E diel, 25 Gusht 2019
09:01
Brazili dërgon trupa dhe avionë ushtarakë për të luftuar zjarret në Amazon

Ushtria braziliane po vendos trupa në Amazon për të luftuar zjarret masive që kanë përfshirë rajonin dhe kanë shkaktuar një zhurmë ndërkombëtare.

08:50
Shënohet viktima e parë nga cigarja elektrike

Departamenti i Shëndetit Publik në Illinois thotë se një person vdiq pasi u shtrua në spital me ‘sëmundje të rëndë të frymëmarrjes’. Autoritetet nuk dhanë asnjë informacion tjetër në lidhje me pacientin, përfshirë një emër ose ku jetonte personi.

08:30
Pensionisti gjen unazën e rrallë mesjetare. Përmban një mesazh të fshehtë

Një zbulues metalesh gjeti një unazë të rrallë ari dhe e mbajti në garazhin e tij për 40 vjet deri sa zbuloi se ajo ishte një thesar mesjetar me vlerë deri në 10,000 paund.

E shtunë, 24 Gusht 2019
22:51
Shteti evropian që zotëron mbi 221 mijë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të tyre. Numri i saktë i ishujve në botë është i vështirë të përcaktohet edhe për shkak të kritereve që duhet të vendosen se cili mund të konsiderohet ishull dhe cili jo.

22:33
Video/ 6 të plagosur nga shpërthimi në karburantin pranë kryqëzimit të Shënkollit

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në një karburant në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.

21:59
Shtëpia 15 mln dollarëshe që do të blejë Obama, të lë pa fjalë

Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle duan të blejnë një pronë buzë detit në shtetin e Masaçusets, e cila i përket pronarit të Boston Celtic, Wyc Grousbeck.

21:45
Fotot/ Mermer i bardhë nga Greqia dhe kristale ‘Swarovski’, përurohet ‘krenaria e myslimanëve’

Lideri i çeçenëve në Rusi, Ramzan Kadyrov ka përuruar atë që që konsiderohet të jetë sipas autoriteteve atje, xhamia më e madhe në Europë.

21:28
Liverpool leksion Arsenalit; Juve dhe Bayern 3 pikë; Ngec Reali

Liverpool i jep leksion futbolli Arsenalit në ndeshjen e javës së katërt të Premier League, kampionat që është ekskluzivitet i Supersport në Digitalb, ashtu sikurse edhe kampionatet e tjerë të rëndësishëm në Evropë.

21:16
Superliga/ Fitojnë Skënderbeu, Tirana dhe Teuta

Skënderbeu e nisi me një fitore të vështirë sezonin e ri futbollistik. Në Korçë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja iu imponua vetëm në çastet e fundit Flamurtarit të Vlorës teksa e mundi me rezultatin 1-0. Ai që ngrit peshë tifozët korçarë ishte pikërisht Gripshi me golin e shënuar në minutën e 95 të ndeshjes, kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt barazimit 0-0.

20:42
Rama për pushime në Greqi, destinacioni zbulohet nga gazetarët grekë

Pasditen e së enjtes kryeministri Edi Rama e ka kaluar në Trikala të Greqisë. Prania e kryeministrit shqiptar në qytetin grek ka rënë në sytë e gazetarëve vendas. Është media lokale ‘trikalavoice.gr’ që raporton për vizitën e Ramës.

20:30
Hipokrati – sezoni i ri

Pas një sezoni të suksesshëm televiziv dhe mjaft të dobishëm për publikun e gjerë, emisioni “Hipokrati” rikthehet në 21 Shtator në Top Channel me një imazh krejt të ri. Programi i kushtuar tërësisht shëndetit, mënyrës së jetesës dhe risive të mjekësisë moderne, rivjen në këtë sezon të ri televiziv me rubrika të reja, ku në fokus do te jenë pacientët dhe gjithë problematikat e sistemit shëndetësor me të cilat ata përballen, si dhe sfidat apo zhvillimi i mjekësisë shqiptare në veçanti dhe ajo globale në tërësi.

