Këshilli Peshkopal i KOS: Kosova ka në procedurë ligjin për “rrëmbimin e pronave të shenjta serbe”

30/12/2019 18:51

Këshilli Episkopal i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka dëbuar nga radhët e saj përfaqësuesit e qeverisë malazeze dhe deputetët që u rreshtuan në krah të ligjit të Fesë, të miratuar në parlament pavarësisht trazirave dhe kundërshtimeve të deputetëve pro-serbë.

Kisha u bëri thirrje zyrtarëve qeveritarë që të nisin dialogun përpara se ligji të kthehet sipas saj në burim përçarjesh të mëdha me pasoja të thella në shoqëri. “Miratimi i një ligji të tillë nuk i nderon ata që e propozuan apo ata që e votuan. Këta njerëz janë ortodoksë që për fat të keq, e përjashtuan veten nga Kisha Ortodokse. Ne i urdhërojmë klerikët të mos bëjnë për ta asnjë punë kishtare derisa të pendohen” thuhet në një deklaratë të saj.

Ligji u miratua të Premten, megjithë kundërshtimet e ashpra nga Kisha Ortodokse Serbe, mbështetësit e saj dhe partitë e opozitës pro-serbe, të cilët pretendojnë se legjislacioni do t’iu lejojë autoriteteve të vjedhin pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Në kohën kur ligjvënësit diskutonin për ligjin në parlament, mbështetësit e opozitës, priftërinjtë ortodoksë serbë dhe njerëz të thjeshtë dolën nëpër rrugë për të shprehur zemërimin e tyre.

Në përpjekje për të ndaluar votimin, disa deputetë të partisë kryesore opozitare, Fronti Demokratik nxituan në foltoren e parlamentit, nxituan të deklaronin të foltoren e parlamentit se ishin “të gatshëm të vdisnin” për kishën. Pas ndërhyrjes së policisë e cila I largoi nga salla ligjvënësit e dhunshëm, ligji u miratua dhe më vonë u firmos dhe nga presidenti Milo Gjukanovic.

Top Channel