E mërkurë, 21 Gusht 2019
15:49
Unaza e Madhe këtë mandat/ Veliaj: Projekti nuk mund të bllokohet nga 30 zhurmaxhinj

Bashkia e Tiranës i ka dhënë një tjetër pamje bllokut të banimit ndërmjet rrugës “Kel Kodheli” dhe “Skënder Shtylla” në njësinë administrative nr. 7 në Tiranë, pasi ka ndërtuar 7 rrugë kryesore në një zone ku është ndërtuar, pas viteve 90.

15:32
Gati për nisjen e Superligës. Armando Duka flet për Skënderbeun, stadiumin e ri dhe ndryshimet ligjore

Një nga gjërat që ka bërë jehonë në prag të këtij fillim sezoni ka qenë qëndrimi strikt i Federatës Shqiptare të Futbollit, ndaj plotësimit të kritereve për licensimin e klubeve.

15:22
Transmetimet digjitale/ Puna ka nisur që në vitin 2006, në 1 shtator procesi mbyllet në 6 qarqe

13 vite punë për të zëvendësuar transmetimet analoge me digjitale në Shqipëri.

15:20
Analizat e fëmijëve. Këtë vit do të kryen në 4 poliklinika për të shmangur radhët

Fillimi i viti te ri shkollor është stres më shumë për prindërit sesa për fëmijët, të cilëve u duhet të ndërpresin pushimet.

15:09
Anti-informaliteti nuk rriti të ardhurat/ Për korrikun 4.8% më pak se plani i parashikuar

Që prej fillimit të muajit korrik, qeveria ka nisur një betejë frontale me informalitetin, teksa inspektorët e tatimeve dhe doganave janë lëshuar në terren me kontrolle masive mbi biznesin.

14:57
Aeroporti në San Francisko ndalon shishet plastike të ujit

Duke filluar nga sot, nuk do të jesh në gjendje të blesh ujë me shishe plastike në aeroportin ndërkombëtar të San Franciskos.

14:40
Cristiano Ronaldo flet për daljen e tij në “pension”

Ylli i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo është i pasigurt se kur do të dalë në pension, duke thënë se mund të ishte vitin e ardhshëm ose ai mund të luante në të 40-at e tij.

14:30
PD për dosjen nr.184 në Dibër: Është mënyra për varrosjen e hetimeve për vjedhjen e zgjedhjeve

Në një deklaratë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj çështjes “Dosja 184” dhe kalimit të kësaj të fundit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në duart e Prokurorisë së Dibrës.

14:17
Trump anulon vizitën në Danimarkë: Groenlanda nuk shitet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka anuluar vizitën e tij shtetërore në Danimarkë pasi kryeministrja e vendit tha se Groenlanda nuk është për shitje. Presidenti duhet të vizitonte vendin më 2 shtator, me ftesë të mbretëreshës së Danimarkës, Margaret.

13:50
(Video) Shembet përfundimisht restoranti i Mihal Kokëdhimës

Ka përfunduar procesi i shembjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës, pronari që dhunoi turistët spanjollë.

13:32
Zjarr në Fier/ Digjen rreth 300 rrënjë ullinj

Një zjarr ka rënë në fshatin Peshtan të Fierit.

13:25
Bushat/ Plagosje me armë zjarri, 1 person gjendet në kanal

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Bushat të Vau-Dejësit.

13:22
Basha: PS e Shkodrës u dorëzua tek Tom Doshi dhe trafikanti Pëllumb Gjoka

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ardhur me një reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, ku në vëmendje sjell debatin mes kupolës së PS në Shkodër dhe shprehet se partinë që qeveris vendin, e drejton Tom Doshi dhe e cilëson Pëllumb Gjokan si bashkëpunëtor të bandës se Bajrave.

12:53
Tiranë/ Iu gjendën armë dhe drogë, në pranga 2 persona

Ditën e sotme është finalizuar operacioni “Bulceshi”, për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

12:41
Itali/ Presidenti nis konsultimet: Ose qeveri e re ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Italian Giuseppe Conte, dha dorëheqjen të martën, duke i dhënë fund qeverisjes 14 mujore të populistëve.

