Data 4 nëntor është afati i fundit për të bërë prezantimin e kandidaturave për president të Federatës Italiane të futbollit dhe për këtë ditë Serie A do të duhet të ketë gjetur me shumicë cilin kandidat do të mbështesë në garën për kreun e këtij institucioni.

Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, kandidati që klubet e Serie A mund të mbështesin është Adriano Galliani, ish Shefi Ekzekutiv i Milanit dhe Monzas, një menaxher me shumë eksperiencë, kompetent dhe karizmatik, i aftë që të katalizojë rreth vetes shumë favore. Një zgjedhje që do të vendoste sfidën e 14 dhjetorit me Komisarin aktual, Giovanni Malagò.

Gjithnjë sipas ‘La gazzetta Dello Sport’, klubet e Serie A të ndjekura nga komponentë të tjerë, pasi e çuan Malagò në krye të Federatës gjatë muajve të pranverës, u ankuan më pas për mungesë të theksuar, thuajse totale, të konsultimit dhe bashkërendimit në marrjen e vendimeve. Sipas të përditshmes së njohur, pas polemikave Maldini-Leonardo-Pirlo, klubet kërkuan që në pankinën e Italisë  të kthehej Antonio Conte në mënyrë që të qetësoheshin gjërar, por Malagò zgjodhi Mancinin. E njëjta divergjencë edhe për vendimin për Diana Bianchedin, si shefe të delegacionit në kombëtaren italiane.

Një proces që sipas klubeve të Serie A dhe komponentëve të tjerë që e kishin mbështetur si Shoqata e Trajnerëve dhe ajo e Futbollistëve duhej të bëhej me bashkëpunim dhe dakordësinë e të gjithëve, por që shumë shpejt u pa të merrte shpesh rrugë të ndryshme.

Top Channel