“Datën për qeverinë ma cakton LDK”/ Kurti nuk tregon se kur do të takojë Mustafën, por as Presidentin Thaçi

29/12/2019 14:59

Ende nuk dihet se kur do të jetë i mundur takimi mes Presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për ta propozuar mandatarin për krijimin e Qeverisë.

Megjithëse e ka vlerësuar të nevojshëm krijimin sa më të shpejt të institucioneve, Kurti nuk ka treguar nëse do t’i përgjigjet ftesës së radhës, pas dy refuzimeve të një pas njëshme.

Datën e krijimit të Qeverisë, Kurti ka thënë se ia cakton Lidhja Demokratike e Kosovës dhe jo Presidenti.

Ai nuk ka treguar as për ofertën që do t’ia propozojë LDK-së, derisa për takimin e radhës është shprehur se është çështje teknike e sekretarive.

Në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli i Përgjithshëm të kësaj partie, Kurti ka folur edhe për Mini-Shengenin Ballkanik, të cilin e ka vlerësuar si formulë tregtare të Euroazisë.

Top Channel