Mrekulli fundviti! E përplas makina borëpastruese dhe e tërheq zvarrë, shpëton e moshuara

30/12/2019 09:55

Mrekullitë ndodhin; ky është rasti i një të moshuare në Rusi që mundi të qëndronte në jetë.

Në një video të bërë tashmë virale shihet një makinë borëpastruese e cila është duke pastruar akullin dhe dëborën e dendur në rrugët e një qyteti rus. Gjatë pastrimit, në një moment shoferi i makinës borëpastruese sinjalizon manovrën indietro (mbrapa), por nuk arrin të shohë që në ato momente, në rrugë ishte duke kaluar një e moshuar.

Gjatë manovrës ai e përplas të moshuarën dhe e hedh plotësisht në tokë, duke mos u mjaftuar me kaq por edhe e tërheq atë zvarrë për rreth disa metra. Pavarësisht aksidentit, gruaja mbijetoi dhe u dërgua në spitalin Golshmanova, ku mjekët njoftuan se e moshuara fatmirësisht kishte pësuar disa fraktura të lehta kryesisht në duar dhe momentalisht ndodhet nën kujdesin e tyre jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel