Pak minuta më parë, në ambientet e poliklinikës së Patosit janë dëgjuar të shtëna.

Si pasojë e një konflikti mes disa personave, njëri prej tyre ka humbur jetën, e ndërsa raportohet për një të plagosur.

Policia ka ndaluar autorin e krimit, Martin Skëndaj, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Mësohet se si viktima ashtu edhe i lënduari janë qëlluar me armë zjarri.

Informacion paraprak

Policia kap në kohë rekord autorin e ngjarjes së ndodhur në ambientet e poliklinikës në Patos ku mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel