Çmimet rriten për festa/ Në tregun e Kombinatit me fruta-perimet shitet edhe bulmet, mish dhe pije alkooli

30/12/2019 19:47

Duket se qytetarët shpenzimit e shportës kanë vendosur t’i bëjnë në dy ditët e fundit para darkës së Vitit të Ri.

Në tregjet e vendit sot mund të gjesh gjithçka që nga mishi i shitur në rrugë jashtë kushteve frigoriferike, e deri tek gjelat e detit të cilët duhet të si në tregjet e gjësë së gjallës.

Në tregun e fruta perimeve të zonës së Kombinatit. Sipas qytetarëve ky është tregu më ekonomik në Tiranë. Çmimet e fruta perimeve janë rritur, por kësaj herë ndryshe nga vitet e kaluara nuk kemi abuzime të mëdha. Në këtë treg mund të blesh çdo gjë që nga fruta perimet, gjeli i detit e deri tek pijet alkoolike.

Edhe pse çmimet e fruta perimeve këtë vit nuk janë rritur, sipas tregtarëve fuqia blerëse ka rënë.

Top Channel