Edhe Superkupa e Italisë me 4 skuadra, synohet modeli spanjoll!

19/12/2019 16:31

Të dielën në Riyad të Arabisë Saudite, Juventusi do të sfidojë Lazion në finalen e Superkupës së Italisë në një ndeshje në formatin klasik ku përballen fituesja e kampionatit me fituesen e Kupës.

Liga italiane e futbollit po mendon për një format të ri, të një Superkupe Italie në të cilën do të marrin pjesë 4 skuadra.

Synohet një model i ngjashëm me atë të Superkupës së Spanjës që këtë edicion për herë të parë do të garojnë për trofeun 4 skuadra. Në Itali liga italiane e futbollit sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport, synojnë që në një Superkupë me 4 skuadra të marrin pjesë fituesja e Serie A, vendi i dytë në kampionat dhe dy finalistet e Kupës në një Final Four me dy gjysmëfinale dhe një finale të madhe për dorëzimin e trofeut.

Aktualisht Superkupa e Italisë me një finale teke u sjell 7,5 milionë euro arkëtime klubeve, ndërkohë që me 4 skuadra arkëtimet mund të shkonin deri në 30 milionë euro.

Top Channel