendit. Top Channel ka siguruar fotot dhe videot e anijes në flakë, një ngjarje e rëndë nga e cila fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

E diel, 28 Korrik 2019
22:47
Nën hetime dy amerikanë për vrasjen e karabinierit italian

Autoritetet italiane kanë identifikuar dy adoleshentë amerikanë si personat e dyshuar për vrasjen e një oficeri të forcave speciale në Romë.

22:03
Rrëshqitje masive dheu, 36 viktima përfshirë dhe fëmijë

Të paktën 36 persona deri tani njoftohet se kanë vdekur nga një rrëshqitje e tokës që goditi një fshat në jug të Kinës. Ngjarja e rëndë ndodhi të martën.

21:33
Yjet e futbollit, para dhe pas operacioneve plastike

Çdo ditë e më shumë, operacionet plastike po gjejnë një përhapje të gjerë, të paktën te personazhet e famshëm, por jo vetëm.

21:20
U quajt investimi më i madh në qytet, shembet rruga pas 3 vitesh

Investimi më i madh në qytetin e Beratit,që përfundoi 3-vjet më parë,ka pësuar sot një dëmtim të madh në segmentin Polici-Stadiumi Tomorri. Rruga është çarë dhe është shembur në njërin krah,gjatë qarkullimit të automjeteve në rrugë.

21:01
Vendos shkenca: 10 meshkujt më seksi në botë – FOTO

Koncepti i bukurisë është relativ, por ekziston një formulë që prej kohës së Greqisë së Lashtë që çon në një verdikt pothuaj ideal. Këtë e zbulon Dr Julian De Silva, një kirurg i famshëm që punon në Londër, i specializuar për ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë.

20:50
Busti i papërfunduar i heroit/ 7 vite në pritje të fondeve për bustin e Elmaz Boce

Busti i firmëtarit gjirokastrit të pavarësisë, patriotit Elmaz Boce, është ende i papërfunduar 7 vjet pas nisjes së tij.

20:37
Basha nga Mati: PD, alternativa e vetme për të qeverisur vendin në interes të qytetarëve, jo oligarkëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha vazhdon turin e takimeve në të gjithë Shqipërinë ku sot ishte në Mat.

20:17
Kampionati i Fortnite/ Adoleshenti fiton 1.25 mln dollarë nga loja

“E shikon që nuk i kam harxhuar kot 8 orë në ditë”? Me këto fjalë i është drejtuar të ëmës adoleshenti britanik Jaden Ashman, fitues i 1,25 milionë dollarëve pasi doli i dyti në finalen e kampionatit botëror të videolojës Fortnite për çifte lojtarësh.

20:01
Spektakël në MikFest/ Interpretime nga Inva Mula, Genc Tukici dhe Dëshira Ahmeti

Sopranoja me famë botërore Inva Mula dhe miqtë e saj artistë kanë interpretuar në natën e 4 të Mik Festival duke sjellë një performancë të papërsëritshme dhe plot emocione.

19:53
Kryeopozitari rus në spital/ Navalny pëson reaksion alergjik akut në burg

Figura më e rendesishme e opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është dërguar urgjent nga burgu drejt një spitali në Moskë pas një reaksioni alergjik akut.

19:41
Spille, rivalizon Durrësin/ Pushuesit: Rëra më e pastër dhe më shumë hapësirë

Mes hijeve të pishave dhe freskisë, rruga të çon në plazhin e Spillesë. Një fshat i vogël i njohur për plazhin që vizitohet kryesisht nga turistë ditorë.

19:12
Muzeu u selfie-t në Budapest, shifra rekord vizitorësh

Muzeu i selfie-t në Budapest, që lejon vizitorët të shkrepin foto në ambjente shumëngjyrëshe, është kthyer në një hit të vërtetë për gjeneratën e Instagramit.

18:49
Fitore për Verstappen/ Formula 1 mes kaosit dhe spektaklit

Maks Verstapen fitoi Çmimin e Madh të Gjermanisë në kampionatin e Formula 1, në fundin e një gare të çmendur dhe të paparashikueshme në pistën e Hokenhajmit.

