Një “gjeneral” slloven për finalen e Kupës së Botës/ Kush është Slavko Vincic, arbitri që do të vërë drejtësi në Spanjë-Argjentinë 17/07 09:33
Tashmë gjithçka zyrtare, Liverpool ka transferuar lojtarin e Salzburgut, Takumi Minamino.
Japonezi i është bashkuar Liverpoolit në afatin kalimtar të janarit, pasi ka kaluar testet mjekësorë gjatë ditës së djeshme.
“Është një ëndërr, ishte ëndrra imë të jem lojtar i Liverpoolit. Jam shumë i entuziazmuar që kjo ëndërr më është bërë realitet”.
“Të luaj në Premier Ligë ishte synimi im. Është liga më e fort në botë”, ishin fjalët e para të japonezit.Minamino 24 vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe në krah, dhe në 136 paraqitje për skuadrën nga Austria, ka shënuar 42 paraqitje.
Ai gjithashtu ka edhe 22 paraqitje për Kombëtaren e Japonisë./KosovaPress/
Top Channel