E premte, 13 Shtator 2019
10:59
Kamzë/ Mbante armë në gomisteri, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, banues në Kamzë, Tiranë është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje.

10:57
Aksidenti masiv në qytetin e Fierit, një person mbetet i plagosur

Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier, ku katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që po kalonte rrugën me biçikletë.

10:50
Lufta e targave, Kosova nuk ia heq makinave serbe në kufi

Kosova nuk e zbaton një marrëveshje me Serbinë për lëvizjen në kufi. Por Serbia vazhdon ta bëjë këtë dhe si pasojë në kufi nuk lejohen të kalojnë automjetet me targa RKS, pasi fjala Republikë e Kosovës nuk pranohet nga autoritetet serbe.

10:41
Vetting-u shkarkon edhe gjyqtarin e Apelit për Krimet e Rënda

Është shkarkuar nga vetting-u edhe Gjovalin Përnoca, anëtar i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komici.

10:40
Kioskat e ushqimit të shpejtë s’përmbushin standardet, nis “pastrimi” i shkollave të Durrësit

Ka nisur në qytetin e Durrësit pastrimi i ambienteve përreth godinave shkollore nga kioskat që shërbejnë kryesisht ushqim të shpejtë për nxënësit.

10:32
Hierarkia e Ferrari-t, Leclerc po shfronëson Vettel-in

Sebastian Fetel (Vettel) ishte projektuar si një pilot i parë te Ferrari dhe te aftësitë e gjermanit ishin përqëndruar synimet e skuadrës italiane për t’u rikthyer te titulli kampion në Formula 1.

10:23
Rama takon Angela Merkelin; vizitë në Kancelarinë Federale

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të pak minutave më parë në Facebook.

10:16
Foto/ Reklamat që trondisin botën

Që në krijim të tyre synimi i këtyre reklamave ka qenë që të tronditin e të krijojnë debate të ashpra.

10:14
Familja e ambasadores kroate kontribuon për laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës

Sanja Bujas-Juraga e ka përfunduar misionin e saj si ambasadore e Kroacisë në Tiranë, por ajo do të rikthehet sërish në vendin tonë për të vizituar laboratorin e ri të Universitetit të Tiranës, për ndërtimin e të cilit ka kontribuar edhe familja e saj.

10:08
750 euro të falsifikuara, arrestohet në Vlorë 30-vjeçari

Një 30-vjeçar me iniciale G. M është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi dyshohet si posedues i disa kartëmonedhave false.

10:01
Rama, takim në Gjermani për të marrë PO-në e Shqipërisë: Bashkëbisedim i hapur dhe pozitiv

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dijeni se bashkëbisedimi në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, ku ndodhet për të kërkuar, siç vetë u shpreh, PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, është i hapur dhe pozitiv.

09:51
“Rrëfenjat” e Perez-it për merkaton: Larguam ata që donin të luanin më shumë

Pas një vere të trazuar që u shkund disi me ardhjen e bujshme të Eden Hazard e pas kritikave të tifozëve se Reali i Madridit është larg sinonimit të galaktikëve që ka fituar ndër dekada, biznesmeni që drejton ekipin iberik, u rikthye të flasë për klubin.

09:33
Përplasen 2 automjete në Bulqizë, aksidentohen 2 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Bulqizë- Fushë Bulqizë, në vendin e quajtur Gurët e Skëndërbeut.

09:27
Takimi i Vishegradit, Cakaj: Mbështetje absolute për negociatat e anëtarësimit në BE

Pas pjesëmarrjes në takimin e vendeve të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale deklaroi se Takimi konfirmoi edhe një herë mbështetjen absolute për fillimin e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

09:16
Paraqitja e letrave kredenciale, Meta takon ambasadorin e Sllovenisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta takoi ambasadorin e ri të Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj-in, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

09:08
Eleonora Goldon, sulmuesja model e Interit

Këtë verë, Eleonora Goldon ishte blerja e parë e skuadrës së femrave te Interi.

08:55
Gazzetta dello Sport: Strakosha merr gjithçka, pas Lazio-s edhe Shqipërinë

Gazzetta dello Sport u ka kushtuar një hapësirë të veçantë, këtë të enjte, dy portierëve kuqezi, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, në prag të përplasjes së fundjavës, SPAL-Lazio.

08:47
Vasili: BE në Tiranë vazhdon të heshtë kur duhet të flasë dhe flet kur nuk ka askush interes ta dëgjojë

Përmes një postimi në “Facebook”, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkroi mbi çështjen e koncesionit të rrugës Milot-Balldren, ku përmendi ekzistencën e një letre të hapur, që vetë ai i dërgoi në majin e 2019-s, delegacionit të BE-së.

08:32
Kapet vrasësi i Nardit të Bujtinave, Kristjan Sulaj fshihej në Danimarkë

Kapet dhe ekstradohet nga Danimarka 27-vjeçari nga Shkodra, i dyshuar për vrasje.

08:22
13 shtatori, Dita Ndërkombëtare e Çokollatës

Për të gjithë çokollatëdashësit sot ka një lajm të mirë; 13 shtatori është Dita Ndërkombëtare e produktit që ka joshur ndër shekuj njerëzimin.

08:06
Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë, Izraeli s’pranon të ketë gisht

Pas lajmit se Izraeli ka vendosur një pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë, ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu duke mohuar kategorikisht akuzën në fjalë.

07:49
Meta për peshkim me aktorin e njohur: Dolëm për peshk e po kapim dallgë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka kaldë për peshkim bashkë me aktorin e njohur Bes Kallaku.

07:39
Diell dhe temperatura në rritje, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët dhe me temperatura në rritje.

07:11
18 vite nga Marrëveshja e Ohrit

Marrëveshja Kornizë e Ohrit që u nënshkrua para 18 vitesh është një kontratë shqiptaro-maqedonase për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e mëtejshëm të Maqedonisë.

06:45
Kapet me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 38 vjeçar nga shqipëria është arrestuar nga policia e Veronas për trafik droge. Ai u kap me kokainë në Itali.

06:16
Sulm terrorist në Turqi, 4 të vdekur dhe 13 të plagosur

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë dje në mbrëmje. Mediat e huaja shkruajnë se një shpërthim i fuqishëm ekslozivi ka shpërthyer në zonën Kulp të Dijarbakirit.

05:12
Ronaldo apo Andre Silva, ja kë zgjedh modelja shqiptare

Erjona Sulejmani vazhdon të tërheq vëmendjen e mediave rozë në Itali. Ish-bashkshortja e Blerim Dzemailit është kthyer në një personazh shumë të dashur për mediat pas pjesëmarrjes në disa reality-show.

03:18
Rasti Bolton/ Trumpi nuk duron kritika

Johln Bolton është i njohur si një mbështetës i denjë i teorisë së luftës. Me shkarkimin e tij nga posti i këshilltarit për siguri, Trumpi ka larguar nga Shtëpia e Bardhë një prej kritikëve të fundit të mbetur.

02:37
Rusi, policia valë bastisjesh ndaj zyrave të udhëheqësit të opozitës

Policia ruse filloi një valë bastisjesh në dhjetëra qytete në orët e para të së enjtes ndaj mbështetësve të udhëheqësit opozitar Alexey Navalny.

01:46
Limaj: Jam gati të qeveris Kosovën

Koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë kanë mbajtur sot konventën, ku Fatmir Limaj është nominuar për kryeministër të Kosovës. Para qindra të pranishmëve, Limaj tha se koalicioni i tyre është bashkuar për të bërë shtetit, teksa u shpreh i gatshëm për të qeverisur me Kosovën.

