Një natë falenderimesh u organizua, këtë fundvit, në Durrës për të gjithë ata që ndihmuan që në çastet e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe vazhdojnë të ndihmojnë.

Bashkia e Durrësit nderoi me certifikata mirënjohjeje efektivat e Shërbimit Zjarrfikës, ata të Policisë së Shtetit dhe personelin e Spitalit Rajonal Durrës ”për punën e palodhur dhe përkushtimin human dhe profesional në ndihmë të popullsisë së dëmtuar”.

Vlerësim dhe certifikatë mirënjohjeje dhe për Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë “për pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar mbi situatën e jashtëzakonshme të krijuar prej tërmetit”.

Aleksandër Çipa, UGSH:

Një tjetër vlerësim shkoi, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Shqipëri për të gjithë populli kosovar që hapi dyert për familjet që u larguan nga tmerri i lëkundjeve sizmike dhe për shoqatën e Hoteleri Turizmit, me motivacionin ”për bujarinë dhe gadishmërinë e treguar në strehimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti”.

I konceptuar si një spektakël fundviti, në skenën e teatrit ”Aleksandër Moisiu” u ngjitën emra të njohur të muzikës dhe humorit shqiptar dhe qytetit bregdetar.

Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për fëmijët e familjeve të dëmtuara në zonat rurale dhe që aktualisht po qëndrojnë në çadra.

Top Channel