Parada e babagjyshit nuk ka munguar edhe këtë vit në Korçë.

Babagjyshi ka mbledhur në qendër të qytetit dhjetëra vogëlushë të cilët janë bërë pjesë e kësaj atmosfere festive ndërkohë që urojnë festa të gëzuara për të gjithë

Pas parakalimit simbolik që u organizua për të 15-tin vit radhazi në qytetin e Korçës fëmijë dhe prindër janë mbledhur në pazarin e vjetër për të festuar së bashku por edhe për të dhuruar dëshirat e tyre për babagjyshin. Në kutin e dëshirave, vogëlushët e Korçës dhe jo vetëm kanë shprehur dëshirat dhe urimet për festa sa më të gëzuara ndërkohë që atmosfera festive është ndier në gjithë qytetin për orë të tëra.

Top Channel