Një person është gjetur pa shenja jete në Mramor të Prishtinës.

Policia e Kosovës raporton se bëhet fjalë për një mashkull të kombësisë shqiptare, i cili është gjetur i qëlluar me armë zjarri në pyll.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në ora 19:00, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori publik.

Top Channel