Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ
Apeli ndryshon masën nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitjeje’ për Nevjana Isufin, e akuzuar për falsifikim dokumentesh në studion e saj private, si dhe për specialistin e ALUIZNI-t, Albrend Qetka, i akuzuar për ”shpërdorim detyre”. Ndërkohë për 6 personat e tjerë të arrestuar pas tërmetit të 26 nëntorit, Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Durrës.
Pak ditë më parë gjykata e Durrësit zëvendësoi edhe masën ‘arrest në burg’ me ‘detyrim paraqitje’ për ish-drejtorin e Kavalishencës së Ministrisë së Brendshme, Ahmet Doda.
Apeli gjithashtu vendosi se arrestimi i Avdulla Osmanit, pronar i ish- hotel Tropikal, që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës, ishte i paligjshëm, por nuk e ndryshoi masën e sigurisë për të.
Të akuzuarit janë vendosur nën hetim për shembjen e disa godinave në Durrës, ku humbën jetën disa persona, pasi dyshohet se nuk janë respektuar kodet e ndërtimit.
Vali Qyrfyçi
Top Channel