Policia e Katalonjës ka shpërbërë një bandë famëkeqe shqiptarësh, që kryente vjedhje të shumta; informacion ky i bërë me dijeni përmes një deklarate të policisë.

Arrestimet erdhën pas një hetimi të vazhdueshëm, ku në mesin e të ndaluarve janë edhe 4 shqiptarë të moshave 32 dhe 34 vjeç, që dyshohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish.

Hetimi në fjalë nisi muajin e shkuar, ku në lagjet Baix Llobregat Osona dhe Valles Oçidetal u raportuan disa vjedhje.

Mësohet se bëhet fjalë për një grup kriminal të përbërë prej 6 vetash që ndiqnin përgjithësisht një skemë fikse plaçkitjeje. Ata e parkonin makinën në një vend të errët, 3 prej tyre dilnin të veshur me rroba të zeza, kryenin vjedhjen dhe më pas ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës.

Top Channel