80% e lodrave që ndodhen në tregun e Shqipërisë prodhohen nga lëndë të ndaluara kimike. Shumica e tyre që qarkullojnë në vendin tonë si origjinë kanë Kinën e cila njeh sasinë, por jo cilësinë.

Prindërit, fëmijët e tyre mund t’i mbrojnë nga lodrat e rerzikshme vetëm duke lexuar etiketën e cila pothuajse asnjëherë nuk është në gjuhën shqipe.

Gazetarja: Ke dëgjuar për lodrat e rrezikshme që qarkullojnë në treg?

Nëna: JO.

Gazetarja: Në momentin që i blini një lodër djalit tuaj e shikoni etiketën?

Nëna: Përgjithësisht jo, lodrat e rrezikshme mendoj se dallojnë nga të tjerat?

Gazetarja: Si i dalloni ju?

Nëna: Ja ky arushi të duket i rrezikshëm? Mendoj se i dalloj me sy.

Nëna:Të them të drejtën jo, unë kam jetuar jashtë dhe po luajmë me ato lodra. Nuk e lexojmë kurrë përmbajtjen.

Gazetarja: Mungesa e gjuhës shqipe është problem?

Nëna: Me pak anglisht ia dalim, por që duhet.

Gazetarja: Në momentin që blini një lodër e lexoni etiketën?

Nëna: Jo gjithmonë të them të drejtën.

Gazetarja: Keni dëgjuar për këto lodrat e rrezikshme nga Kina?

Nëna: Tani pasi kam parë lajmet dhe jemi më të informuar.

Lodrat Kineze kanë pushtuar edhe tregun evropian.

Gazetarja: Në Belgjike atje ku jetoni ju kur blini lodra e shikoni etiketën?

Nëna: Kurrë, gjysma janë nga Kina dhe ju e dini. Pastaj fëmijët sot më shumë luajnë me ipad.

Prindërit thonë se informacioni në etiketë nuk e mbron shëndetin e fëmijës 100 përqind.

Nëna: Po patjetër përbërjen e etiketës për cfarë shërben. mundohemi që të zgjedhim dhe dyqanin se ku do marrim lodrën

Nëna:E shikojmë nëse është me përmbajtje të caktuar, pastaj duhet të ketë shenjën EC

Gazetarja: Çfarë keni dëgjuar për lodrat e rrezikshme dhe si i mbroni fëmijët?

Nëna: Materiali që lodrat përpunohen ato janë të rrezikshme, sa do që të mundohemi ne të ruhemi përsëri jemi të rrezikuar institucionet e caktuara duhet të punojnë me shumë me to.

Në lodrat shqiptare janë gjetur dy kimikate të rrezikshme që sjellin probleme afatgjate si për shembull tek riprodhimi. Boroni dhe phthalate edhe pse janë lëndë të ndaluara për tu përdorur tek lodrat, në industrinë kineze përdoren gjerësisht.

Top Channel