12:31
Vëzhguesit e pavarur politik: Mbi zgjedhjet vendore ka paqartësi ligjore

Vëzhgues të pavarur të jetës politike në Shqipëri thonë se mungesa e transparencës dhe qartësisë ligjore për zgjedhjet vendore, kërkon mirëkuptim mes forcave politike dhe ndërhyrje të Gjykatës Kushtetuese.

12:23
Ja si do të transformohet vija e liqenit të Shkodrës nga Shiroka në Zogaj

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebbok, foto nga projekti i liqenit të Shkodrës, ku ka nisur edhe faza e parë e punimeve. Sipas shefit të qeverisë, faza e dytë hynë në kantier pranverën e ardhshme.

12:23
Urat e Voskopojës/ Ajo e Shën Prodhomit u restaurua, dy të tjera janë në rrezik

Voskopoja, fshati që turizmin e mbështet tek bukuritë natyrore por edhe atraksionet kulturore mbetet një ndër destinacionet më të frekuentuara në Korçë.

12:18
Gjirokastër/ Fluks për aplikimin e pasaportave, rreth 300 qytetarë çdo ditë

Mbi 6000 qytetarë janë paraqitur gjatë 20 ditëve të fundit pranë qendrës rajonale ADISA në Gjirokastër, kryesisht për të rinovuar pasaportat dhe kartat e identitetit.

12:04
Qeveria: S’kemi bllokuar fondet/ Ademi kërkon zgjidhje: Jam në detyrë deri sa Shkodra të ketë zgjedhje

Voltana Ademi kryetare e bashkisë Shkodër një ditë më parë shprehu shqetësimin dhe pretendimin se qeveria përmes degës së thesarit Shkodër ka bllokuar të gjitha veprimet financiare për këtë bashki. Top-Channel pyeti ministrinë e Ekonomisë dhe financave e cila hedh poshtë pretendimet e zonjës Ademi.

11:57
Naftë me cilësi të dobët, Ministria e Energjetikës bllokon 550 ton naftë në Ballsh

Ministria e energjisë dhe inspektoriati shtetëror teknik bllokuan 550 ton nafte në Rafinerine Ballshit për shkak se ishte jashtë standardeve të cilësisë. Ministrja e Energjisë Belinda Balluku,theksoi se qeveria nuk do të tolerojë asnjë subjekt i cili abuzon me cilësinë e karburantit

11:25
Tentojnë të grabisin banesën në fshatin Pjeshkë, pronari përleshet me autorët

Një grabitje me armë zjarri është tentuar gjatë natës në një fshat të Durrësit. Sipas policisë rreth orës 02:35, në fshatin Pjeshkë, Durrës, tre persona,  njëri prej tyre me armë zjarri kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.M. 48 vjeç, por autorët  janë diktuar nga pronari i banesës  dhe  janë konfliktuar fizikisht me njëri – tjetrin.

11:19
Nis pastrimi i Lanës në zonat informale, Veliaj: Që të mos kemi probleme kur të jetë kulmi i rrebeshit

Ndonëse jemi në stinën e verës dhe temperaturat në kryeqytet vijojnë të jenë të larta, Bashkia e Tiranës merr masa për stinën e vjeshtës dhe të dimrit, duke nisur me pastrimin e shtratit të lumit Lana.

10:59
Vuçiç takon Pompeon, kërkon ndihmë që Kosova të heqë taksën ndaj Serbisë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u takua të martën në Nju Jork me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

10:39
Meta vlerëson ambasadoren e Greqisë me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Në një ceremoni të veçantë zhvilluar në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi ambasadoren e Republikës Helenike, Sh. S. Znj Eleni Sourani, me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

10:13
Majmunët pushtojnë fshatin, banorët formojnë milicinë e armatosur  

Një “milici majmësh” e armatosur është krijuar në një fshat japonez për të ndaluar primatët që të pushtojnë tokat bujqësore.

