Ushtarët e FSK-së shpërndajnë dhurata për fëmijët. Kamionët e mbushur me dhurata, që do ti ndahen fëmijëve të fshatrave të Prishtinës, atyre nga komunitetet dhe grupet e margjinalizuara, u nisën nga shkolla e matematikës në Prishtinë, ku fëmijë të moshës nga 4 deri në 11 vjeç, kanë mundur të mbledhin afro 4 mijë pako me dhurata.

Kjo nismë, që ka si qëllim të shpërndajë pak gëzim në këtë periudhë pragfestash, dhe organizohet për të katërtën herë radhazi nga Mute Fondation në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe FSK, në kuadër të projektit për fëmijë “Unë/Ty, dashuri në pako”.

Sipas fondacionit Mute, një pjesë e dhuratave do të shkojë për komunitetet pakicë, fëmijët me autizëm dhe ata me sindromën daun. Për katër vite me radhë, në kuadër të këtij projekti janë mbledhur rreth 22 mijë dhurata ku pjesëmarrës direkt kanë qenë rreth 42 mijë fëmijë të moshës nga 5 deri në 11 vjeç.

Top Channel