01:11
Video/ Përmbytje masive në Spanjë, dy të vdekur

Një stuhi e madhe shiu ka ‘pushtuar’ veri-lindjen e Spanjës e cila ka sjellë përmbytje të shumta.

00:48
Samiti i Pragës/ Haradinaj nuk morri pjesë, shkak fushata në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nuk po merr pjesë në takimin e ftuar nga Republika e Çekisë për marrjen e presidencës së Grupit të Vishegradit, në të cilin janë ftuar kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

00:33
Paralajmëroi Shqipërinë për bllokimin e negociatave, ja ku do mbahet takimi Mitsotakis-Rama

Takimi Mitsotakis-Rama pritet të realizohet në Nju Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

00:15
Perez: Provuam por nuk ja dolëm, tentojmë sërish për Pogba dhe Mbappe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka konfirmuar në një takim me aksionarët e klubit se ka tentuar gjithçka për t’i bërë dhuratë trajnerit Zinedine Zidane mesfushorin francez Paul Pogba.

E enjte, 12 Shtator 2019
23:36
Duka: Zgjedhje me Ramën kryeministër nuk ka, Dudushi: Aksioni i opozitës ka dalë huq

Debatet e zjarrta u zhvilluan në Open në Top Channel. Gazetari Alban Dudushi ka debatuar me kryetarin e Partisë Agrare Agron Duka.

22:54
Diskutimet në media për marrëveshje PS-PD, reagon Basha: Gënjeshtra dhe sajesa

Në media janë shtuar ditët e fundit diskutimet për një marrëveshje të mundshme midis Edi Rama dhe Lulzim Bashës. Por këto qëndrime janë kundërshtuar ashpër mbrëmjen e sotme nga kryeopozitari Basha, i cili thotë se gënjeshtrat dhe sajesat bëhen për të hequr vëmendjen e njerëzve nga vjedhjet.

22:46
Camila Cabello akuzohet se e puth keq të dashurin, Shon Mendes

Çifti i njohur i këngëtarëve, Shaën Mendes dhe Camila Cabello, u akuzuan nga ndjekësit e tyre në Instagram se nuk dinin të putheshin.

22:37
“Arenës Kombëtare” i jepet dora e fundit, nis shtrimi i fushës

Ka nisur shtrimi i fushës me tapetin e gjelbërt në stadiumin “Arena Kombëtare”. Punimet në stadiumin më të ri të Shqipërisë janë drejt përfundimit dhe ai pritet të jetë gati deri në nëntor të 2019-ës.

22:35
I martuan bretkosat prej thatësirës, i divorcuan pas përmbytjeve

Nuk është e lehtë ta kontrollosh fuqinë e dashurisë, dhe një fshat në Indi e mësoi me pahir.

22:25
Gazetari Veliu në “Open”: Kriza politike, sfidë për zgjidhje SHBA-Gjermani

Në një lidhje direkte për emisonin “Open” në Top Channel, gazetari politikës, Muhamed Veliu, solli detaje të reja për tentativat e uljes në tryezën e dialogut Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

22:18
Ngjela: Rama dhe Basha kanë interes mos ndryshimin e sistemit

Duke diskutuar për një marrëveshje Rama-Basha, avokat Spartak Ngjela tha në emisionin “Open” në Top Channel se marrëveshja është në interes të të dyve, pasi nuk duan ndryshimin e sistemit.

22:14
Finalistët e konkursit “Komedia në natyrën e egër 2019”

Njerëzit nuk janë të vetmit që bëhen pjesë e komedive. Çdo vit organizohet një konkurs me fotot më komike nga natyra e egër, e quajtur “Komedia në natyrën e egër”

22:09
Vuçiç: Nuk është e thjeshtë që Çekia të tërheqë njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha se nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

22:01
Chloe, për pak sa nuk “shpërthen”! (FOTO)

Chloe Khan nuk ka ndër mend të ndalet.

