Haradinaj sulmon Kurtin: Nuk ka për qëllim që të krijojë institucionet e reja të Kosovës

29/12/2019 20:12

Ramush Haradinaj, kryeministër në detyrë dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e quajti sërish Albin Kurtin mashtrues e deklaroi se ai punon për kauzën e vet, dhe nuk për qëllim të krijojë institucionet.

Sipas Haradinajt, Kurti dhe njerëzit që afron rreth vetes, nuk interesohen per problemet sociale apo tregun e punës. Haradinaj tha se Kurti, nuk do ta krijojë qeverinë.

“Ai gjithë kohën ka bërë politikë me qenë kauzë vet, me mbet kauzë ai nuk e ka qëllimin t’i krijojë institucionet, pra nuk ka me krijuar qeveri Albin Kurti, ai ka me vazhduar me mbet në kauzë, me vazhduar me mbledh rreth vetës njerëz për një kauzë por nuk është përmirësimi i gjendjes në shëndetësi, arsim apo krijim të vendeve të punës. Kjo shihet shumë qartë nga qasja e tij për të krijuar institucionet, me krijuar qeverinë”, tha Haradinaj.
H
aradinaj këmbënguli të tregojë në fjalën e tij se Kosovës i nevojitet ekzekutivi sa më shpejt.

“Ku janë Vetëvendosje sot, a i kanë numrat, ose pse i kanë ata numra, pse i kanë kërkuar ato vota, çka kërkojnë të bëjnë me to. Qe gjatë muaj ditë kam dhënë dorëheqje, vendi ish deshtë me pas qeveri, vendi ish deshtë me ndodh zhvillimi e punësimi e me ecë përpara”.

Kreu i AAK-së hodhi akuza edhe drejt partnerëve të koalicionit PAN, për të cilët tha se gjatë bashkëqeverisjes kanë menduar vetëm për vete, por jo edhe për Kosovën.

Top Channel