Në grykëderdhjen e Lumit Vjosë bashkë me ujin derdhen dhe plehra.

Në një vijë bregdetare prej disa kilometrash, kryesisht në zonën e plazhit syri të sheh vetëm mbetje plastike. Sipas ekspertëve të mjedisit nuk janë vetëm këto mbetje që duken në sipërfaqe, por 50% e mbetjeve kanë përfunduar ne thellësinë e detit.

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj thotë se po ndërgjegjësojnë banorët që të mos hedhin mbetje në lume.

Kjo situatë që shohim përgjatë zonës së lumit Vjosë është më e rëndë sa ka reshje dhe lumi fryhet. Për sa kohë që asgjë nuk ndryshon ky breg do vijojë të jetë vendgrrumbullimi i mbetjeve plastike, ndërsa deti një zonë e kontaminuar duke shkatërruar faunën.

Top Channel