PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin
Në natën finale të Festivalit ‘’Rapsodia Shqiptare’’, nga juria profesionale janë shpallur fituesit e çmimeve kryesore që ndahen në këtë festival, ku vendin e tretë e mori Fetije Terstena, vendin e dytë Resmije Krasniqi, kurse vendin e parë, fitues i këtij festivali, për këtë vit u shpallë këngëtari, Rifat Berisha, i cili këtë çmim e mori nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Gjatë këtij festivali u ndanë edhe çmime tjera si, çmimi i 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, të cilin e mori Merita Sahiti, çmimi grupi më autentik shkoi për grupin “Lulet e Malësisë”, çmimi i publikut i takoi Festim Mazrekut, debutanti më i mirë, Rrezarta dhe Blinor Gashi, veterani i festivalit, Januz Mushkolaj si dhe çmimi i karrierës, Imer Sefë Mleqani.
Festivali ‘’Rapsodia Shqiptare’’ zgjati tri ditë.
Ky festival u drejtua nga Ramiz Shala, Drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Skenderajt, bashkë me ekipin koordinues.
Top Channel