Akuzoi 12 të rinj izraelitë se e dhunuan, britanikja 19-vjeçare e pëson keq nga dëshmia e saj

30/12/2019 10:50

Një akuzë e rremë rrezikon të burgosë një 19-vjeçare britanike.

E reja denoncoi pranë forcave policisë së Qipros, se ishte dhunuar seksualisht nga 12 të rinj të tjerë me origjinë izraelite gjatë pushimeve që kishte zhvilluar në ishull verën që lamë pas. Britanikja 19-vjeçare është mbajtur në ndalim në Qipro që në muajin korrik, fillimisht në burg dhe më vonë në një shtëpi të sigurt.

Ajo i ka thënë policisë qipriotë se 12-të izraelitë të moshës 15 deri në 22 vjeç e kishin dhunuar në hotelin “Ayia Napa”, korrikun që lamë pas. Një muaj pas dëshmisë së saj, 19-vjeçarja deklaron se ka bërë dëshmi të rreme dhe se ndaj saj nuk ka pasur asnjë formë dhune nga 12 izraelitët. Pas dëshmisë të dytë të saj gjykata vendosi t’i linte të lirë 12 të rinjtë të cilët po mbaheshin në masën arrest me burg.

“The Guardian” shkruan se mbi britaniken tashmë rëndon akuza për dëshmi të rremë dhe rrezikon 1 vit burg si edhe një gjobë për rreth 1 mijë euro.

Top Channel