E premte, 23 Gusht 2019
12:10
Zaev: S’kam lidhje me zhvatjen, kush ka gabuar të shkojë në pranga

Zoran Zaev e mohon kategorikisht përfshirjen në aferën e korrupsionit të mbiquajtur “ zhvatja”, që tronditi së fundi Maqedoninë e Veriut.

12:03
Sot nis Superliga, përballja mes Kukësit dhe Partizanit

Starton sot edicioni i 81-të i Superligës me dy rivalet më të mëdha të sezonit të shkuar dhe finalistet e Superkupës pak ditë më parë, Kukësi-Partizani. Në letër janë këto dy skuadra ndër pretendentet kryesore edhe për trofetë e këtij sezoni duke qenë se ndryshimet janë jo shumë të mëdha tek Partizani kampion, ndrësa tek Kukësi thuajse ka ndryshuar gjithçka.

11:56
Dënimi i pretenduar në Greqi, PD: Rama po përpiqet të blejë kohë për Kajmakun

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka përsëritur sot akuzat ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, se ka qenë më parë i dënuar në Greqi dhe për këtë arsye është subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

11:45
Në kërkim prej një viti, 23 vjeçari arrestohet në Tiranë pas njoftimit të policisë nga qytetarët

Një 23 vjeçar që ishte në kërkim nga policia është arrestuar në flagrancë pasi është raportuar nga qytetarët. Albert Gjonpalaj lindur dhe banues në Tiranë, ishte dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, ndërsa ishte në kërkim për veprën penale ”Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

11:27
Zjarri përfshin malin me pisha në Shëngjin, ushtria në ndihmë të zjarrfikëses

Një zjarr masiv ka përfshirë malin me pisha në afërsi të portit të Shëngjinit, në Lezhë. Zjarrfikëset janë në vendngjarje, por për shkak të terrenit të vështirë malor, po hasen probleme në izolimin e vatrës së zjarrit.

11:25
Pushuesit drejt plazhit, trafik i rënduar në Lezhë-Shëngjin

Në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin ka aktualisht trafik të rënduar. Radha e gjatë me makina është shkaktuar për shkak të dyndjeve të pushuesve drejt plazhit.

11:00
Video/ 5 të vdekur në koncertin e Soolking, e pranishme edhe Dhurata Dora

Koncerti i këngëtarit Soolking në Algjeri është kthyer në tragjedi. Sipas mediave vendase, pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe 21 të tjerë janë plagosur si pasojë e dyndjes dhe kaosit në një prej hyrjeve të stadiumit ku zhvillohej koncerti.

09:59
4 të arrestuar dhe 2 vëllezër në kërkim, si u përpoqën dëshmitarët t’ja ngarkonin 27 vjeçarit vrasjen e Çelajt

Është zbardhur ngjarja e djeshme në Tiranë ku pas një konflikti të çastit u qëllua me armë zjarri në kokë shtetasi Indrit Çelaj, i cili ka ndërruar jetë sot në spitalin e Traumës. Katër persona janë arrestuar dhe dy vëllezër janë shpallur në kërkim për plagosjen me pasojë vdekjen e të riut.

09:43
Ndërron jetë Indrit Çelaj, i riu u qëllua dje me armë në kokë

Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri. Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë.

09:28
Plagosja me armë gjahu në Burrel, arrestohet autori i dyshuar

Një shtetas rreth 60 vjeç është plagosur mbrëmjen e djeshme me armë zjarri, në fshatin Baz të Burrelit. Shtetasi me iniciale A.Gj., u qëllua me armë gjahu rreth orës 22:10 dhe policia ka bërë të mundur arrestimin e personit të dyshuar si autor të plagosjes.

09:16
Hapësira me pyje sa tre fusha futbolli po digjen çdo minutë në Amazonë

Zjarret që kanë përfshirë Amazonën po kthehen në një shqetësim ndërkombëtar, ndërkohë që nuk kanë munguar as përplasjet diplomatike të Brazilit me shtete të tjera, kryesisht ato evropiane. Sipas ‘Business Insider’, në Amazonë po digjet çdo minutë një hapësirë me pyje e barabartë me tre fusha futbolli.

08:25
Problemet shëndetësore, Sarri humb startin dhe përballjen me të shkuarën

U ul në stolin e Juventusit në fillim të verës, por për të bërë debutimin zyrtar në kampionat, Maurizio Sarri do të duhet të presë mesin e shtatorit, në ndeshjen në “Artemio Franchi” përballë Fiorentinës.

07:58
Rusia në G7, Trump dhe Macron: Të ftohet vitin tjetër

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron kanë rënë dakord se Rusia duhet të ftohet për të marrë pjesë në samitin e G-7s vitin e ardhshëm, megjithëse udhëheqësi francez dëshiron që ftesa të jepet me kusht që Rusia të bëjë përparim në bisedimet për paqen në Ukrainë.

07:51
Ngec marrëveshja, Inter dhe United nuk bien dakord për Sanchez

Manchester United dhe Inter akoma nuk kanë arritur një marrëveshje për sulmuesin Alexis Sanchez.

07:37
Video/ Bën twerk nudo mbi Ferrari, ja pamjet që po ‘thyejnë’ rrjetin

Një video e cila tregon një grua nudo e cila bën twerk mbi një Ferrari të kuq dhe shoferi tymos një cigare u bë virale në rrjet.

07:08
Video/ Rrëzohet në det, piloti filmon avionin e tij pas aksidentit

Një avion i vogël është rrëzuar në brigjet e Kalifornisë, ku fatmirësisht si piloti dhe pasagjeri arritën të shpëtonin pa dëmtime.

05:51
Video/ Përplasje të forta mes demostruesve dhe policisë, ja pamjet nga protesta në Hong Kong

Protestat e dhunshme vazhdojnë në Hong Kong.

04:40
OBSH: Plastika në ujë nuk është një kërcënim aktual

Mbetjet e plastikës kamë pushtuar botën ku së fundmi ato u vërejtën edhe tek reshjet.

03:32
Gjermania trajtohet më mirë nga tregjet financiare? Trump i pakënaqur me Gjermaninë

Presidenti amerikan, Donald Trump gjithmonë ankohet, se vendi i tij trajtohet kudo “jo drejt”. Madje edhe në tregjet financiare, gjermanët kanë kushte shumë më të mira se SHBA-ja e fuqishme, kjo nuk është “fair”…

02:16
Protestuesit djegin burgun, arratisen 250 të burgosur

Mbi 250 të burgosur janë në kërkim nga policia pasi arritën të largoheshin nga burgu. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Papua në Indonezi.

01:36
Pentagoni i jep fund programit për interceptimin e raketave

Pentagoni anuloi një projekt prej miliarda dollarësh por me probleme teknike, për ndërtimin e një arme që do të shkatërronte raketat balistike para se ato të godasin.

00:59
Foto/ Jo vetëm Ribery, njihuni me ‘asetin’ tjetër të Fiorentinës

Fiorentina së fundmi ka transferuar mesfushorin francez Ribery. Me ardhjen e tij, Fiorentina synon që të bëjë një sezon të mirë më objektiv futjen në kompeticionet europiane.

E enjte, 22 Gusht 2019
23:47
Stuhia me rrufe godet Poloninë, 4 të vdekur, 100 të plagosur

4 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën nga stuhia me rrufe e cila ndodhi në Poloni.

22:59
Jose Mourinho pa frena: Vetëm hajdutët ankohen për ‘VAR’

Asnjëherë banal, por në thuajse çdo dalje publike ironik dhe polemizues.

22:40
“Aty ku ndalohen fotografitë”/ Gjobë, burg dhe shumë telashe

Udhëtimet janë shplodhëse dhe të shumëpritura, për aq kohë sa jeni duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur. Por ç’ndodh nëse gabimisht shkrepni një fotografi në vendin e gabuar?

22:04
Maliq/ Makina del nga rruga, plagosen 2 persona

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

21:45
“Jam i sigurt që këto janë 5 mënyrat për t’u bërë i pasur”.

“Suksesi është të arrish atë që do. Lumturia është të duash atë që ke arritur” – Dale Carnegie.

21:26
Pushime në St Tropez/ Kate Moss, me bikini dhe pa makeup

E gjendur prej disa ditësh në një jaht 45 mijë paundësh, supermodelja Kate Moss është parë të udhëtojë përgjatë brigjeve të Francës jugore.