18:33
Harroi fëmijët në makinë/ Para gjyqit babai, foshnjet humbën jetën nga i nxehti

Babai i dy binjakeve 1 vjeç qe vdiqen pasi ai i harroi në makinë në mesin e një dite përvëluese në New York, shpërtheu në lot në sallën e gjyqit kur dëgjoi se nëpër çfarë agonie kishin kaluar fëmijët, dhe sesi temperaturave e trupit të të vegjëlve të bllokuar brenda mjetit kishte mbërritur 42,2 grade celsius.

18:21
Po udhëtonte me motor/ Aksidentohet për vdekje 37 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vukatanë të Shkodrës

17:45
Gjendet një trup i pajetë në shtëpinë e mesfushorit të Arsenalit

Një verë plot probleme dhe aspak e qetëb për futbollistat e Arsenal. Një tjetër ngjarja e pazakontë ka ndodhur vetëm pak ditë pasi Ozil dhe Kolasinac u sulmuan nga persona të armatosur.

17:02
Macron fton Putin-in për bisedime përpara samitit të G7, ja kur do të mbahet takimi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin për bisedime në 19 gusht, në një takim që do të zhvillohet pak ditë përpara se ai të mikpresë samitin e G7-tës.

16:45
E diela në zi/ Humbin jetën dy pushues në Durrës

Dy shtetas janë janë mbytur në Durrës sot teska pushonin në plazhë. Bëhet fjalë për shtetasen me iniciale N.T rreth 50 vjeç e cila pasi u fut në det nuk u ndje mirë.

16:32
Dallgët, rrezik për turistët/ Humbin jetën dy persona në Durrës, shpëtohen 15

Ndërhurja e shpejtë e Policisë së Shtetit si dhe FNSH ka bërë që t’i shpëtohet jeta disa shtetasve shqiptarë dhe të huaj të cilët rrezikuan të mbyteshin.

16:19
Shkoni në Pezë, në këtë oaz fantastik – Fshatrat e Shqipërisë

Janë vetëm 16-të km rrugë nga Tirana, për të shkuar në Pezë. Ilnisa Agolli, na tregon arsyet përsee duhet të kalojmë një fundjavë në fshatin me histori dhe kulturë.

15:48
Hotele ilegale në Shqipëri

Autoritet tatimore po monitorojnë të gjitha faqet e internetit si “booking” apo “Air bnb” që ofrojnë shërbime akomanduese të hoteleve apo shtëpive me qira. Subjektet shqiptare po verifikohen nëse janë të regjistruara apo jo dhe për çmimet e ofruara.

15:23
Vera shton aksidentet; Në 6 muaj, 102 viktima

Numri i aksidenteve rrugore këtë sezon veror ka pasur një trend në rritje krahasuar me muajt e parë të këtij vitit. Vetëm gjatë javës së fundit të muajit korrik u regjistruan 10 aksidente, ku ndër to, 3 u shënuan në Qarkun e Korçës ditën e shtunë, me pasojë 7 të plagosur.

15:13
Del nga burgu, përdhunon mbesën/ Kapet i fshehur në pyll

Një ngjarje e rëndë ka shokuar banoret e njësisë Administrative Grabjane, të bashkisë Divjakë. Një vajzë 16-vjeçare, që jetonte me gjyshen pas humbjes të prindërve të saj dy vite më parë, është përdhunuar nga xhaxhai, Fatmir Jonuzi.

15:08
Përplasje me armë në plazhin e Jalit/ Sherri dhe krismat në zonën VIP të një lokali

Mbrëmjen e djeshme pushuesit në zonën e plazhit të Jalit janë tronditur nga të shtënat me armë në ambientet VIP të një diskoje të njohur në zonë.

14:20
Karkalecat pushtojnë Los Angeles

Los Angeles është pushtuar nga karkalecat dhe situata duket nuk ka për t’u zgjidhur brenda ditës. Insektet që kanë trembur vendas e turistë, kanë vërshuar masivisht nëpër qytet gjatë migrimit të tyre drejt veriut.

14:07
Çaji jo vetëm pihet

Çaji është më shumë se një pije e thjeshtë. Vetitë e tij dihen dhe përdoret dhe si një aleat i mirëqënies. Ajo që pak veta dinë në fakt, është se kjo bimë mund të shfrytëzohet në mijëra mënyra edhe në formatin bustinë.

14:06
Zëri i Minnie Mouse; Ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, aktorja Russi Taylor

Russi Taylor, gruaja që për më shumë se 30 vjet ishte zëri historik i personazhit të famshëm të Disneyt, Minnie Mouse, ndërroi jetë në moshën 75 vjeçare.