20:24
Turisti çek rrëzohet në malet e Librazhdit, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Rreth orës 19:00, një grup turistësh çekë, po përshkonin me motorr rrugën malore mbi fshatin Rinas të Librazhdit, që lidhet me Shëngjergjin. Njëri prej tyre shtetasi R.K, 53 vjeç, ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në përroin e Cirovës.

20:02
Avionët e British Airways në tokë, pilotët pesë ditë në grevë për pagat

Një grevë e paralajmëruar e British Airways muajin e ardhshëm do të shkaktojë të paktën pesë ditë radhazi anulime fluturimesh.

19:55
Suela Kacerja: Ëndrra ime dhe e bashkëshortit italian, të rikthehemi pas disa vitesh në Shqipëri

Suela Kacerja jeton prej vitit 2008 në Norvegji, ku edhe ka kryer studimet.

19:55
Ekspozita e Disney, e gjithë vëmendja të Frozën 2 dhe Disney+

Mijëra fansa të Disney-t janë mbledhur në Kaliforni, për “D23 Expo” që do të zgjasë tre ditë. Këtë vit, e gjithë vëmendja është drejtuar tek filmi i paralajmëruar Frozen 2 dhe platforma e re video e Disneyt, “Disney+” që do të lancohet në nëntor.

19:52
13 vjeç në kurthin e drogës/ Prishtinë, minoreni merrte 5 gram heroinë në ditë

Ishte vetëm 13 vjeç kur provoi për herë të parë drogën e llojit heroinë.

19:39
Viktima nga cigaret elektrike/ I shkaktoi një sëmundje të rëndë në mushkëri

Një pacient ka humbur jetën pasi u prek nga një sëmundje e rëndë në sistemin e frymëmarrjes si pasojë e përdorimit të cigares elektronike, e para vdekje e tillë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:35
Pulëbardhat bezdisëse, thirren në ndihmë fajkojtë

Prej vitesh, turistët që shijojnë panoramën piktoreske në Ocean City, në New Jersey, përballen me disa vizitorë jo shumë të mirëpritur; pulëbardhat që shpesh u grabisin edhe drekën.

19:31
Më të fortët diskutojnë krizat, samiti i G7 në Francë nis me Amazonën

Biarritzi, një destinacion i njohur pushimesh në Francë, ka ditë që përgatitet për samitin e 7 vendeve më të industrializuara që nisi sot dhe përfundon të dielën.

18:55
LDK kërkon kryeministrin, kushti për koalicionet parazgjedhore

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta kushtëzojë koalicionin parazgjedhor me postin e kryeministrit, pavarësisht se më kënd hyn në zgjedhje. Kështu ka vendosur Kryesia e cila të hënën përmes Këshillit të Përgjithshëm pritet ta përzgjedh edhe kandidatin për kryeministër.

18:31
Skuadra kundër Paul Pogba-s, gaboi penalltinë

Paul Pogba nuk do ta harrojë lehtë momentin e humbjes së 11 metërshit në ndeshjen e së hënës mes Manchester United dhe Wolverhamptonit e përfunduar me barazimin 1-1.

18:14
Sërish sulm me armë në Missouri, shteti amerikan ku çdo muaj vriten dy fëmijë

Një vajzë 8 vjeçe është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në St. Louis, Missouri. Ngjarja ndodhi pak metra larg vendit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli në shkollën e mesme Soldan.

17:55
Luks dhe komoditet, hapet plotësisht hoteli i Juventusit

Ashtu siç ishte lajmëruar më herët, mbrëmjen e djeshme u bë edhe hapja e plotë për publikun, e hotelit “J-Hotel”, që është në pronësi të kampionëve në fuqi të Italisë, Juventusit.

17:46
Në pranga sapo doli nga Ambasada e SHBA, jepet masa e sigurisë për 41 vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Agron Selmanin, 41 vjeç, i cili u arrestua pak ditë më parë sapo doli nga ambientet e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve shkollore”.

17:15
Gara e çmendur “Air Guitar”/ Betejë në skenë, por pa kitarë

20 aspirantë nga e gjithë bota, të zbukuruar, me makeup dhe me kostume të guximshme, po përballen në një betejë epike, me kitarë në skenë, por pa një instrument në dorë…

17:02
Krim në hapësirë, NASA fillon hetimet

NASA raportohet se po heton pretendimet se një astronaute ka prekur llogarinë bankare të ish-bashkëshortes së saj nga stacioni ndërkombëtar hapësinor, në atë që mund të jetë edhe akuza e parë për një krim të kryer në hapësirë.

16:57
Rekord dëbimesh nga Gjermania në pesë vitet e fundit

Në pesë vitet e fundit janë dëbuar gjithnjë e më shumë të huaj nga Gjermania. Në vitin 2018, ishin rreth 7500 vetë – shifër dyfish më e madhe se në vitin 2014.

16:49
PD tregon një datë dhe pyet Ramën e Ballukun: Çfarë lidhje ka 14 Janar 2003 me kandidatin e tyre në Vorë?

Partia Demokratike po ndjek për Agim Kajmakun, kryebashkiak i Vorës, të njëjtën strategji denoncimi si me Valdrin Pjetrin, ish-kandidati i Shkodrës që u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak. Pasi kanë denoncuar publikisht Kajmakun se është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, demokratët kanë përmendur sot një datë, 14 Janar 2003, që, sipas tyre, lidhet me kryebashkiakun e Vorës dhe të kaluarën e tij në Greqi.

16:44
Ekonomia gjermane pritet të kalojë në recesion

Qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë, raportoi të premten revista Der Spiegel.

16:36
Hapet në Kaliforni muzeu dedikuar kanabisit

Një muze dedikuar kanabisit, është hapur në Kaliforni. Muzeu është financuar nga një uebsajt i fokusuar tek përdoruesit e kanabisit, dhe i ka hapur dyert për vizitorët, në Los Angeles, që në fillim të gushtit.

16:30
Fushë Mamurras/ Makina del nga rruga, dy persona të plagosur

Një tjetër aksident është regjistruar këtë të shtunë në rrugët e vendit. Një automjet ka dalë nga rruga në Fushë-Mamurras dhe për pasojë dy personat që ndodheshin brenda kanë mbetur të plagosur.

16:15
Anija hapësinore ruse dështon “ankorimin” në ISS

Një anije hapësinore e telekomanduar, që mbante edhe të parin robot humanoid rus që do të dërgohej në orbitë, dështoi të lidhej me stacionin hapësinor ndërkombëtar të shtunën, duke shënuar një tjetër kthim prapa për Moskën.

15:44
Nuk ikën vapa me gushtin, 10 ditët e para të shtatorit do jenë shumë të nxehta

Një shprehje thotë “Gusht e gunë”, por këtë herë nuk është rasti. Muaji gusht do të vazhdojë të jetë përvëlim. Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit. Fundjava parashikohet e nxehtë dhe e lagësht.

15:39
Aksident në Laç/ Përplasen 2 makina, plagosen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur te kryqëzimi i Patokut, në aksin rrugor Lezhë- Laç.

15:19
Festa e Teto Ollgës, promovimi i turizmit në fshatin Tushemisht

Tushemishti, fshati turistik buzë liqenit të Ohrit, i cili ka jetësuar aktoren Violeta Manushi me personazhin e Teto Ollgës ka sjellë një festë lokale të veçantë përmes elementeve tradicionale të zonës.

15:13
Në kamping për pushime, brigjet e Vlorës plot me turistë të huaj

Kampingu është një mënyrë alternative pushimesh për shumë turistë. Vlora ofron disa zona ku turistët mund të qëndrojnë me kamperat e tyre. Një nga këto pika më e preferuara është dhe zona e Radhimës.