21:15
“Bisha” e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë “Jeep”

Makina që është miratuar si zëvendësuesja e legjendares “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane.

20:50
Studimi që parashikon vdekjen me saktësi të frikshme

Një analizë gjaku mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme, dhe shifra e frikshme e saktësisë është 83%.

20:30
Kryeministri britanik quhet “i pasjellshëm” për vizitën në Francë

Kryeministri britanik, Boris Xhonson, u fotografua me këmbën e ngritur mbi tryezë gjatë një takimi me presidentin francez, Emanuel Makron, në Pallatin Elize të Francës.

20:05
8 detaje interesante që i keni humbur nga filmat e animuar

I keni parë dhe riparë vazhdimisht filmat vizatimorë, por me shumë mundësi, disa nga skenat e mëposhtme, vështirë të kenë rënë në sytë tuaj.

19:55
Arrestohet 53-vjeçari në Spanjë, kish’ filmuar fshehurazi 555 gra

Policia në Madrid arrestoi një 53-vjeçar me akuzën se regjistronte video intime të më shumë se 500 femrave, pa lejen e tyre, si dhe më pas i postonte në faqen e një site-i pornoje.

19:15
“Mbylli dosjet e zgjedhjeve”, Basha: Arta Marku, ndjekje penale

Lulzim Basha lëshoi akuza të forta ndaj kryeprokurores Arta Marku dhe drejtueses së ‘Krimeve te Rënda’, Donika Prela, pas vendimit për transferimin në Dibër të dosjes 184. Kryedemokrati kërkoi arrestimin e tyre për shpërdorim detyre, ndërsa i krahasoi me prokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, e cila ra në pranga pas akuzave për korrupsion.

18:49
Kapet peshku me dy gojë

Fotoja e një peshku me dy gojë u bë menjëherë virale, pasi u postua nga një grua në SHBA, e cila e kishte kapur në Nju Jork.

18:46
Amazona po digjet/ E gjitha kjo, skenar i OJQ-ve?

Zjarret në pyjet e Amazonës janë aq intensive sa tymi ka mbuluar qytete që gjenden edhe mijëra kilometra larg.

18:13
Kriza italiane; sot pritet fjala e presidentit Mattarella

Presidenti italian Sergio Mattarella pritet të njoftojë së shpejti nëse do të lejojë një koalicion të ri, të krijojë një qeveri, duke anashkaluar zgjedhjet kombëtare në Itali, në mesin e negociatave delikate për buxhetin e vendit me Bashkimin Evropian.

18:00
Tiranë/ U plagos me armë zjarri, ky është 26-vjeçari në koma

Është zbardhur ngjarja e plagosjes me armë zjarri në kokë e shtetasit Indrit Çelaj, 26 vjeç, lindur në Mallakastër e banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë shëndetësore. I riu u qëllua mesditën e sotme me armë dhe ndodhet në spital në gjendje kome.

17:39
Ndahet dyshja e famshme, pas 6 vitesh bashkë

Pas një romance 6-vjeçare, aktori amerikan Jamie Foxx dhe tashmë ish- partnerja e tij, Katie Holmes i kanë dhënë fund.

17:38
Lideri i opozitës turke vizitë në Shqipëri, por jo për politikë

Kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu ka qenë sot për vizitë në Shqipëri. Vizita e kryeopozitarit turk nuk lidhej me çështje politike, por ai iu bashkua pelegrinazhit të bektashinjve në malin e Tomorrit.

17:15
Zjarr në Mallakastër/ Era favorizon flakët, terreni shumë i vështirë

Një zjarr i madh ka rënë në kodrat e fshatit Hekal të Mallakastrës.

17:11
Pritet data e re e zgjedhjeve, reagon presidenti Thaçi

Pas votimit të deputetëve për të shpërndarë Parlamentin, ka reaguar edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thekson se vendimi ka përshpejtuar hapat e organizimit për zgjedhje të parakohshme.

16:55
Tiranë/ Po riparonte rrjetin e internetit, 30-vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike

Gjatë pasdites, në rrugën “Demokracia”, Tiranë, teksa po riparonte rrjetin e internetit, një 30-vjeçar ra në kontakt me rrymën dhe për pasojë ka rënë nga lartësia duke marrë dëmtime dhe djegie.