13:36
Caktimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë, reagon PD: Bie ndesh me Kushtetutën

Partia Demokratike përmes një deklaratë për shtyp ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për caktimin përkohësisht të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë.

13:32
Debati për Teatrin, Rama dhe Basha e zhvendosin në FB

Një grup artistësh e vijuan edhe këtë të diel rezistencën për të ndaluar shembjen e Teatrit Kombëtar.

13:22
Kosovë, kriza po kushton

Që nga viti 2010 asnjë qeveri e Kosovës nuk ka arritur të përfundojë mandatin kushtetues katërvjeçar, e kjo ka sjelle mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

13:19
Turi i Frances/ Bernal, praktikisht kampion

Egan Bernal është praktikisht fituesi i Turit të Francës së këtij viti. Në etapën e 20 që ishte edhe e parafundit ciklisti kolumbian arriti të mbrojë vendin e parë në renditjen e përgjithshme të fituar në etapën e 19 dhe tani përgatitet të festojë zyrtarisht këtë sukses për më tepër që ai bëhet kolumbiani i parë që fiton Turin e Frances.

12:56
Emigrantët kthehen në vendlindje/ Historia e Sokolit që la Greqinë për fshatin Sinec në Kuçovë

Sokoli është një emigrant nga Greqia. Pasi ka punuar shumë vjet jashtë Shqipërisë, ai e gjeti pasionin e tij mes malesh në fshatin Sinec të Kuçovës.

12:45
Në 6 muaj, 111 zjarre nga pakujdesia në Elbasan

Stina e verës ashtu si çdo vit sjell emergjencat ne raste zjarri.

12:39
Sot, Dita e Hepatitit/ Shkakton mbi një milionë viktima në vit

28 korriku është Dita Botërore e Hepatitit. Hepatitet B dhe C shkaktojnë deri në 1 milionë e gjysmë vdekje në vit. Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Doktor Raul Gonzales Montero i parapriu kësaj dite me një mesazh.

12:26
Kremrat pa etiketë, shumë produkte nuk janë në gjuhën shqipe

Mungesa e etiketimit nuk është vetëm tek ushqimet, por edhe tek produktet e kozmetikës. Nëse i hedhim një sy kremrave të diellit, shampove dhe parfumeve do të shohim që etika e produktit nuk është në gjuhën shqipe, edhe pse një gjë e tillë është detyrim ligjor.

12:19
Turizëm në Bogë/ Të huajt tërhiqen nga natyra mes maleve

Për herë të parë për Bogën, do të shkruante me shume se 110 vite të shkuara shkrimtarja e famshme, Edit Durham. Sot, ky fshat i vogël malor vetëm 47 kilometra nga Shkodra, është shndërruar në një pikë të preferuar për turizmin malor nga të huajt.

12:07
Me mushkonja në plazh

Mushkonjat nuk i kanë lënë të qetë këtë vit pushuesit në Plazhin e Vjetër dhe në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

12:03
“Ndëshkimi” arreston edhe 11 persona të tjerë në Krujë

11 persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në vijim të operacionit të koduar “Ndëshkimi”.

11:47
Bie Agimi i Artë

Koha e partisë radikale “Agimi i Artë” në Greqi, po perëndon, ajo nuk përfaqësohet më në parlamentin e ri dhe po gërryhet nga grindjet e brendshme.

11:08
Jeni në plazh?! Kujdes nga dielli, përfundoni edhe kështu

Teksa jemi në fund të muajit korrik, pjesa më e madhe e njerëzve dynden drejt bregdetit, kryesisht fundjavave. Por ndërsa shumë prej nesh mezi i presin të mirat e kësaj stine, ka disa të tjerë nuk janë shumë të entuziazmuar, pasi për ta vera vjen së bashku me temperaturë, djegie nga dielli, djersitje e grerëza.

10:56
Plagos të motrën me thikë, ndalohet nga policia

Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S.C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C.

10:39
Rama: Regjisori Mihallaq Luarasi e la amanetin e tij për Teatrin

Teksa debati për teatrin vijon, kryeministri Rama sjell amanetin e regjisorit Mihallaq Luarasi, i cili shprehej dikur se: Është turp që teatri ka ngelur në atë ndërtesë.

