Moderatorja e Top Channel jep lajmin e gëzuar: Vitin tjetër do bëhem sërish nënë!

30/12/2019 19:21

Gazetarja e njohur Rudina Demneri, e njohur gjerësisht për publikun si Paloma, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Teksa u bë pjesë e lojës së zakonshme ku të ftuarit u përgjigjen me Po ose Jo disa pyetjeve ngacmuese të Bietës, Paloma pranoi se këtë vit kishte refuzuar kërkesën e së bijës për ta bërë me një motër.

Gazetarja ndjeu keqardhje që këtë vit nuk kishte marrë guximin për t’ia plotësuar dëshirën, por premtoi se viti 2020 me shumë mundësi do e bëjë nënë për herë të dytë.

Top Channel