Buzëqesh Conte, rikthehen të dëmtuarit, Interi i plotë ndaj Napolit!

30/12/2019 22:26

Antonio Conte e kishte thënë që më herët që Interi i tij duhet të sforcohej shumë deri në Krishtlindje sepse në 2020-ën do të kemi të bëjmë me një tjetër Inter.

Në fakt ndryshimi vihet re që në dy ditët të stërvitjes pas pushimeve. Në fushë bashkë me lojtarët që mbyllën 2019-ën janë parë edhe disa fytyra që ishin harruar për ca kohë, si Alexis Sanchez e Nicolo Barella.

Sulmuesi kilian dhe mesfushori i kombëtares italiane kanë lënë pas dëmtimet respektive dhe për të dytën ditë radhazi janë stërvitur bashkë me grupin e futbollistëve. Edhe Stefano Sensi i cili luajti 20 minuta në takimin ndaj Genoas po rigjen formën e tij optimale dhe është stërvitur rregullisht me grupin.

Si Sensi ashtu edhe Sanchez e Barella do të jenë gati për ndeshjen e 6 janarit ndaj Napolit në San Paolo tre lojtarë që shikohen si blerje të reja nga Antonio Conte në pritje të ndonjë dhurate nga merkato.

Por nëse aktivizimi i Sensit dhe i Barellës pritet të jetë i menjëhershëm ndaj të kaltërve, kilianit Sanchez do t’i duhet edhe pak kohë për të zbritur rregullisht në fushë, pasi vjen nga një dëmtim i rëndë.

Top Channel