Ishulli i Vankuverit njihet për shtëpitë luksoze, dhe kjo pronë që kushton rreth 15 milionë dollarë zotërohet nga një biznesmen anonim.

Por në këtë shtëpi tepër sekrete e të ruajtur nga shumë roja, Princ Herri, gruaja e tij Meghan dhe djali i tyre, Archie, pritën Krishtlindjet larg familjes së tyre mbretërore, në Londër.

Prona kanadeze ka dy plazhe private dhe pamje fantastike nga deti. Me ardhjen e princit, banorët vunë re qarkullimin e rojave britanike rreth e rrotull zonës.

Shtëpia ka dalë në shitje më parë për rreth 15 milionë dollarë amerikanë, dhe ka 5 dhoma gjumi, tetë banja, një shtëpi kryesore me 1000 metra katror, si dhe një shtëpizë për miqtë, 220 metra katrorë.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel