Zjarri në Shëngjin/ Policia shoqëron një person, dyshohet se shkaktoi flakët ndërsa po digjte mbeturinat pranë malit Kryeministri shqiptar Edi Rama ndodhet në Romë për të marrë pjesë në Forumin ndërqeveritar të bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, InCe, që do të zhvillohet ditën e sotme, 19 dhjetor në ambientet e Ministrisë së Jashtme Italiane.
Pas 18 vitesh i takon Italisë të marrë Presidencën e radhës së InCe që përkon dhe me 30 vjetorin e krijimit të këtij Forumi.
Ky takim do të drejtohet nga Kryeministri italian Giuseppe Conte e marrin pjesë 17 vende; 9 prej tyre janë anëtare të Bashkimit Europian; Bullgaria, Kroacia, Italia, Polonia, Republika Çeke, Rumania, Sllovakia, Sllovenia e Hungaria. 5 janë vende në perspektivën e hyrjes në BE si Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Hercegovina e Mali i Zi, si dhe 3 vendet e tjera Moldavia, Ukraina e Bjellorusia.
“Romë – Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qëndrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit ?????”, shkruan Rama në facebook.
Top Channel