Juve mposht konkurencën e Interit, firmos me Kulusevskin!

30/12/2019 22:11

Dejan Kulusevski dukej një hap larg Interit por mesa duket Juventusi u ka paraprirë zikaltërve dhe është shumë pranë firmës me suedezin e talentuar që luan në formë huazimi te Parma por është në pronësi të Atalantës.

Jo vetëm në Serie A, pasi dueli mes bardhezinjëve dhe zikaltërve është edhe në merkato. Gjasat janë që Kulusevski të transferohet në Torino në merkaton e verës por në rast se kampionët e Italisë do ta kenë të nevojshme, 19-vjeçari mund t’i bashkohet skuadrës së Sarrit edhe që në merkaton e janarit.

Bëhet fjalë për një operacion merkatoje të mbyllur menjëherë mbi bazën e 35 milionë eurove plus bonuset që do ta kalojnë shifrën e 40 milionë eurove, ndërkohë që futbollisti do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon për 5 vitet e ardhshme.

Mbetet kështu thatë Interi që me kerkesë të trajnerit Antonio Conte donte ta transferonte Kulusevskin në San Siro gjatë verës së ardhshme.

Top Channel