Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha nëpërmjet në video mesazhi të shpërndarë nga Partia Demokratike kanë sjellë në vëmendje dy shkolla që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Bubq dhe Pezë, shkolla të braktisura, pa investime, shemben nga tërmeti. Qeveria pa asnjë plan për rindërtimin e tyre.

Tërmeti i 26 Nëntorit, përveç vjedhjeve dhe abuzimit me fondet për rikonstruksionin e disa shkollave, ka nxjerrë në pah edhe e braktisjen nga qeveria të shkollave në zonat rurale.

Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha sollën në vëmendje dy shkolla të tjera që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti, i cili, për fat të mirë nuk ra në kohën e mësimit të fëmijëve.

Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg për të ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan për rindërtimin e tyre.

Top Channel