16:04
Tifozët serbë sërish të dhunshëm, probleme në ndeshjen Cervena-Young Boys

“Duam të sigurojmë skuadrën zvicerane se nuk do të ketë incidente”.

15:56
Luftëtari mbijeton, por ekipit i mbeten vetëm lojtarët e rinj

Luftëtari është një nga skuadrat që arriti të ia dalë të mbijetojë në sezonin e shkuar, por nga mbyllja e edicionit 2018/2019, shumë pak gjëra lojtarë kanë mbijetuar. Sfidat e reja të këtij viti gjirokastritët do t’i përballojnë me në krye të pankinës Klevis Dalipin, i cili tregon se në këto dy javë ka arritur të bëjë të pamundurën për të krijuar një grup lojtarësh edhe pse të rinj, apo larg asaj që ai do të kishte dëshiruar.

15:51
BE refuzon Rusinë, nuk e pranon të bëhet pjesë e G7

Bashkimi Evropian kundërshton një ftesë të pakushtëzuar për Rusinë, që do të mundësonte ribashkimin e saj në bisedimet mes lidereve botërorë të G7-ës. Pohimin e bëri për Reuters një zyrtar i lartë europian.

15:43
Pompeo zbut Danimarkën, telefonatë me homologun pas incidentit

Në mesin e sherrit publik mbi Groenlandën që e shtyu presidentin Donald Trump të anulonte vizitën në Danimarkë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka dalë me lavdërime për këtë vend. Përmes telefonatës së bërë homologut danez, Jeppe Kofod, Pompeo u kujdes të shprehte vlerësim të lartë për bashkëpunimin me Danimarkën si aleat i Shteteve të Bashkuara, duke u përpjekur kësisoj të tregonte se raportet dypalëshe janë mjaft të mira pavarësisht incidentit.

15:27
Në Shqipëri, 14 mijë të huaj. Në 2018 ju dhanë më shumë leje qëndrimi muxhahedinëve iranianë

Numri i shtetasve të huaj që kanë fituar lejen e qëndrimit në Shqipëri u rrit me 9.7 për qind vitin e kaluar.

15:26
Në mal te Baba Tomorri, pelegrinazhi shtatë ditor në teqenë e famshme

Mali i Tomorrit është mbipopulluar këto ditë nga qindra mijëra besimtarë të ardhur nga i gjithë vendi, diaspora dhe bota. Peligrinazhi që zhvillohet nga 20 deri në 25 gusht kryhet për nder të heroit të Bektashinjve Imam Aliut.

15:22
Më i miri në bankën e parë/ Reino, një nga 10 maturantët e shkëlqyer

Reino Guri, një nga 10 maturantët më të mirë në Shqipëri. 18 vjeçari është i vetmi djalë në top 10-n e maturës shtetërore. I ulur gjithmonë në bankë të parë dhe i vëmendshëm gjatë orëve të mësimit.

15:18
4 mijë maturantë, në vjeshtë. Do testohen nga 27 gushti deri më 6 shtator

Rreth 4 mijë maturantë të cilët nuk kanë kaluar provimet në fazën e parë të provimeve që u zhvilluan në muajin qershor kanë një shans të dytë për t’i ridhënë provimet nga data 27 gusht deri në datën 6 shtator. Sipas drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Provimeve testi ka të njëjtën nivel vështirësie si në sezonin e parë.

15:16
Biznesi çdo pagesë nëpërmjet bankës. Gjobë mbi 50 mijë lekë nëse nuk hapet llogaria deri më 26 tetor

Bizneset të cilat nuk hapin llogari bankare brenda datës 26 tetor do të gjobiten automatikisht me 50 mijë lekë ose 410 euro kur janë persona fizikë dhe mbi 820 euro kur janë persona juridikë.

14:37
Basha takon ambasadorin gjerman: Ka tek unë një partner për të zgjidhur krizën

Kryeopozitari Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, me të cilin ka biseduar edhe për krizën politike në vend. Pas takimit, Basha deklaroi se gjermanët “kanë tek unë një partner për të hedhur çdo hap që zgjidh krizën sipas standardeve, normave dhe parimeve europiane.”