09:53
Mashtrimi 3.7 mln euro kredi fiktive, shtatë të arrestuar nga një fondacion, një tjetër i shpallur në kërkim

Rreth 3.7 milionë euro është shumë e përfituar nga një skemë mashtrimi e një filiani të një fondacioni kredidhëniene. Për këtë arsye, mbrëmjen e së martës, policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre drejtoresha e degës, Albana Imami, oficerë të kredidhënies, si dhe Orkida Driza, personin që merrej me gjetjen e klientëve për të aplikuar për kredi. Ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

09:37
Ky artist i njohur nuk pushon së befasuari me grafitet e tij në 3D

Artisti  portugez i grafiteve Odeith me anë të imagjinatës së tij, iu jep jetë vendeve të braktisura apo të shkatërruara. Ai përdor bojë llak për të krijuar iluzione optike jashtëzakonisht të hollësishme 3D që pa dyshim do t’iu bëjnë për vete.

09:23
Presidenti Meta priti në një takim lamtumire ambasadorin e Suedisë, z.Johann Ndisi

Presidenti Ilir Meta priti në një takim lamtumire Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Suedisë në Shqipëri, z.Johann Ndisi.

09:09
Gruaja e gjen shqiptarin të vdekur në oborrin e shtëpisë së shokut

Një shqiptar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së shokut të tij në Castelfidardo të Italisë rreth orës 13:00 të ditës së djeshme. Alarmi u dha nga gruaja e viktimës, e cila e zbuloi në kopshtin e shtëpisë së mikut të tij. E dëshpëruar ajo thirri për ndihmë.

08:53
Të famshëm që kanë vuajtur nga vitiligo

Vitiligo është një çrregullim afatgjatë i pigmentit të lëkurës, në të cilën sistemi imunitar shkatërron melanocitet – qelizat që prodhojnë pigment në lëkurë – duke shkaktuar njolla të bardha në lëkurë për shkak të humbjes së pigmentit. Gjendja e lëkurës prek vetëm një në çdo njëqind njerëz në botë dhe mund të zhvillohet në çdo moshë pas lindjes.

08:34
Aksident i rëndë në Lushnjë, vdesin dy persona

Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

08:25
Fotografi mahnitëse të natyrës që duken si piktura

Nëna Natyrë është aq mbresëlënëse sa që shumë peizazhe, kafshë dhe struktura natyrore duken surrealiste – pothuajse si piktura.

07:57
Grenlanda, prej kohësh një “mall këmbimi” midis SHBA-ve dhe Danimarkës

Po të besonim raportimet e fundit, presidenti i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të studiojë idenë për t’i blerë mbretit të Danimarkës Grenlandën, një vend autonom dhe ishulli më i madh në botë.

07:21
Video/ Nis shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës

Dhunimi që Mihal Kokëdhima pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrolle mbi restorantin ku rezultoi që restoranti ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

06:51
Abuzoi seksualisht me dy 13 vjeçarë, kleriku i lartë dënohet me 6 vite burg

Kardinal George Pell, kleriku më i lartë katolik që u dënua për abuzim seksual, ka dështuar në një përpjekje ligjore për të hequr dënimet e tij në Australi.

06:09
Del në shitje një ndër kështjellat më të njohura në Skoci, ja çmimi

Një kështjellë skoceze me lidhje me Mary Queen of Scots ka dalë në treg për një vlerë 8 milion paund.

04:32
SHBA, thirrje për reforma në drejtësinë penale

Aktivistët që kërkojnë reforma në sistemin e drejtësisë penale kanë ngritur prej kohësh shqetësimin se një shkelje e vogël si kundravajtje në rregullat e qarkullimit rrugor mund ta shndërrojë një qytetar të thjeshtë në një person që ka kryer vepër penale. Nëse personi nuk është në gjendje të paguajë gjobën për kundravajtjen rrugore, ai ndëshkohet me gjoba shtesë që shpesh e vënë individin në një ballafaqim të tensionuar me ligjin. Pas protestave masive që përfshinë qytetin Ferguson në Mizuri si rezultat i vrasjes së një afrikano-amerikani të paarmatosur, forcat e rendit në Ferguson po analizon shumë prej praktikave e politikave që ndjekin.