09:59
Calhanoglu: Dua të luaj pas sulmuesve

Milani është hedhur në kërkim të një fantazisti për ta vënë në dispozicion të trajnerit Giampaolo dhe lista e pretendentëve për atë rol është e gjatë, por së fundi është shtuar edhe njëri prej futbollistëve të organikës kuqezi.

09:57
Debati për Teatrin, Basha: Loja për të fshehur grabitjen 200 milionë euro

Debati për prishjen ose jo të Teatrit Kombëtar ka mbi një vit që ka nisur, kreu i PD, Lulzim Basha vijon të qëndrojë stoik për të ndaluar prishjen e ndërtesës, duke risjellë një vit më pas deklaratën e bërë në 28 korrik 2018.

09:42
Si të arrini ngjyrën perfekte brenda 1 dite?!

Mbase mund t’ju duket e pamundur, por ju mund të arrini të bëni një nxirje perfekte, edhe vetëm brenda një dite. Shpesh, përpara pushimeve të gjata verore, ju kaloni disa orë duke marrë rreze dielli në plazh edhe gjatë fundjavave.

09:22
Qëllon në ajër, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Një 22-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Grudë të Shkodrës, nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishje e qetësisë publike.

09:02
Kush është në gjendje të thotë çfarë rruge ka marrë Europa?

Kush është në gjendje të thotë çfarë rruge ka marrë Europa? Përse gjërat nuk janë më në rregull? Publicistja polake Urszula Ptak ka biseduar njerëz të rastësishëm oër çështjet e politikës dhe rezultati është i habitshëm.

08:42
Gjendja e Hernandez? Një lajm i keq vjen për tifozët kuqezi

Dalin rezultatet e para të analizave të mbrojtësit francez të Milanit, Theo Hernandez, i cili u dëmtua në një ndeshje miqësore përballë Bayern Munchen, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

08:40
Conte “shmang” Lukakun dhe vlerëson skuadrën

Interi mposhti Paris Saint Germain vetëm falë penalltive në sfidën e zhvilluar në Korenë e Jugut, pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa trajneri i zikaltërve Antonio Conte foli me superlativa për mënyrën se si po avancon skuadra e tij.

08:35
Pakistan, ekstremistët vrasin 10 ushtarë

Të paktën 10 ushtarë pakistanezë u vranë të shtunën në dy sulme të veçanta të militantëve, sipas burimeve të ushtrisë.

08:27
Gabimet që bëjmë për t’u mbrojtur nga dielli

Në luftën kundër plakjes, ne nuk po mbrohemi ashtu si duhet nga rrezet ultravjollcë.

E shtunë, 27 Korrik 2019
22:34
Vijnë konfirmime nga Brazili, Milani pranë mbrojtësit të Flamengos

Pasi nuk ia doli të marrë në huazim mbrojtësin e Juventusit, Merih Demiral, Milani ka hedhur sytë në kampionatin brazilian dhe është shumë pranë firmës me futbollistin e Flamengos, Leo Duarte.

22:29
Hotelet nuk regjistrohen në tatime, kërkimi në ‘Booking’ tregon informalitetin e lartë në bregdet

Lufta kundër informalitetit është fokusuar në vijën bregdetare, pikërisht në sektorin e hoteleri-turizmit. Pronarët e hoteleve nxitojnë për t’u regjistruar pranë faqeve online të hoteleve, ku turistët mund të bëjnë rezervimit. Por ata refuzojnë t’i regjistrojnë subjektet e tyre pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit.

22:22
Ministri i Brendshëm turk: Qasja e Ramës ndaj Gylenistëve më bëri të lumtur

“Miqësia të cilën Edi Rama ka krijuar me presidentin tonë Recep Tayyip Erdoğan, si dhe bashkëpunimi të cilin e zhvillojnë shkakton arritjen e një momentumi shumë të rëndësishëm qoftë në aspektin e shtetit qoftë në nivel të popujve.” Kështu është shprehur ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, në një prononcim për Anadolu Agency, pas vizitës që zhvilloi dje në Tiranë.

