Festat do ta gjejnë nënë Bejazen. 94-vjeç dhe familjen e saj në fshatin Spathar të Librazhdit me një shtëpi të re, të ndërtuar nga e para.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në Facebook se “falë iniciativës dhe angazhimit të Taulantit, një dritë e re shprese ka lindur në këtë familje”.

“Në fshatin Spathar të Librazhdit, ku falë iniciativës dhe angazhimit të Taulantit, një dritë e re shprese ka lindur në familjen e nënë Bejazes, shtëpia e së cilës ishte shkatërruar☀?

Këto ditë festash e kanë gjetur 94 vjeçaren dhe familjen e saj me gëzimin e një shtëpie të re, të ndërtuar nga e para me kushte dinjitoze të banimit?”, shkruan Rama.

Top Channel