21:59
Agjenti 007 ndiqet nga armiqtë dhe qyteza fiton 12 milionë euro

Nëpër rrugët e një qyteti të vogël në Itali, Matera, kriminelë të rrezikshëm po u japin makinave me shpejtësi, me siguri që për të vrarë agjentin 007, dhe kjo s’ka si të jetë më mirë për banorët.

21:57
Rudina Hajdari: Marrëveshja Rama-Basha në fillim të 2020-s; do jetë fundi i kreut të PD

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari beson se do të arrihet një marrëveshje midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, dhe diçka të tillë e ka paralajmëruar më parë.

21:52
SHBA, Trump merr masa kundër cigares elektronike

Kohët e fundit janë raportuar shumë raste me të rinj që u janë dëmtuar mushkëritë shumë keq nga konsumimi i cigareve elektronike. Kjo duket se ka ndikuar edhe presidentin amerikan, Donald Trump.

21:43
Me kallashnikov në dhomën e zhveshjes së sportistëve

Ekipet sportive që fitojnë një ndeshje të rëndësishme si derbit, zakonisht festojnë fillimisht në fushë, me lojtarët e tifozët.

21:36
Angelina, si ja del?! Sekreti për të rritur mirë adoleshentë

Angelina Jolie ka zbuluar disa detaje më personale të jetës së saj si mama e gjashtë fëmijëve, të cilët tashmë po bëhen adoleshentë të pavarur.

21:30
Agron Duka: Shqiptarët nuk e mbështesin një pakt Rama-Basha

Sipas Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, kriza politike nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje individuale midis Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

21:22
Abilekaj: Basha nuk mund të bëjë marrëveshje me Ramën pa LSI-në

Gazetari Enton Abilekaj mendon se kryeopozitari Lulzim Basha nuk mund të bëjë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, për zgjidhjen e krizës politike, pa përfshirë aty edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

20:43
“Fiks Fare”/ I vjedhin motorin, policia gjobit hajdutin, lekët ia kërkon pronarit

Fiks Fare denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila i ka vendosur gjobë një hajduti se lëvizte me motorr pa siguracion, kontroll teknik dhe pa patentë me mjetin e vjedhur!

20:35
E pushuan nga puna sepse hëngri një mollë, historia e pazakontë e Malda Susurit

Pas shkëputjes nga muzika, Malda Susuri u rikthye në qendër të vëmendjes përmes ekspozitës “Molla”, projekt që synon promovimin e të drejtave të grave në Kosovë.

20:32
Dikur vajza e bukur që kërkonin televizionet, por ja sa në formë është sot Jerina Lalaj

Jerina Lalaj ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një intervistë të sinqertë, ku foli për jetën personale, etiketimin si “biondja bukuroshe e bllokut” dhe avantazhet e sfidat e të qenit një grua e suksesshme në karrierë.

20:22
Sandër Ruci show/ Aktori shkodran rikthehet nga mërgimi me një shfaqje

Prej 15 vitesh jeton në Amerikë, por pushimet e verës i kalon në Shqipëri. Edhe këtë vit mjeshtri i madh, Sandër Ruçi u rikthye ne Shkodër me recitalin e tij të 12-të në teatrin Migjeni.

20:17
Kejsi nuk i kurseka kritikat për Sabianin, madje i duket edhe pak “demode”

I ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Sabiani jo vetëm sqaroi deklaratën e bujshme se showbiz-i shqiptar është një bordello e madhe, por tregoi edhe më shumë për marrëdhëniet me të bijën, Kejsin, temë kjo që gjithnjë ka ngjallur interes për mediat.

20:08
Për Sabianin showbizi-i shqiptar mbetet bordello dhe kësaj radhe s’ka lidhje aspak me klipin!

Mjaftoi titulli “Big Bordello” që Sabiani përdori fillimisht për klipin e tij të fundit dhe i gjithë rrjeti u bë “lëmsh”.

20:05
“Xhelati” që thyhen rekordet, drama që çel sezonin e Teatrit Kombëtar

Kur dramaturgu i mirënjohur anglez, fitues i Academy Award, Martin McDonagh shkroi dramën “Xhelatët” kishte ndërmend të sillte ngjarjet e Anglisë së viteve ‘60.

20:00
Prezantohen kartëmonedhat e reja, si do të duken 2000 dhe 5000 lekëshi

Banka e Shqipërisë ka prezantuar prerjet e reja të kartëmonedhave 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë. Kartëmonedhat do të kenë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njejtat.

19:55
“Infarkti gjatë seksit në udhëtim pune dëmshpërblehet si aksident në vend pune”

Gjykata e Apelit në Paris ka vendosur se nëse të ndalon zemra kur je duke bërë seks gjatë një udhëtimi pune, do të quhet “aksident në vend pune” dhe do të dëmshpërblehet si i tillë.

19:53
Të hënën nis shkolla, përgatitjet e fundit për blerjen e librave

4 ditë para nisjes së mësimit për nxënësit e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm, radhët e gjata janë krijuar pranë librarive ku shiten librat.

19:47
Letra sekrete e Metës. Deputetët kërkojnë kreun e SHISH të rrëfehet

Kreu i SHISH, Helidon Bendo thirret në seancë dëgjimore të Komisionit të Sigurisë për të dëshmuar në lidhje me shkresën sekrete çuar Presidentit të Republikës me informacion se me datë 8 qershor gjatë protestës së opozitës do të digjej Kuvendi.

19:40
Bushati flet si opozitar, ish-ministrit socialist i përgjigjet nga opozita e re, Halit Valteri

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati vijoi zërin kritik brenda mazhorancës.

19:33
Në stadium pa paga, te “Loro Boriçi” në Shkodër s’paguhen as trajnerët

Prej 5 muajsh, rreth 30 punëtorë nën varësinë e bashkisë së Shkodrës, që mirëmbajnë stadiumin “Loro Borici” dhe fushën sportive “Reshit Rusi” dhe 15 trajnerë të akademisë Vllaznia kanë pa marrë rrogat. Sipas tyre, ngërçi qëndron tek marrëdheniet mes bashkise së Shkodrës dhe institucionit të prefektit. Në mbeshtetje të tyre doli edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Shkodër.

19:25
Kryemadhi takon ambasadorin gjerman: Të tejkalojmë sa më parë krizën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e Berlinit për afrimin e rajonit me Bashkimin Europian, e në veçanti për mbështetjen e Shqipërisë përmes investimeve nga Banka Gjermane për Zhvillim, kfË dhe projekteve zhvilluese nga GTZ.

19:06
11-shja që do të mposhtte çdo ekip futbolli në planet

Sipas rrjetit të kanaleve televizive sportive, ESPN, kjo është 11-shja më e mirë e futbollistëve në botë.

18:59
OKB: Në vitin 2100 këto do jenë shtetet më të populluara të botës

Më shumë se 11 miliardë njerëz do të jetojnë në Tokë në vitin 2100. Një shifër shumë më e lartë nga sa është sot, kur jetojnë 7.7 miliardë njerëz.

18:59
Lind foshnje të një rrace tjetër, padit klinikën e fertilitetit

Një çift nga Nju Xhersi ka paditur spitalin ku shkuan për trajtime fertiliteti, pasi sollën në jetë një foshnje të një rrace tjetër.

18:54
Plane për një takim Rama- Mitsotakis

Korrespondenti i Top Channel-it nga Selaniku, Aleksandër Marku raporton për një takim të mundshëm mes dy kryeministrave të Shqipërisë dhe kryeministrit të ri grek.

18:42
Valon Berisha ndër më të mirët, vlerësimi nga UEFA për ndeshjen me Anglinë

Paraqitja e mirë e Kosovës në transfertën ndaj Anglisë në eliminatoret e Europianit 2020 nuk u la në hije pavarësisht humbjes në stadiumin e Sauthempton-it, por spikatën gjithashtu lojtarë të veçantë.