14:27
Aplikacioni “Ku Je” – Shtohen përdoruesit pas incidentit me zhdukjen e një personi në Itali

“Ku je?” ka nisur një garë e vërtetë në Itali për aplikacionin që tregon vendndodhjen, pas fatkeqësisë së Simon Gautier, i cili mbeti i plagosur në një zonë shkëmbore dhe ishte krejtësisht vetëm.

14:14
Nis votimi në FIFA/ Goli më i bukur, luftë për fronin

Ka nisur me një fluks të konsiderueshëm votimi për golin më të bukur të sezonit, me 10 pretendentë të stiluar nga FIFA për cmimin Ferenc Pushkash. Qeveria e futbollit botëror i ka dhënë mundësinë tifozëve në mbarë globin që të votojnë deri më 1 Shtator përmes kanaleve zyrtare, për të zgjedhur rrjetën që u ka bërë më tepër përshtypje, dhe duke nisur nga finalizimet, përzgjedhja është e vështirë.

13:45
Shtëpi jashtë Italisë. Më e preferuara Spanja dhe Portugalia

Numri i italianëve që zgjedhin të blejnë shtëpi jashtë kufijve, është rritur ndjeshëm, duke u kthyer në një fenomen që ka tërhequr fort vëmendjen e shtypit në fqinjin tonë përtej Adriatikut.

13:16
Fotot/ Nga rindërtimi i rrugës te rehabilitimi i qendrës, si do të ndryshojë Thethi

Nga java e ardhshme do të nisë puna për rindërtimin e rrugës së Thethit, një prej perlave të turizmit malor në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama njofton se ndërhyrjet në Theth do të bëhen edhe në funksion të zhvillimit të integruar të qarkut të Shkodrës.

12:21
Mashtrimi i “Besës” me 3.7 milionë euro, janë prekur mbi 800 persona

Skema e mashtrimit në fondacionin “Besa”, me kredidhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona, të cilët janë kredimarrës dhe klientë. Detajet kanë dalë pas arrestimit të drejtoreshës së filialit të fondacionit, Albana Imami. Kjo bëhet e ditur për Top Channel nga burime zyrtare pranë grupit hetimor që këtë çështje po e heton prej më shumë se një viti, për të zbuluar se kush ishin personat e përfshirë në skemën e kredi e fiktive.

12:20
Hetimi i krimeve elektorale, Dosja 184 i kalon prokurorisë së Dibrës

Dosja 184, ku po hetohet manipulimi i mundshëm i votave në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës në 2016-ën, ka kaluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda te Prokuroria e Dibrës. Vendimi është marrë nga prokurori i çështjes, Klodian Braho, menjëherë pas ndryshimit të veprës penale në këtë dosje nga “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”.

12:04
Ish mundësi Dwayne Johnson thyhen çdo rekord me pagën 89 mln dollarë

Ylli i Hollivudit Dwaine Johnson, i njohur ndryshe edhe si “The Rock“ është rikthyer në krye të klasifikimit të “Forbes” si aktori më i paguar në botë, duke dominuar një liste të mbushur me pjesëtarë të kastit të filmave rekord-thyese të serisë së `Avengers` nga Marvel.

11:30
Akuzat e PD/ Agim Kajmaku për TCH: Nuk jam dënuar nga ndonjë shtet i BE-së

Pas akuzave të Partisë Demokratike se ka qenë i dënuar më parë në Greqi, Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, në një reagim për Top Channel hedh poshtë këto pretendime.

11:24
Macron rrëzon pritshmëritë e Londrës për një marrëveshje

Vetëm disa orë pasi Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ngrohu shpresat e Britanisë së Madhe për Brexitin me premtimin se brenda 30 ditësh do të përgatisë një plan për çështjen e kufirit irlandez, Franca e ktheu diskutimin sërish në pikën zero.

10:57
Shpërndahet Parlamenti i Kosovës me 89 vota pro dhe një kundër

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për shpërndarjen e Kuvendit, duke bërë që nga pavarësia, ‘Qeveria Haradinaj’ të jetë gjashta me radhë që nuk e përfundon mandatin katër vjeçar.

10:33
Kuvendi i Kosovës pritet të marrë vendimin për shpërndarjen e legjislaturës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin sot vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së gjashtë ende pa i skaduar mandati kushtetues katër vjeçar.

10:08
PD i kërkon Prokurorisë verifikimin e Agim Kajmakut: Është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit

Një tjetër reagim ka ardhur ditën e sotme nga selia e PD ku thuhet se, kërkesa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, bëhet në kushtet kur ekzistojnë të dhëna, të bëra publike më parë, se Agim Kajmaku është subjekt i Ligjit të Dekriminalizimit dhe nuk mund të ushtrojë funksion publik.

10:00
Aksident i rëndë/ Përplasen 4 automjete, 1 person në gjendje të rëndë

25-vjeçari është në luftë për jetën, pas një aksidenti automobilistik, ku u përplas me katër automjete të tjera, mbrëmjen e djeshme.

09:43
Dibër/ Vazhdon aksioni për parandalimin e prerjeve të paligjshme në pyje

Vazhdon aksioni i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit, në qarkun Dibër, për kontrollet e akseve rrugore, auto pyjore dhe ngastrave pyjore.

09:17
Këmbët e Lukakut zbulojnë skuadrën e zemrës së Erjona Sulejmanit

Erjona Sulejmani e zbulon veten tifoze të Interit! Ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, e bërë e njohur në mediet rozë gjatë Euro 2016, teksa u shfaq në stadiumet e Francës në përkrahje të përfaqësueses helvete, për çudinë e të gjithëve tregon se është e apasionuar pas ngjyrave zikaltër. Nuk e pohon me gojën e saj, por e lë të kuptohet në rrjetet sociale.

08:39
Boris Johnson “çështja e vogël” me Brexitin

Në Berlin kryeministri britanik, Boris Johnson refuzohet. Kancelarja Merkel nuk do të rinegociojë Brexit-in. Ai këtë me sa duket e di, e përdor një fjali të famshme të Merkelit për të kaluar situatën.

08:12
Përplasen 3 automjete, plagosen 4 persona

Një aksident automobilistik është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, në afërsi të fshatit Balldre, Lezhë.

07:43
Presionet e SHBA-së/ Greqia ndalon ankorimin e çisternes iraniane në portet e saj

E ndodhur pa dashur në mesin e një incidenti që ka marrë përmasa diplomatike ndërkombëtare Athina zyrtare që ka pohuar se ka pasur presione nga SHBA për çështjen e një çisterne iraninane në Mesdhe, ka deklaruar përmes zv/ministrit të Jashtëm të saj se nuk do lejojë ankorimin e saj në një prej porteve greke.

07:18
Video/ Goli më i bukur për 2019, ja kandidaturat e publikuara nga FIFA

FIFA ka publikuar listën me 10 futbollistët që nominojnë për golin më të bukur të sezonit. Mes tyre janë edhe 3 femra të cilët po kandifojnë për golin më të bukur.

06:57
Amerika tronditet sërish, qëllohet me snajper një deputet

Një deputet është plagosur të mërkurën pasi u qëllua me një snajper në stacionin Lancaster të Los Angelosit.

05:49
8 vjeçari u vjedh makinën prindërve, përfundon në autostradë me 140 km/orë

Një 8-vjeçar në Gjermani vodhi makinën e prindërve të tij për një shëtitje në autostradë me 140 km / orë ka thënë policia.

04:30
Pompeo kritikon veprimet e Iranit në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo e cilësoi Iranin si kërcënimin më të madh për sigurinë dhe stabilitetin e Lindjes së Mesme. Në një fjalim para Këshillit të Sigurimit të OKB-së të martën, duke folur për sfidat komplekse me të cilat përballet Lindja e Mesme, zoti Pompeo bëri thirrje për “mendime të reja” për të zgjidhur “problemet e vjetra”. Disa pjesëmarrës fajësuan fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për shtimin e tensioneve në rajon me lëvizjet e tyre të njëanshme egoiste. Zlatica Hoke e Zërit të Amerikës ka dërguar këto hollësi.

03:21
Macron: Pa zgjidhur krizën e Ukrainës, Rusia nuk rikthehet në G7

Aneksimi i Krimesë që bëri me forcë Rusia shkaktoi përjshatimin e saj nga blloku i G8, ku me largimin e saj blloku u quajt G7. Të shumta kanë qenë zërat për një rikthim të Rusisë në G7. Për këtë pikë ka folur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

02:23
Komenti: Hesapet e akullta të Trumpit

Me ofertën për të blerë Groenlandën, Donald Trump është duke u përpjekur edhe një herë të prishë rendin perëndimor të pasluftës. Pse kërkon ai marrjen nën influencë Arktikun, pyet Oliver Sallet në artikullin e tij.

01:30
Pesë vende të BE-së do të pranojnë emigrantët bllokuar prej javësh në det

Autoritetet e Bashkimit Evropian thanë se pesë vende të bllokut ranë dakord të pranojnë dhjetëra emigrantë të bllokuar prej javësh në një anije shpëtimi të tejmbushur, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve me Italinë për fatin e tyre.

00:51
Foto/ Tifozja speciale frymëzon Milan-in para nisjes së kampionatit

Me profesion modele, Elisa De Panicis Agnelli njihet edhe si një tifoze e zjarrtë e Milanit.

E mërkurë, 21 Gusht 2019
22:38
Supermarketet amerikane duken ndryshe në Kinë

Walmart është marka më e njohur e supermarketeve në SHBA. Jo një, por disa prej pronarëve të Walmart renditen mes 100 më të pasurve në botë.

22:30
Futbollisti prezantohet te Roma me fotot e tre shqiptarëve të humbur, midis tyre edhe Bleona Mataj

Roma arriti akordin me Chelsean, për të marrë në huazim me të drejtë blerjeje mbrojtësin italian, Davide Zapacosta, i cili luante prej dy sezonesh me blutë e Londrës. Futbollisti kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë, ndërsa mjaft i veçantë ishte prezantimi i tij nga klubi i Romës, me një video ku i bashkohej nismës për gjetjen e fëmijëve të humbur.

22:04
Karvani i pafund i gamileve në shkretëtirë

Një nga vendet e preferuara për pushuesit që vendosin të bëjnë turizëm brenda vendit të tyre, në Kinë, është qyteti i Dunhuangut, ku vizitorët mbajnë radhë për të udhëtuar me gamile nëpër shkretëtirë.

21:45
Dy javë nga thirrja e KED, Presidenca nuk ka shpallur ende vakancën për ‘Kushtetuesen’

Gati dy javë iu deshën Kuvendit që të shpallte të hapur garën për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë që një hap i tillë nuk është ndërmarrë ende nga Presidenca. Më 9 gusht, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) kërkoi nga dy institucionet plotësimin e dy vendeve të vakante në Gjykatën Kushtetuese, por procesi ka qenë i ngadaltë.

21:12
Hera e parë në histori, tenisti shurdh fiton një ndeshje ATP

Duck-hee Lee tashmë është pjesë e historisë. Tenisti koreanojugor, shurdh që në lindje, ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në karrierë në një turne Atp. Në Winston-Salem (Karolina e Veriut) 21-vjeçari nga Jecheon, numri 212 në klasifikimin botëror, mposhti në dy sete zvicëranin Henri Laaksonen (7-6, 6-1).

21:06
Analiza e ADN-së shton misterin e liqenit plot me skelete

Shkencëtarët kishin menduar deri më sot se qindra skeletet e gjetura brenda liqenit Rupkund, në Himalajat indiane, kanë qenë të pelegrinëve që mund të kenë vdekur gjatë një stuhie rreth 1000 vite më parë, por analizat më të fundit e hodhën poshtë këtë ide.

20:31
Punonjësit grevë në aeroportin e Prishtinës

Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, protestuan të mërkurën për herë të tretë me radhë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira të punës. Kryetari i sindikatës së pavarur të punëtorëve të aeroportit, Bashkim Latifi tha se ata kanë pesë kërkesa drejtuar udhëheqjes së aeroportit.

20:16
Kur flet shkenca… Messi është më i mirë se Ronaldo

Në një epokë futbollistike që po karakterizohet nga rivaliteti i bukur mes Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, dy lojtarët që në dekadën e fundit kanë ndarë mes tyre më së shumti trofetë personalë, shumëkush e cilëson veten me fat që po shijon golat e tyre. Por shumë të tjerë i mundon dilema se kush prej argjentinasit apo portugezit, është më i forti.

19:48
Plotësimi i vakancës në ‘Kushtetuese’, Kuvendi hap garën. Afati dhe kushtet për kandidatët

Pas njoftimit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Kuvendi ka vendosur të hapë garën për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në njoftim theksohet se Kuvendi “rishpall hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant për 1(një) anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim plotësimin e “vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të mbarimit para afatit ligjor të mandatit të z. Fatos Lulo.”