15:05
Vasili: Zgjedhjet janë zgjidhja, PS të shprehet për 13 tetorin, pastaj dialogu për krizën

Kur kanë kaluar 6 muaj nga nisja e krizës politike, Lëvizja Socialiste për Integrim është e mendimit se zgjidhja do të vijë nga faktori i brendshëm.

15:01
Tenderi i unazës pezullohet, ankohet kompania që ofroi çmimin më të ulët në ndërtim

Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar tenderin 18 milionë euro, për ndërtimin e rrethrrotullimit të Shqiponjës, pas ankesës së kompanisë Alb Building.

14:43
Karnavalet e Havana-s, tradita që duhet mbajtur gjallë

Karnavalet e Havana-s, një nga festat më të vjetra dhe më popullore të Kubës, po stërmundohet të qëndrojë gjallë, pavarësisht përballjes me muzikë dhe lloje të reja kërcimesh, por këtë vit, për përvjetorin e 500-të të qytetit, ky karnaval po njeh një gjallëri të shtuar.

14:21
Presidenti i Brazilit nis ushtrinë për të luftuar flakët në Amazonë

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka urdhëruar ushtrinë për të ndihmuar në luftimin e zjarreve që kanë përfshirë hapësirat pyjore dhe zonat tropikale të Amazonës.

14:03
Fier/ Gjendet pa jetë 60-vjeçari, era e rëndë shqetësoi banorët e pallatit

Një shtetas është gjetur i pajetë mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Apollonia” në Fier.

14:02
Përplas këmbësoren, largohet nga vendngjarja autori

Ditën e sotme, rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Patos fshat”, një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M, 47 vjeçe, banuese në Cakran dhe është larguar nga vendngjarja.

13:38
Boris Johnson kundër shndërrimit të La Manshit në ‘Otranto’

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se do të kthej mbrapsht të gjithë emigrantët që kalojnë ilegalisht kanalin mes Francës dhe Anglisë me gomone.

13:14
Fier/ Aksidentoi me pasojë vdekjen e 24-vjeçarit, arrestohet autori

Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj.

12:49
Kosova e vogël, superfuqi në xhudo. Majlinda Kelmendi kampione e padiskutueshme

Kosova është një shtet i vogël, por po rezulton një superfuqi në sportin e xhudos. e vërteton më së miri këtë emri i Majlinda Kelmendit, kampione olimpike dhe fituese e një sërë turnesh të tjera ndërkombëtare.

12:25
Kategoria Superiore/ Java e parë vijon me 4 ndeshjet e tjera

Kategoria Superiore hapi edicionin e 81 të saj me super ndeshjen Kukësi-Partizani, por sot do të luhen edhe 4 ndeshjet e tjera që janë po kaq interesante.

12:16
Sezoni i vjeljes së vreshtave në Vlorë, vetëm pasioni i shtyn fermerët të punojnë

Fermerët e kultivimit të rrushit në Panaja janë në sezon vjelje, por si çdo vit janë të pakënaqur për mos shitjen e prodhimit në tregun vendas e jo më atë të huaj.

12:14
Kavaja, e nis me pastrimin. Java e parë e punës së kryebashkiakut të ri

Kjo është java e tretë e punës për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajës, Redi Kralin. Puna në këtë institucion po vijon normalisht, po ashtu edhe grupet e pastrimit dhe mirëmbajtjes janë në terren.

12:10
Vjosa po “rrethohet”. Ndërtohen penelet mbrojtëse për tokat bujqësore

Ndërtimi i paneleve mbrojtës në shtratin e lumit Vjosë, do të parandalojë gërryerjen e tokave bujqësore dhe përmbytjet e vazhdueshme në fshatrat që shtrihen përgjatë shtratit të tij.

