Suedia zgjohet vonë dhe mbetet jashtë! Japonia merr atë që do dhe vijon ëndrrën në Botëror
Do të jetë Liverpooli ai që do të diskutojë së bashku me me Flamengon trofeun e Botërorit të Klubeve që po zhvillohet në Katar.
Skuadra e Jurgen Klopp eliminoi në gjysmëfinale meksikanët e Monterrey duke i mundur 2-1 në një sfidë që nuk ishte aspak e lehtë për kampionët e Evropës . Skuadra meksikane duket se i kishte marrë mirë masat për këtë përballje dhe e rrezikoi jo pak herë Liverpulin që në fund diti të marrë maksimumin dhe të kalojë në finale .
Ishte minuta e 12 kur skuadra angleze mori avantazhin me Keita pas një pasimi fantastik të Salah, por avantazhi i saj zgjati vetëm 2 minuta pasi Monterrey barazoi rezultatin me golin e Funes Mori. me kalimin e minutave Liverpooli kuptoi se sfida me meksikanët nuk do të ishte aspak një shëtitje dhe këtë e treguan edhe disa pritje të jashtëzakonshme të Alison ndahj gjuajtjeve të lojtarëve të Monterrey, ndërkohë që edhe vetë Liverpooli i kishte shanset e tij me Keita që ishte kërcënimi më i madh për mbrojtjen meksikabe.
Në pjesën e dytë u pa pak a shumë e njëjta tablo me Alison që bëhej shpëtimtari i Liverpoolit, ndërkohë që Keita dhe Origi për The Reds rrezikuan në dy momente. U duk se sfida po shkonte drejt shtesës kur Firmino i aktivizuar gjatë 45 minutave të dyta gjeti golin e fitores 2-1 për Liverpoolin në kohën shtesë dhe në 21 dhjetor do të përballet me kampionët e Amerikës Latine, Flamengo për titullin botëror për klube një titull që i mungon skuadrës së The Reds.
Top Channel