Një person në Korçë është arrestuar pasi ka kundërshtuar me forcë policinë. Ai gjithashtu akuzohet për përkrahje të autorit të krimit.

Shtetasi M.A ka qenë i dënuar më parë për ‘vjedhje të kryer në bashkëpunim’.

Korçë

Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shtetasi M.A., i dënuar më parë për veprën “Vjedhja me armë, kryer në bashkëpunim”, u arrestua në flagrancë për veprat penale të lartpërmendura.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Top Channel