11:34
Juventusi nis mbrojtjen e titullit, Napoli në Firenze me Hysajn në stol

Juventusit, kampion në fuqi të Italisë, i takon të ngrejë siparin e sezonit të ri të Serisë A, që merr udhë këtë fundjavë. Bardhezinjtë në premierën e kampionatit do të luajnë në orën 18:00 përballë Parmës në transfertë, me synim dominimin e futbollit italian për të 9-tin sezon radhazi.

11:29
Korçë/ Xhiron gomat dhe kundërshton me dhunë policinë, arrestohet 31-vjeçari

Këtë të premte është arrestuar në flagrancë shtetasi E.M, 31 vjeç, banues në Korçë. Xhironte gomat dhe kryente veprime të pa kontrolluara gjatë drejtimit të mjetit në bulevardin “Republika”, duke rrezikuar qytetarët, si dhe kundërshtoi me dhunë punonjësit e policisë.

11:13
E lë e dashura, 21-vjecari vret veten – Foto

Djali i një tregtari të pasur arti vrau veten pasi e dashura e tij modele, e braktisi.

10:40
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën drejtuesi i motorit

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të fshatit Çerven, në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”.

10:18
Pakti Hitler-Stalin 80 vjet mё parё

Adolf Hitler dhe Josef Stalin e konsideronin njeri-tjetrin si kryearmik. E megjithatё tё dy diktatorёt mё 1939 ranё dakord pёr njё pakt mossulmimi dhe e ndanё Europёn Lindore mes tyre. Pasojat ndihen edhe sot.

09:46
Lezhë/ Në pranga dy shtetas, zjarrëvënie me qëllime përfitimi

Ditën e sotme bëhet me dije nga forcat e policisë se zjarri është vënë qëllimisht nga dy persona, për qëllime përfitimi, hapje kullotash për bagëti etj, i cili ka marrë përmasa duke djegur disa hektarë bimësi e pisha si dhe rrezikuar banesa.

09:31
Shëngjin/ Zjarri dyshohet të jetë vënë qëllimisht, në pranga 2 persona

Nga burime të Top Channel ditën e sotme bëhet me dije se reshjet e shiut të një nate më parë kanë bërë që zjarri të vihet nën kontroll në Shëngjin, por akoma nuk është shuar plotësisht. Zjarri në Shëngjin dyshohet të jetë vënë qëllimisht. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona.

08:38
Putin: Rusia t’i përgjigjet me masa të ngjashme provave të SHBA me raketa

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të premten që Rusia t’i përgjigjet me veprime të ngjashme një prove me raketë të realizuar kohët e fundit nga Pentagoni.

08:14
Foto/ Meta përshëndet nga Lalëzi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” një postim nga Gjiri i Lalëzit, Durrës.

07:51
Presione nga BE për zjarret në Amazon, Brazili angazhon ushtrinë në shuarjen e flakëve

Franca dhe Irlanda thonë se nuk do të ratifikojnë një marrëveshje të madhe tregtare me vendet amerikano jugore nëse Brazili nuk bën më shumë për të luftuar zjarret në Amazonë. Lideri francez, Emmanuel Macron, tha se presidenti Jair Bolsonaro e kishte gënjyer për qëndrimin e tij mbi ndryshimet e klimës.

07:16
Zjarre pranë Shëngjinit/ Flakët dogjen zonën e pyllëzuar dhe largojnë pushuesit

Zjarri i rënë në Shëngjin gjatë natës sëë kaluar ka sjellë mjaft dëme duke djegur dhjetëra hektare shkurre dhe pisha.

06:50
Ish zyrtarët e Trump/ Kthim në televizion për rehabilitim publik

Dy ish sekretarë të Shtëpisë së Bardhë, të përfshirë shpesh herë në politika, janë rikthyer së fundmi në televizion, me Sarah Sanders që është bërë ish zyrtarja më e fundit e administratës Trump që i bashkohet Fox News, ndërsa Sean Spicer, ka zgjedhur ti bashkohet “Dancing with the Stars”.