03:25
Peru, gjendet një moral 3800 vjeçar i një qytetërimi të zhdukur

Një murale që mendohet të jetë 3.800 vjeçare është zbuluar nga arkeologët në Peru. Muri, i zbuluar të hënën, u gjet brenda një ndërtese ceremoniale publike në Vichama, në veri të Limas.

02:09
Udhëheqësja e Hong Kongut e gatshme për bisedime me protestuesit

Udhëheqësja e Hong Kongut tha se qeveria është e gatshme të nisë një dialog me ata që protestojnë në mënyrë paqësore për të zgjidhur dallimet në qytet. Deklarata vjen pas disa muajsh protestash kundër qeverisë.

01:32
Gjermania për herë të parë merr fëmijët e IS nga Siria

Autoritetet kurde në Siri kanë dorëzuar në konsullatën gjermane në Erbil katër fëmijë të luftëtarëve gjermanë të IS. Mbi 100 fëmijët e tjerë të xhihadistëve gjermanë vazhdojnë të jetojnë në Siri.

00:57
Konflikti me Indinë për Kashmir-in, Pakisatin i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Çdo ditë është acaruar konflikti mes Pakistani dhe Indisë. Së fundmi Pakistani ka vendosur ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND).

00:19
Foto/ Njihuni me frymëzimin e Thibaut Courtois

I blerë vitin e kaluar nga Chelsea, Thibaut Courtois duket se ka fituar vendin e titullarit dhe besimin e Zidane.

E martë, 20 Gusht 2019
23:24
Tirana kujton sakrificën e hebrenjve, përfundon memoriali që nderon viktimat e Holokaustit

Shqipëria është një nga të paktat vende që gjatë luftës së Dytë Botërore i hapi derën hebrenjve që ndiqeshin nga nazistët dhe fashistët. Por ndërsa të gjithë hebrenjtë e ardhur në Shqipëri mundën ti shpëtojnë Holokaustit, miliona të tjerë në Europën e pushtuar humbën jetën dhe pronat e tyre.

22:54
Klopp i habit të gjithë, nuk përjashton tërheqjen e shpejtë si trajner

Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij. Fituesi i freskët i Superkupës së Europës në stolin e Liverpoolit ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli pas 2 apo 3 vitesh. Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka mbushur 52-vjeç, Klopp në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane Bild ka theksuar se në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.

22:43
Pompeo pas takimit me Vuçiç: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, forcon përparimin e Serbisë

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, shkroi të martën në rrjetin twitter se “normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të forcojë qëndrueshmërinë dhe përparimin e Serbisë, Ballkanit Perëndimor dhe komunitetit transatlantik”.

22:15
Katër hyrje të reja në klasifikimin e “The Top List”

Janë katër hyrje të reja në klasifikimin e “The Top List” dhe ndërkohë që janë pozicionuar mjaft mirë, dy prej tyre kanë arritur të futën ne 5-shen e këngëve më të dëgjuara dhe votuara të javës.

22:06
Bakir Izetbegoviç: Bosnja, jo si kompensim për Serbinë pas humbjes së Kosovës

Kreu i Dhomës së Popujve në Asamblenë Parlamentare të Bosnjë e Hercegovinës (BH), Bakir Izetbegoviç kërkon që marrëveshja Kosovë-Serbi të mos ndikojë në shtetin e tij. Në një intervistë për ‘Anadolu Agency’, ai thotë se Serbia nuk duhet të kompensohet nga Bosnja për atë që do të humbasë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

21:39
SHBA teston predhën e re jashtë marrëveshjes, alarmon Kinën dhe Rusinë

Këtë të diel, ushtria amerikane realizoi testimin e parë të një predhe që nuk do t’i ishte lejuar po të ishte ende pjesë e Traktatit të Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme.

