Nisi si lojë, Lamborghini surprizon familjen për krishtlindje

29/12/2019 12:14

Ajo që nisi si një lojë e thjeshtë mes një babai dhe të birit, u shndërrua në një surprizë të jashtëzakonshme Krishtlindjesh nga prodhuesi italian i supermakinës Lamborghini.

Sterling Backus, 54 vjeç, dhe djali i tij 12-vjeçar Xander po luanin videolojën e simulimit të garave të shpejtësisë,  “Forza Horizon 3”  kur Xander e pyeti të atin nëse mund të ndërtonin makinën e tyre të preferuar: një Lamborghini Aventador. Backus, i cili është fizikant në Thorlabs, i tha CNN se ai “ka qenë gjithmonë tip i Lamborghinit” , ndaj nuk ngurroi t`I përgjigjej djalit pozitivisht.

Projektin e tyre ambicioz e nisën shkurtin e vitit 2018. Por mbetën të dy mjaft të befasuar kur morën një telefonatë nga Katia Bassi, shefe marketingu e Automobili Lamborghini. “Po më dridheshin këmbët sikur të më kishte mattë vetë Papa në telefon e të më thoshte se do të vinte për darkë”, tha Backus për CNN. Familja Erie e kishte printuar makinën në 3D.

Por ndërsa makina e ëndrrave të tyre po vinte në jetë në këtë formë, një tjetër surprizë e madhe i priste: Lambourghini I bëri pjesë të reklamës së tij të festave, dhe i huazoi një prototip për dy javë. Xander Backus tha se nuk e kishte idenë që replika e tij e printuar në 3D do të zëvendësohej nga makina e vërtetë. Një dhuratë fantastike festash kjo për një 12 vjeçar!

Top Channel