06:19
William dhe Kate zgjedhin fluturimet low cost

Princi William, bashkëshortja e tij Catherine dhe tre fëmijët e tyre kanë zgjedhur të udhëtojnë me një avion low cost për pushimet e tyre, duke i dhënë kështu një leksion vëllait të tij, Princit Harry dhe bashkëshortes, Meghan, që u përballën me një lum kritikash për përdorimin e avionëve privatë.

05:52
Vdes në moshën 79 vjeçare miliarderi i njohur

Miliarderi David Koch ka ndërruar jetë në moshën 79 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga mediat amerikane.

04:47
Adios’ i Torres/ ‘El Nino’ la zyrtarisht futbollin

Fernando Torres mbylli zyrtarisht karrierën e tij si futbollist. Sulmuesi më prolifik i përfaqësueses spanjolle luajti këtë të premte ndeshjen e tij të fundit me skuadrën e Sagan Tosut, një sfidë të cilën e luajti kundër Vissel Kobe ku përballë kishte Andres Iniestën dhe David Villan me të cilët shkroi historinë në futbollin iberik.

03:34
Franca dhe Gjermania – raund përfundimtar negociatash për Brexitin

Franca dhe Gjermania duan një raund përfundimtar negociatash për Brexitin. Se çfarë mund të sjellë ai, mbetet e hapur. Boris Johnson e përsërit dëshirën e tij për t’u larguar nga BE me marrëveshje, por koha po mbaron.

02:40
Malta lejon ankorimin e anijes me 356 emigrantë

Malta pranoi të lejojë ankorimin e një anijeje shpëtimi me 356 migrantë kryesisht nga Sudani, mes tyre më shumë se 100 të mitur.

02:08
Video/ Në përpjekje për të shpëtuar Amazonën, njihuni me fisin Mura

“Unë do të jap jetë dhe pikën e fundit të gjakut për këtë pyll”- u shpreh një banor i Brazilit pasi amazona po digjet prej ditësh tashmë.

01:13
Foto/ Izabel Goulart nxjerr në pah format e saj “bombastike” në Itali

Një foto si në kohët e shkuara, në stilin klasik, por që nxjerr në pah të gjithë bukurinë e Izabel Goulart.

E premte, 23 Gusht 2019
23:52
Video/ ‘Shigjetat e Kuqe’ ngjyrosin qiellin e New York-ut, ja pamjet

‘Shigjet e kuqe’ dhuruan spektakël në qiejt e New York-ut sot.

22:39
Gardh kundër emigrantëve; Sllovenia vendos tela me gjemba në kufirin me Kroacinë

Nga fjalët te veprat. Ishte njoftuar në fakt muaj më parë dhe tani, Sllovenia ka nisur të ndërtojë nëntë kilometra rrethim me tela me gjemba në kufirin me Kroacinë, për të përballuar fluksin e emigrantëve në rritje, në disa pika të caktuara.

22:19
Rusi, stacioni bërthamor nis lundrimin drejt Arktikut

Rusia ka lancuar stacionin bërthamor lundrues që do të përshkojë rreth 5 mijë km nga porti arktik i Murmansk-ut deri në Chukotka, në Lindjen e Largët.

22:05
Grimierja armene që mahnit me transformimet

Goar Avetisyan është një grimiere armene me famë botërore, që ka aftësinë t’u japë modeleve një shndërrim të plotë, aq sa nuk njihen më.

21:57
Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, ndërron jetë 55-vjeçari

Një 55-vjeçar ka ndërruar jetë në kryeqytet si pasojë e përplasjes nga një automjet.

21:55
Pamje apokaliptike nga Brazili, errësirë në mes të ditës

Të ecësh në mes të ditës dhe çdo gjë të jetë errësirë sikur të jetë mesi i natës. Kjo është ndjesia apokaliptike që ka krijuar tymi i pyjeve të Amazonës në Brazil.