21:33
Bllokimi i fondeve për Shkodrën, Spahia-Ramës: Si ish-kryebashkiak e di që po u heq shërbimet qytetarëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaron se me bllokimin e fondeve për bashkinë e Shkodrës janë qytetarët që dëmtohen. Fondet e Shkodrës janë bllokuar për shkak se Drejtoria e Thesarit thotë se Voltana Ademit i ka përfunduar mandati si kryebashkiake.

21:16
Çmenduri në Brazil, 45 mijë tifozë për një ndeshje të Serisë D

Në Brazil janë të dashuruar me futbollin aq sa nuk ka rëndësi se ku luhet dhe për çfarë objektivi luhet pasi tifozët nuk mungojnë asnjëherë në shkallët e stadiumit.

20:50
E quajtën “Porsche e Parë”, doli në ankand për 20 milionë dollarë, por dështoi

“Type 64” e vitit 1939, u quajt si makina e parë e Porsche, prototipi i parë që u pasua nga marka e famshme, dhe u nxor në ankand këtë të shtunë për 20 milionë dollarë, në Monterej, Kaliforni.

20:41
Masa të forta sigurie për Konstandin Xhuvanin në funeralin e të atit

I rrethuar nga disa efektivë të policisë dhe me pranga vetëm në njërën dorë, Konstandin Xhuvani i dha sot lamtumirën e fundit babait të tij, Gjergj Xhuvani. Nga fotot shihet një prezencë e madhe e policisë në funeral, ndërkohë që efektivët nuk janë larguar për asnjë moment nga Konstandini, edhe kur ai qëndroi përpara arkivolit.

20:15
Dalin pamjet, si monitorohen burgjet në Shqipëri në kohë reale

Me qindra kamera sigurie janë të vendosura në ambientet e brendshme dhe të jashtme të burgjeve në Shqipëri. Pamjet që mund t’i shihni në fotogaleri i përkasin qendrave nga ku monitorohen burgjet shqiptare.

20:09
Çifti rrezikon 6 vite burg sepse mori rërë nga plazhi

Dy francezë rrezikojnë gjashtë vite burg pasi u kapën me 40 kg rërë në makinë, të marrë nga plazhet e Sardenjës, në Itali.

20:02
“Çmenduria” e biletave, për Kosovë-Çeki u shitën për 15 minuta, por ato shkuan në tregun e zi

Kur duhen thuajse dy javë nga rikthimi në fushë i përfaqësueses së Kosovës në futboll, entuziazmi që ka përfshirë tifozët është reflektuar dhe në interesimin për bileta. Në më pak se 15 minuta, të gjithë vendet në stadiumin “Fadil Vokrri” janë ezauruar, për ndeshjen zyrtare eliminatore Europianit 2020, që është programuar në 7 Shtator mes Kosovës dhe Çekisë.

19:58
Fier/ Qëlloi me armë nga makina, policia vihet në ndjekje të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Topojë të Fierit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe të shtënat mësohet se kanë ardhur nga një automjet.

19:52
Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Policia në shërbim 24 orësh pasi fluksi i vizitorëve është i madh

Prej dy ditësh në malin e shenjtë të Tomorrit ka nisur peligrinazhi i përvitshëm i besimtareve bektashinj, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Ata kremtojnë në teqenë e kulmakut festën në nder të Abz Aliut. Por pelegrinët si çdo vit ankohen për rrugën që të çon në Teqenë e Kulmakut.

19:45
Fëmijët te okulisti/ Vizitat e detyrueshme para nisjes së shkollës në shtator

Çdo vit e më shumë, prindërit po i kushtojnë vëmendje vizitës së fëmijëve te mjeku okulist.

19:35
Luisa, turistja e njëmiliontë e gushtit në Shqipëri

Luisa nga Austria u bë turistja e njëmiliontë që ka hyrë në Shqipëri gjatë muajit gusht. Ajo hyri së bashku me familjen në portin e Sarandës, ku e priste një surprizë e këndshme. Një bluze me mbishkrimin “turisti i 1 miliontë” iu dhurua vajzës së vogël nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi.