21:50
Perez dyshon te aftësitë e Zidane, nis kontaktet me një trajner të njohur

Pas një sezoni mjaft të “turbullt”, ku kishte ndërruar dy trajnerë, Florentino Perez vendosi më 11 mars të këtij viti, të rikthejë në pankinë trajnerin 3 herë radhazi kampion Europe me “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

21:02
Makina del nga rruga, dy gra dhe dy fëmijë mbeten të plagosur

Në Varibop të Fierit një makinë e tipit “Pezho” ka dalë nga rruga dhe për pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 ndërkohë që mjeti drejtohej nga shtetësja E.H., 30 vjeçe.

20:36
Tiranë/ Makina përplaset me shtyllën, katër persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur në Tiranë për shkak se automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me një shtyllë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në afërsi të rrethrrotullimit, në rrugën e “Elbasanit”.

20:00
‘Turtle Fest’ në Dhërmi, mbi 45 Dj në plazhet e jugut

“Turtle Fest” rikthehet në Dhërmi për të tretin vit radhazi me pjesëmarrjen e më shumë se 45 dj-ve, të cilët nuk do të jenë vetëm nga Shqipëria por nga vende të ndryshme të Europës. Event që do të zgjas tre netë, kështu që mos mungoni.

19:55
Takim pas 30 vitesh, të diplomuarit e mjekësisë së vitit 1989 mblidhen së bashku

Në vitin 1989, 120 stundentë të Fakultetit të Mjeksisë mbyllën studimet universitare. Studentët e ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë në këtë vit do të përqafonin njëri-tjetrin për herë të fundit. Ndërsa sot pas 30 vitesh e vetmja gjë nuk ka ndryshuar tek ta është buzëqeshja.

19:38
Lanë Kushtetuesen për Gjykatën e Lartë/ Kandidatët që u tërhoqën nga gara

Këshilli i Lartë Gjyqësor do tu lërë kohë deri në datën 6 shtator kandidatëve që synojnë tre vende në Gjykatën e Lartë, për të plotësuar deklaratën e pasurive e cila duhet të dorëzohet brenda këtij afati pranë ILDKPI.

19:21
Policia në Hong Kong, gaz lotsjellës ndaj protestuesve

Policia e Hong Kongut ka përdorur gazin lotsjellës në një protestë të paautorizuar në të cilën merrnin pjesë dhjetëra e mijëra njerëz.

19:06
Instagrami fshin “like”/ Nis testimi në Australi dhe Brazil

Instagrami nisi fshehjen e pëlqimeve në platformën e tij në Australi, Brazil dhe disa tregje të tjera të mëdha, pasi bëri të ditur që më herët se donte të zbuste presionin mbi përdoruesit, i diktuar nga kritikat për pasojat në shëndetin mendor.

18:49
Zjarre në çatinë e botës/ Në Artik regjistrohen stina më e nxehtë

Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës është fokusuar tek temperaturat që thyen rekorde këtë javë, të tjerë kanë parë me shqetësim atë që po ndodh në qarkun arktik.

18:36
Protestë për zgjedhjet në Moskë, arrestohen 300 persona

Policia në kryeqytetin rus, Moskë ka arrestuar rreth 300 persona në një protestë të paautorizuar kundër përjashtimit të shumë kandidatëve të opozitës nga zgjedhjet e afërta lokale.

18:22
Tirana do të presë Konferencën Mesdhetare të OSBE-së

Tirana do të presë në fund të muajit tetor Konferencën Mesdhetare të OSBE-së, me 57 vendet anëtare dhe me pjesëmarrjen e vendeve mesdhetare si, Egjipti, Jordania, Izraeli, Algjeria, Maroku dhe Tunizia. Përveç këtyre vendeve të ftuar do të jenë edhe nje serë organizatash ndërkombëtare si dhe partnerët aziatikë si: Afganistani, Australia, Japonia, Korea dhe Tajlanda.

18:12
Basha në Përmet: “Denarbibat” që i shërbyen Ramës i pret burgu dhe nuk ka Bablok t’i shpëtojë

Edhe në qytetin e Përmetit, kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka konsideruar 30 qershorin si një farsë dhe masakër të të Kushtetutës, të ligjit dhe të standardeve.

17:35
Doli me zero vota në 30 qershor/ Kujtim Gjuzi: Situatë tragjike, po shkojmë drejt luftës civile

Deputeti Kujtim Gjuzi, njëkohësisht edhe drejtues i Partisë Kombëtare Konservatore, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po çon vendin drejt luftës civile.