21:33
Nis Superliga, Kukësi merr hakun ndaj Partizanit

Kategoria Superiore e ngriti siparin e saj në mënyrën më të mirë të mundshme, me supersfidën mes Partizanit dhe Kukësit, dy skuadra që ditë më parë u përballën edhe në finalen e Superkupës së Shqipërisë.

21:18
Amazona në flakë/ Pyjet po digjen sepse bota po ha më shumë mish

Zjarret që po shkrumbojnë pyllin e shiut në Amazonë mund të përbëjnë një krizë ndërkombëtare, por e vërteta është se ato nuk janë as aksidentale.

20:35
Shëngjin/ Vijon fikja e zjarrit, flakët shumë pranë banesave

Vazhdon procesi i shuarjes së zjarrit në malin me pisha, Shëngjin, në një kohë kur flakët gjenden shumë pranë banesave.

20:20
Katër ofertat e DigitAlb/ Dhjetëra kanale me çmim të ulët dhe dekoder falas

Në këto ditë të nxehta gushti, platform Digitalb vjen më afër jush duke sjellë çmime shumë të lira.

19:47
Në shpellën e Dom Nikollë Gazullit/ Prifti katolik u fsheh për 14 muaj, përndiqej nga komunistët

Në janar të vitit 1945, Dom Nikollë Gazulli, asokohe famullitar i Shkrelit, në Malësinë e Madhe, përmes kumoneve të kishës lajmëroi të gjithë zonën për vendosjen e një regjimi të ri në vendin tonë.

19:32
Sherr për guroret e Tomorrit/ Debate të ashpra në takimin për fatin e guroreve

Ka degjeneruar në sherr dhe debate të ashpra dëgjesa publike mes pronarëve të firmave të nxjerrjes së gurit dekorativ në malin e Tomorrit dhe përfaqësuesve të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Ministrisë së Mjedisit.

19:21
Ilaçi që ndal infarktet; pilula me çmim të ulët edhe për më të varfërit

Një pilulë në ditë që mban katër ilaçe, mund të reduktojë numrin e atakeve kardiake dhe infarkteve me një të tretën e mundësisë.

18:56
SHBA-Kinë, luftë me taksa/ Reagon Trump: Do hakmerrem

Kina do të vendosë një tarifë 10 përqindëshe mbi 75 miliardë dollarë mallra të importuara nga SHBA, ndërkohë që beteja tregtare mes dy superfuqive po përshkallëzohet.

18:37
Një gur në Mars pagëzohet “Rolling Stones”

Fama e Rolling Stones, muzika e të cilëve për dekada ka patur përmasa globale në Tokë, tani shtrihet edhe më tej, në planete të tjera.

17:54
U tha nga mediat greke se mjeti lundrues me hashash erdhi nga Shqipëria; reagon Policia e Shtetit

Pas kapjes së një mjeti lundrues me një ton hashash në Peleponez, ku sipas mediave greke dyshohej se kishte ardhur nga Shqipëria, ka reaguar vetë Policia e Shtetit, e cila hedh poshtë aludimet në fjalë.

17:16
Zjarre në pyjet e Klosit/ Ndërhyjnë zjarrëfikësit për të mbrojtur banesat

Një zjarr i madh u shfaq këtë të premte në masivin pyjor me pishë në fshatin Patin të Bashkisë së Klosit.

16:52
Shembja e digës/ Reagon Rama: Bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket

Pas shembjes së digës prej betoni në kanionin e Holtës, ka reaguar vetë kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili shprehet se bukuria e magjishme e kanionit të Holtës nuk mund të preket dhe nuk do të preket.

16:35
Giovannini në krye të Italisë? Të majtët po përpiqen të bëjnë një koalicion

Pak pas shembjes së qeverisë populiste, kreu i Partisë Demokratike të qendrës së majtë në Itali, Nicola Zingaretti, i tha presidentit se do të tentonte arritjen e një marrëveshjeje me lëvizjen 5 Yjet.