19:36
“Turizmi çalon në shërbim e cilësi”/ Ekspertët: Duhet të bëhet ndarja midis operatorëve incoming dhe outgoing

Ish-kreu i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, thotë së dy janë pikat kryesore në të cilat turizmi në vendin tonë ka nevojë për përmirësim.

19:32
Fituesi i lotarisë mashtroi me diplomën, arrestohet sa doli nga Ambasada e SHBA

Ata që kanë fituar lotarinë gjenden pak hapa larg realizimit të ëndrrës amerikane, por jo ata qytetarë që mashtrojnë dhe abuzojnë me ligjin. Një tjetër shtetas ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit menjëherë sapo ka lënë ambientet e Ambasadës Amerikane.

19:26
Gent Cakaj: Rekord shërbimesh konsullore shqiptare

Drejtoria e Çështjeve Konsullore në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Përfaqësitë e Republikës së Shqipërisë në botë, kanë vijuar punën me kapacitet të plotë përgjatë sezonit veror duke qenë në shërbim të qytetarëve.

18:30
“Katsifas”, Athina mesazh Tiranës: Hetimet të mbyllen sa më shpejt dhe të sqarohen rrethanat e vrasjes

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dhendias ka dërguar një mesazh ndaj autoriteteve shqiptare për të përfunduar sa më shpejt hetimet e organeve përkatëse për sqarimin e rrethanave nën të cilat humbi jetën Konstantinos Katsifas.

18:23
Basha: 5 arsyet pse Rama kundërshton vetting-un e politikanëve

Kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se “kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.”

18:06
Zhyten pas 15 vitesh pranë Titanikut, ekspertët trishtohen nga ajo çfarë gjejnë

Një ekip ndërkombëtar eksploruesish janë zhytur deri pranë rrënojave të Titanikut në oqeanin Atlantik. Kjo ishte zhytja e parë në 15 vitet e fundit pranë anijes më të famshme në histori, por ekspertët janë trishtuar për faktin se aty kanë gjetur një strukturë e cila po zhduket me shpejtësi.

18:00
Filmi i ri i Bond më në fund e ka një titull: Nuk është koha për të vdekur

Filmi i ri i James Bond, më në fund e ka një titull: “nuk është koha për të vdekur”; dhe një datë për debutimin në kinema, prill të 2020.

17:42
Fero largohet nga “On Records”: Do jem artist i pavarur

Fero, një prej reperëve të rinj të muzikës shqiptare por edhe shumë i suksesshëm, ka njoftuar përfundimin e kontratës me kompaninë “On Records”. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Fero njofton se nuk do të jetë më pjesë e kësaj kompanie, ndërkohë që me menaxherët është ndarë miqësisht.

17:27
Përbindëshi Loch Ness ekziston vërtet?

Studimet më të fundit kanë mundur të sigurojnë një teori bindëse përsa i përket ekzistencës së përbindëshit Loch Ness, krijesës që gjendet në Skocinë veriore.

17:20
Kryetari i Parlamentit në Zelandën e Re bën dhe “babysitter-in”

Kryetari i parlamentit në Zelandën e Re ka përkundur foshnjën e një deputeti ndërsa udhëhiqte një debat në dhomën e përfaqësuesve. Trevor Mallard, postoi në twitter një foto të tijën, teksa mbante në prehër foshnjën e Tamati Coffey, në karrigen e kryetarit të parlamentit.

17:12
Vuçiç flet pas takimit me Pompeon: Negociatat me Kosovën në dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se në rastin më të mirë negociatat me Prishtinën do të vazhdojnë në muajin dhjetor.

17:05
Debati për emrin e stadiumit, FSHF nxjerr listën me impiantet ndërkombëtare: Nuk është “shpikje shqiptare”

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me debatin që po zhvillohet ditët e fundit nëse emri i stadiumit ‘Arena Kombëtare’ duhet të nxirret në shitje për kompanitë private. Në reagimin e Bardhyl Minxhozit, administrator i stadiumit, thuhet se vendimi për të nxjerrë emrin në shitje nuk është “shpikje shqiptare”.