Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të mbikalimit të Laçit.

Rreth orës 11:50, në aksin rrugor Milot- Tiranë tek “Mbikalimi i Patokut”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një çiklomotor me drejtues shtetasin Gjok Zef Ndoka, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit.

 

Top Channel