19:07
Qeveria bllokon fondet e Shkodrës/ Thesari: Voltana Ademit i ka mbaruar mandati në 20 gusht, ora 16:30

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka penguar funksionimin e Bashkisë Shkodër, përmes bllokimit të procedurave të likuidimit me fondet e veta, mbi shërbimet dhe investimet.

18:43
Rama: Genti Kame, pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar në vend të gërmadhës

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka ardhur me një tjetër reagim në rrjetin e tij social “Facebook”, në lidhje me rindërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe bashkangjitur në këtë postim ai sjell dhe reagimin e aktorit dhe regjizorit, Genti Kame.

18:36
Miliona ndjekës dhe fitime/ Martohet çifti i famshëm i rrjeteve sociale

YouTuber-si i famshëm PewDiePie dhe ylli i rrjeteve sociale, Marzia Bisognin-i kanë kurorëzuar dashurinë, tetë vite më vonë, që prej takimit të tyre të parë në 2011-n.

18:34
Anketat nxjerrin Joe Biden favorit për fushatën demokrate për Shtëpinë e Bardhë

Anketat e opinionit publik tregojnë se ish Zv/Presidenti Joe Biden vazhdon të udhëheqë mes sfiduesve demokratë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Por shqetësimet për moshën e zotit Biden dhe gafat e tij në fjalime i kanë bërë demokratëtë që të shtrojnë pikëpyetje nëse ai do të ishte kandidati më i mirë përballë Presidentit Trump në zgjedhjet e vitit që vjen.

18:16
‘The International’, atje ku çmimi vjen edhe me pasoja

Një shifër rekord prej 33.5 milionë dollarësh është në lojë, por lojtarët profesionistë të sporteve elektronike, si ata që konkurrojnë në The International, në Shangai, këtë javë, paguajnë një çmim fizik me përkeqësim të shikimit, probleme me tretjen dhe dëmtime të kyçeve apo duarve.

17:58
Universiteti i Glasgow-t studion veshjen e Kate dhe Meghan-it

Familja mbretërore britanike është karakterizuar historikisht për stil në të veshur, përfshirë së fundmi, Kate Middleton-in dhe Meghan Markle-in.

17:43
Vjen në një moment delikat në Shqipëri, kjo është CV-ja e ambasadorit të ri gjerman

Gjermani Peter Zingraf merr detyrën e ambasadorit në Tiranë në një moment delikat për vendin. Në tetor do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe Gjermania luan një rol thelbësor në këtë proces. Nga ana tjetër, situata e brendshme politike është totalisht e paqartë, sidomos sa i përket zgjedhjeve lokale.

17:39
Dita e Mushkonjës, vrasëses më të madhe në botë

Është mijëra herë më e vogël se shumë insekte të tjera, por mijëra herë më e rrezikshme; mushkonjat janë përgjegjëse për vdekjen e 725 mijë njerëzve në vit.

17:22
Kompanitë amerikane: Jo më fitime me çdo kusht

Jo më fitime me çdo kusht: multinacionalet amerikane ndryshojnë prioritetet dhe publikojnë një dokument në të cilin rrëzojnë parimin “aksionerët të parët” që prej vitesh ka udhëhequr politikat e shoqërive.

17:09
Protestuesja meksikane, koleksion veshjesh për çdo protestë

Disa të apasionuar pas modës krenohen se kanë një veshje për çdo rast. Julia Klug, një aktiviste meksikane dhe protestuese veterane, krenohet se ka një veshje për çdo protestë.

16:57
Itali/ Dorëhiqet Giuseppe Conte

Giuseppe Conte është dorëhequr nga posti i kryeministrit të Italisë. Gjatë seancës në Senatin italian, Conte njoftoi se do i paraqesë sot dorëheqjen Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella. “Tani do të jetë presidenti që do të vendosë në këtë moment delikat për vendin”, tha Conte.

16:47
Qyteti i Ed Sheeran-it krenohet me këngëtarin e famshëm

Qyteti pak i njohur i Ipswich-it në Anglinë lindore, historikisht është krenuar për bujqësinë dhe futbollin, por tani, i gëzohet edhe një karriere yjore popi, atë të birit të tij më të famshëm, Ed Sheeran.