17:09
Interi mposht PSG-në, Conte fiton trofeun e parë

Pas 2 humbjeve ndaj Manchester United me rezultatin 1-0 dhe Juventusit me penallti, Interi i Contes regjistroi fitoren e parë në tokën aziatike pasi këtë herë i buzëqeshi fati në ruletën e penalltive duke mposhtur 6-5 PSG dhe duke fituar International Super Cup. Ishte një fitore e merituar për skuadrën zikaltër që diktoi ritmin gjatë gjithë ndeshjes dhe krijoi shumë raste por e kishte të vështirë të shkonte te goli, aq sa kampionët e Francës ndëshkuan Interin në fundin e pjesës së parë pas një përgjumjeje të mbrojtjes zikaltër.

17:03
Seks, drogë dhe rock n’roll/ Imazhe të pa publikuara nga VIP-at

Fotografi të rralla të disa prej emrave më të njohur të muzikës janë në shitje për herë të parë.

17:01
PS do e shkarkojë nga BSH, Arben Malaj kërkon teserën: Do jem aty kur të tjerët ta braktisin

Partia Socialiste e ka shtyrë për në shtator vendimin për propozimin për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi Drejtues i Bankës së Shqipërisë, ndërkohë që ish-ministri i Financave ka bërë një lëvizje politike.

16:45
Linda Rama për “Together Magazine”: Gratë janë heroinat e kohës sonë

Intervistoi: Kicki Pallin

16:38
Donald Trump: Taksë mbi verën franceze

Donald Trump ka vënë në shënjestër tani verën franceze. Presidenti amerikan kërcënoi se do të vendoste taksa mbi verën franceze pasi Parisi imponoi një tarifë mbi gjigantët teknologjikë amerikanë si facebook, google dhe amazon.

16:24
Mashtrimi me makinat luksoze, arrestohen dy shtetas të huaj

Dy shtetas të huaj kanë rënë në prangat e policisë, pasi nëpërmjet mashtrimit merrni makina prodhim i fundit me qera në vendet e BE-së dhe i shisnin më pas në Shqipëri .

16:17
Eksod te ekipi i Teutës/ Largohen Hidi, Progni dhe Busic

Në këtë periudhë merkatoje klubet evropiane, mes të cilave edhe ato shqiptare janë duke bërë lëvizjet e tyre ku përveç blerjeve të reja ka edhe largime.

15:58
“Aladdin” thyen rekord, kap shifrën prej 1 miliardë dollarësh

Filmi i 1992 i risjellë nga Guy Ritchie mblodhi më shumë se 86 milionë dollarë, në tre ditët e para të tij, në Amerikën e Veriut.

15:43
Verë dhe Portokalle/ Spektakël në Himarë. Sonte shfaqja e fundit në Fier

Ndalesa e radhës e Verë dhe Portokalle është në Himarë, pas një turi të suksesshëm përreth Shqipërisë.

15:32
Turi i Francës/ Bernal lideri i ri, shkurtohet etapa 19

Egan Bernal është lideri i ri i Turit të Francës. Çiklisti i skuadrës së Ineos e mori kryesimin në renditjen e përgjithshme, pas etapës së 19 që u shkurtua, pasi drejtuesit e Turit vendosën ta pezullonin atë në 26 km e fundit, për shkak të baltës që pushtoi rrugët, pas një stuhie breshëri që pushtoi territorin francez.

15:30
Një shtëpi e re, e papërballueshme/ KLSH: Vetëm 1.3 përqind e të punësuarve mund ta bëjnë

Blerja e një banesë në Shqipëri në raport me të ardhurat, përfshirë mesataren e pagave, është plotësisht e papërballueshme sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka audituar programe e strehimit social në ministrinë e financave dhe ekonomisë si dhe në Bashkitë e Tiranës, Shkodrës, Korçës dhe Vlorës.

15:14
“Krizën ta zgjidhin shqiptarët”/ Ambasadorja e Francës në Tiranë: Nuk i japin zgjidhje diplomatët

Ambasadorja Franceze Christine Vasac duke e konsideruar politikën shqiptare të paparashikueshme ka deklaruar se krizës politike nuk mund t’i japin zgjidhje diplomatët e huaj, por nuk ka lenë pa përmendur edhe telefonatën mes presidentit Macron dhe kryeministrit Rama.