Egbo: Objektiv i njëjtë/ Trajneri i Tiranës: Muçi talent, por duhet të qëndrojë me këmbë në tokë

29/12/2019 20:04

U nevojitën 3 fitore me Emanuel Egbon në stol për të thyer ecurinë negative të Tiranës.

Refik Halili u bind, i beson stolin për vijimin e kampionatit dhe tifozët e kanë pritur mirë këtë lajm. Vetë Egbo për Top Channel tregoi se vendimi i klubit nuk ndryshon aspak planet e tij për të ardhmen.

‘’Mendoj që nuk kanë ndryshuar planet.Klubi më ka dhënë besim për të vazhduar drejtimin e Tiranës si trajner i parë. Duke biseduar sëbashku me presidentin menduam të vazhdojmë planin ashtu sic dëshiron zoti’’, tha Emanuel Egbo.

Por çfarë mendon të ndryshojë Egbo tek skuadra në vijim, skemën apo futbollistët?

‘’Unë i kam thënë lojtarëve që nuk kemi për të ndryshuar shumë gjëra sepse i kemi kualitetet brenda skuadrës. Objektivi im ashtu si i klubit mendoj që janë të përbashkët. Dëshira është të fitojmë sa më shumë ndeshje e në fund të bëjmë llogaritë’’, thotë ai.
Në fund elozhet për një talent si Ernest Muci që në këto ndeshje të Egbo në drejtim ka shfaqur kualitet dhe mbi të gjitha është treguar deçiziv nuk munguan, megjithatë ka dhe një këshillë për të.

‘’Çdo lojtar në ekip është shumë i rëndësishëm,Muci është një talent që i nevojitet klubit të Tiranës. Të jesh sulmuesi i parë i Tiranës nuk është diçka e thjeshtë për tu bërë. Nuk mjaftojnë 2, 3 ndeshje të mira për të menduar se ke arritur çdo gjë. Ai duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, të punojë shumë që të arrij më lartë në aspektin personal’’, tha Egbo.

Sidorela Gjoni

Top Channel