Serie A/ Napoli dhe Roma dhurojnë spektakël, por në ‘Maradona’ nuk ka fitues
Arsenali e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Manchester City dhe i bashkangjitet skuadrës së Marescas në krye të klasifikimit. Kjo erdhi pas fitores që Topçinjtë arritën ndaj Evertonit me rezultatin 2-0 për t’u ngjitur në kuotën e 21 pikëve po aq sa edhe Citizens.
Skuadra e Mikel Artetës priti vetëm 7 minuta për të marrë avantazhin me Konsan që dërgoi në rrjetë një top të kthyer nga tramversa pas gjuajtjes së Gabriel pas ekzekutimit të një goditje këndi nga Odegaard.
Pas këtij goli, Arsenali filloi të menaxhojë zotërimin e topit falë edhe presingut ofensiv që ushtronte mbi kundërshtarët të cilin shansin e vetëm e kishin në minutën e 44 me Barry, gjuajtja e të cilit u ndal nga Raya.
Në pjesën e dytë ishte e njëjta tablo deri në momentin e 55 kur Gabriel bëri një lëvizje me gjurin dhe mbeti në tokë. Në një moment u duk se ishte diçka shqetësuese, por ai u kthye të luajë dhe në minutën e 68 shënoi golin e dytë për Topçinjtë; edhe në këtë rast goli lindi nga një goditje këndi. Reagimi i Evertonit është shumë i ndrojtur dhe nuk e rrezikoi shumë skuadrën londineze dhe rezultati mbeti 2-0 me Arsenalin që mori 3 pikët e kësaj përballjeje.
Top Channel