16:34
Gjermania me ambasador të ri në Shqipëri, i dorëzon letrat Metës

Peter Zingraf do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Susanne Schutz. Zingraf i ka paraqitur sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.”

16:23
“Once Upon a Time in Hollywood” – Letra e dashurisë së Tarantinos

Nga Jetona Koçibelli

16:17
Trump për Groenlandën: Nuk do të ndërtoj atje një Trump Tower

Dëshira për të blerë nga Danimarka, ishullin e Groenlandës, duket se është e parezistueshme për presidentin amerikan, Donald Trump.

16:02
Shkodra me sytë nga KQZ/ Ende s’ka mbërritur kërkesa, Kume: Zgjidhjen e jep vetëm Meta

Gjetja e një zgjidhjeje se kush do ta drejtojë Bashkinë e Shkodrës është kthyer në një ushtrim të komplikuar dhe të vështirë juridik.

15:57
Replikat Putin-Macron/ Dy presidentët debatojnë për jelekverdhët dhe protestuesit në Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai francez, Emmanuel Macron, kanë këmbyer replika gjatë takimit të tyre në lidhje me protestat.

15:46
Itali, sot vendoset fati i qeverisë/ Kryeministri do japë dorëheqjen?

Fati i koalicionit qeverisës në Itali do të vuloset pas javësh armiqësi mes partive në pushtet, Legës së Veriut, nacionaliste, dhe 5 Yjeve, AntiEstablishment.

15:38
Epoka e re e digjitalizimit/ Ofertat e Digitalb-it për dekoderin që ju duhet pas 1 shtatorit

Me afrimin e 1 shtatorit, afatit përfundimtar për mbylljen e transmetimit të vjetër televiziv, më të shumtë në numër janë njerëzit që i drejtohen dyqaneve të Digitalb për të blerë dekoderin DVB T2.

15:30
Valdet Rama nuk rikthehet/ Dështon përpjekja e Kukësit për ta patur sërish në ekip

Përpjekjet e skuadrës së Kukësit për të mbajtur në gjirin e saj një futbollist cilësor si Valdet Rama morën fund zyrtarisht.

15:28
“Lufta” tregtare vazhdon. Takimi i ministrave të Kosovës dhe Maqedonisë nuk dha zgjidhje

Takimi në mes ministrit të Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe atij të Ekonomisë nga Maqedonia e Veriut për zhbllokim të masave të ndërmarra nga të dyja qeveritë, ka përfunduar pa sukses.

15:19
Me këngë nëpër Pazar/ Netët me grupin polifonik shëtitës në Gjirokastër

Pazari i Gjirokastrës ka nisur të frekuentohet nga qindra të huaj që mbrëmjeve shijojnë përveç gatimeve tradicionale edhe muzikën e sazeve dhe polifoninë lokale.

15:17
Sot dhe nesër ditët më të nxehta/ Reshje shiu në fundjavë, por pushimet nuk do t’iu prishen

Rikthehen temperaturat e larta për shkak të masave ajrore të nxehta dhe të thata afrikane që kanë prekur vendin tonë.

15:14
Turizmi, s’ka njerëz të certifikuar/ Kasmi: Në tregun e operatoreve, me licencë, njerëz që nuk e meritojnë

Edhe pse kanë mbetur vetëm 10 dite nga përfundimi i muajit gusht, industria e turizmi vazhdon të ketë në fokus diskutimin se në cilat aspekte duhet të shkohet drejt përmirësimit, për të pasur numër më të larta turistësh të huaj apo edhe vendas.

15:11
7 mijë fëmijë në klasë të parë/ Dokumentet që ju duhen për regjistrimin në shkollat e Tiranës

Në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë ka shumë punë këto ditë gushti. Kryesisht janë njerëz që presin të kryejnë procedurat për fëmijët që janë rikthyer në atdhe pas emigrimit apo azilit, apo që duan t’i çojnë fëmijët e tyre të mësojnë jashtë.

15:06
“Skanimi” fitoi 1 mln euro. Bilanci zyrtar i koncesionarit për vitin 2018 i dorëzuar QKB

Kompanitë koncesionare vazhdojnë te regjistrojnë fitime të larta në Shqipëri. Kontrata e radhës është ajo e skanimit në dogana.

14:45
Metamorfoza në foto e kreut të bandës së dhunshme pasi u bë baba

Bryon Pasi u bë baba vendosi të ndryshojë sjelljen e tij të dhunshme dhe të linte jetën e vjetër pas. Dhe një nga hapat më të mëdhenj drejt këtij qëllimi ishte heqja plotësisht e të gjitha tatuazheve të tij raciste të fytyrës.

14:37
Korçë/ Arrestohen babë e bir për kultivim narkotikësh

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, pas sekuestrimit të një sasie të vogël me lëndë të dyshuar narkotike, kanabis.

14:29
Dhunë në familje dhe shkelje të tjera, 3 të arrestuar

Policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona në fushën e narkotikëve, dhunës në familje dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

14:14
Rekord i ri botëror, 170 makina ‘burn out’ njëherazi

Drejtuesit e makinave të pranishëm në autostradën e Bendimir në Kolorado, menduan fillimisht se këtë javë ngecën në mes të rrugës për shkak të një zjarri, situatë e zakonshme në kohë vere.

13:47
Kultivimi i marijuanës, policia nxjerr në terren 1600 forca

1 600 forca policie, prej ditës së djeshme dhe paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv të territorit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit, për marrjen e masave për kontrollin  periodik të territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

13:26
Meta takon kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

Këtë të martë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj.

13:19
Fier/ Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim, për kanosje me armë zjarri

Ditën e sotme në rrethin e Fierit është vënë nën pranga shtetasi i cili ishte shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje”dhe “Kanosje”, që prej vitit 2015.

13:08
Stadium i ri në Kosovë, FFK premton të tjera impiante

Futbollistët e Komunës së Prizrenit do të kenë edhe një stadium të ri ndihmës. Në zonën e Korishës pranë qytetit u përurua sot impianti i ri që do të ndihmojë në stërvitjen dhe zbulimin e talenteve të reja në Kosovë.

12:52
Ribery pranë Fiorentines, francezi po ‘flirton’ me Serie A

“I përgatitur për një sfidë të re”. Fjalia e fundit e futbollisti francez Frenk Riberi’ i ka lënë rrugën shumë interpretimeve nga ana e tifozëve, nëse mesfushori ofensiv do të vazhdojë të mbetet në lojën profesioniste apo do të mbyllë karrierën.

12:34
Aksident në Tiranë, autobusi përplas për vdekje 55-vjeçarin

Rreth orës 11:00 në rrugën që të çon në Farkë të Vogël, Tiranë, motoçikleta me drejtues shtetasin SH. S., 55 vjeç është përplasur me autobusin me drejtues H. P., 51 vjeç.

12:28
Shëngjini, plazhi i Kosovës/ Janë të shumtë ata që pushojnë, apo që kanë blerë edhe shtëpi

Sot pa frikë mund të thuhet se Shëngjini është plazhi i pushuesve të ardhur nga Kosova.

12:11
Shkodra me sytë nga KQZ/ Nuk ka kryetar, ngërçi për drejtimin me zv/kryetar

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani foli sot për situatën në Shkodër pas tensioneve të djeshme, i cili tha se kjo e martë ka shënuar normalizimin e jetës në këtë qytet.

12:07
Në KQZ s’ka asnjë kërkesë/ Anëtarët e shumicës me pushime, në zyrë vetëm kryetari Klement Zguri

Gjetja e një zgjidhje se kush do ta drejtojë bashkinë e Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit po kthehet në një sfidë të vërtetë juridike.

11:21
Policia Rrugore e Tiranës ‘fshesë’, 2050 masa administrative për shkelje të rregullave

Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës dhe fundjavës që lamë pas ka pezulluar 111 leje drejtimi.