Interi insiston për Marash Kumbullën, e do që në janar

28/12/2019 19:37

Interi insiston për talentin e Veronës dhe të Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbull. Sipas medieve veroneze, klubi zikaltër kërkon ta mbyllë marrëveshjen për mbrojtësin e ri të datëlindjes 2000 që në muajin janar.

Gjatë muajit të parë të vitit është programuar një takim mes drejtuesve të dy klubeve për të biseduar mbi detajet e një transferimi të mundshëm.

Presidenti i Veronës, Setti, kërkon 20 milionë euro për qendërmbrojtësin, i cili pëlqehet shume nga klubet e tjerë më në zë në Itali, Juventusi, Lazio, por edhe Atalanta.

Në fakt, pas shpërthimit të futbollistit shqiptar edhe ekipe nga Anglia dhe France ka shfaqur interes për të.

Kujtojmë që shqiptari tjetër që luan me Veronën, Amir Rrahmani, është shumë pranë kalimit te Napoli, që mësohet se ka pranuar të paguajë 12 milionë euro për kartonin, por deri në fund të sezonit të ta huazojë pikërisht te Verona.

Top Channel