15:39
Tirana,miqësore për fëmijët/ Kryeqyteti shqiptar zgjidhet si histori suksesi

Tirana është përzgjedhur si histori suksesi për transformimin e qytetit sa më miqësor për fëmijët .

15:33
Not për të kuruar shpinën, Mjekët: Shtohen problemet me shtyllën kurrizore

Nëse keni pasur njëherë ose më shumë dhimbje të shpinës apo dhe qafës , trupi juaj po ju sinjalizon të bëni kujdes për muskujt tuaj apo se po e s’forconi shumë shtyllën kurrizore , çka bën që disqet e saj të pësojnë dëmtime.

15:30
Bllokohet mish jashtë standarteve/Vinte nga Kanadaja dhe Brazili. Aku: Të pasigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas kontrolleve në portin e Durrësit ka kapur një sasi të konsiderueshme mishi të pasigurt për konsum.

15:21
Saranda qytet i turistëve/E preferojnë për çmime më të lira se sa në Korfuz

Saranda po njeh kulmin e sezonit turistik këto ditë te fundit te gushtit. Turistët flasin për kosto normale të shërbimeve në qytet, e ndërsa për vendasit nuk është e njëjta, sipas tyre Saranda ka kosto shumë të larta jetese, shërbimet ofrohen me çmime turistike.

15:13
3.3 milionë turistë/ Shumica nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe emigrantët

Shqipëria u vizitua nga nga 3.3 milionë turistë të huaj në 7 muajt e parë të vitit.

15:08
Shqipëria/Lumenjtë më të ndotur, Raporti europian: Shkak ujërat e zeza dhe mbeturinat

Një raport i fundit i Bashkimit Europian, në lidhje me situatën e lumenjve, thotë se lumenjtë shqiptarë kanë nivelin më të lartë të ndotjes në Europë.

14:52
Zyrat e aplikimit për karta ID, hapen edhe të shtunën

Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunave, me qëllim që qytetarët dhe emigrantët të kenë më shumë mundësi aplikimi dhe njëherësh të kursejnë kohë të vlefshme.

14:47
Trafik i rënduar edhe në autostradën Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është e bllokuar aktualisht si pasojë e trafikut të rënduar. Radha e makinave arrin në disa kilometra.

14:44
Mustafi jashtë Arsenalit, Trajneri: Më mirë të ikë në një skuadër tjetër

Nga dy futbollistë me origjinë shqiptare te Arsenal, me të gjitha gjasat do të mbetet vetëm, njëri këtë sezon.

14:07
Arrestohet “i tmerrshmi” i Durrësit, dyshohet se ka grabitur 13 banesa

Një 34 vjeçar me iniciale D.T., banues në Tiranë, është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se është autor i disa grabitjeve në këtë qytet. I dënuar më parë për vjedhje, 34 vjeçari u arrestua sot në flagrancë në tentativë për të vjedhur një tjetër banesë në lagjen nr.15 në Durrës.

13:59
Zjarret në Lezhë dhe Gjirokastër, Meta kërkon koordinim të shpejtë të institucioneve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaron se është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.

13:47
Shembet diga në kanionin e Holtës, banorët kundërshtuan ndërtimin e HEC-it

Bashkia e Gramshit ka marrë vendimin për shembjen e digës së betonit në kanionin e Holtës, ku ishte planifikuar ngritja e një hidrocentrali. Ndërtimi i HEC-it u kundërshtua ashpër disa muaj më parë nga banorët vendas dhe Qeveria u tërhoq nga projekti.

13:39
Zjarr edhe në malin e Shëndëllisë, shpërthejnë predhat e Luftës së Dytë Botërore

Një zjarr i përmasave të mëdha është duke djegur një territor kullote mbi malin e Shëndëllisë në kufirin mes bashkisë së Memaliajt dhe asaj të Tepelenës. Zjarri që ndodhet në lartësinë 1300 metra ka shpërthyer disa predha të Luftës së Dytë Botërore, por pa rrezik për popullsinë.