Karrierën e ka nisur në dhjetor të 1987-ës dhe deri në 1992-shin ka qenë hetues në Shkodër. Karriera e tij vijoi me rritje në detyrë dhe gati tre dekada më pas, Arben Kraja është emëruar në krye të Prokurorisë së posaçme kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar (SPAK), një prej institucioneve më të rëndësishme e krijuar në kuadër të reformës në drejtësi.

Arben Kraja ka patur në dorë çështje të bujshme si ajo e hetimit të Lulzim Bashës për aferën e rrugës Durrës-Kukës, kur demokrati ishte ministër i Transportit. Ai ka përfaqësuar akzuën edhe në çështjen e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila u dënua me  shërbim prove për marrjen e një ryshfeti.

Për më shumë mbi karrierën dhe cv-në e drejtuesit të SPAK ndiqni raportimin e gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

  Mesazhi i parë i Arben Krajës: Qytetarët të kenë besim te ne. Ja kush duhet të frikësohet

Top Channel