Në prag të ndërrimit të viteve ka një fluks në pikat e kalimit të kufirit.

Sipas policisë, mbi 250 mijë shtetas dhe 70 mijë automjete kanë hyrë në vend këtë javë.

Fluks ka patur në doganat me Greqinë, në Kakavijë dhe Kapshticë ku janë shtuar sportelet në hyrje. Po ashtu një numër i madh emigrantësh kanë hyrë përmes Potit të Durrësit dhe atij të Vlorës.

Autoritetit Portual thotë se javën e fundit numri i udhëtarëve me tragete është tre-katërfishuar në krahasim me ditët normale të lëvizjeve detare.

Top Channel