18:30
iPhone-t e rinj tmerrojnë njerëzit, kamera e trefishtë shkakton tripofobi

Të martën, iPhone hodhi në treg tre modelet më të fundit; iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, shumë më të avancuar se paraardhësit e tyre, respektivisht iPhone XS, XS Max dhe XR.

18:29
Rita Ora si të gjithë shqiptarët! (FOTO)

Turqia vazhdon të jetë destinacioni turistik më i zgjedhur nga shqiptarët, ashtu siç treguan dhe statistikat e Unionit Turistik Shqiptar për vitin 2019.

18:17
Akuzoi Neymarin, tani përballet vetë me ligjin

Policia braziliane ka ngritur padi kundër një modeleje e cila kishte akuzuar yllin e futbollit, Neymar, se e kishte përdhunuar në një hotel në Paris. Modelja tani akuzohet për shantazh.

18:07
I thanë se nuk di të luajë futboll në kalçeto, plagos një 40 vjeçar në mes të fushës

Një episod për kronikën e zezë, por që zanafillën e ka pas një përplasjeje në rrjetet sociale për futbollin. Ndodhi në San Cipriano d’Aversa, në provincën e Casertas, në Itali. Një burrë 48 vjeç nuk ka mundur t’i kapërdijë ofendimet në Whatsapp të një 38-vjeçari për aftësitë e tij futbollistike, ndaj me pistoletën në brez ka shkuar në një fushë minifutbolli (kalçeto) ku po luante “armiku” i tij.

18:00
4 ushqime shumë më të dëmshme se cigarja

Një dietë jo e balancuar është duke vrarë për çdo ditë, shumë më shumë njerëz se duhanpirja. Studime të vazhdueshme kanë vënë re se mungesa e disa lëndëve ushqyese, ashtu si edhe teprica e tyre ndikojnë negativisht në trupin e njeriut.

17:54
Ariu me të cilin bënte mundje në fëmijëri i hap telashe kampionit

Kampioni i UFC për pesha të lehta, Khabib Nurmagomedov, u kthye në Rusi ku takua me një ari të murrmë dagestani.

17:42
Artan Hoxha zbulon skenarin e letrës sekrete të Metës

Gazetari Artan Hoxha kërkon nga Presidenti i Republikës që të bëjë publik informacionin për planin e pretenduar për djegien e Kuvendit më 8 qershor. Në emisionin “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se Ilir Meta ka detyrimin të bëjë publik informacionin për grupin që synonte trazirat gjatë protestës së opozitës.

17:30
I bllokojnë Facebook-un kryeministrit, përdori “gjuhën e urrejtjes”

Facebook ka pezulluar për 24 orë faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për shkak të shkeljes të politikës së kompanisë që lidhet me përdorimin e gjuhës së urrejtjes.

17:20
Artan Hoxha: Vetting-u në polici është formal

Për gazetarin Artan Hoxha, vetting-u në radhët e Policisë së Shtetit është ndryshuar gjatë rrugës. Gjatë emisionit “Top Talk” në Top Channel, Hoxha tha se ky proces nuk është finalizuar ashtu siç u tha në fillim.

17:16
U shkatërruan 4 grupe kriminale, reagon Lleshaj: Lufta kundër krimit të organizuar do njohë vetëm përshkallëzim

Pas deklaratës së përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku u bë me dijeni finalizimi i një operacioni 3-vjeçar që solli shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, 57 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

17:11
“Ish-komandot kanë mbetur pa punë”, Hoxha: Po përdoren si ekzekutorë të grupeve kriminale

Teksa komentonte krijimin e strukturës së re policore, FAST, gazetari Artan Hoxha tha në emisionin “Top Talk” në Top Channel se përfshirja e ish-komandove është një hap pozitiv, pasi një pjesë e tyre mbeten të papunë kur kthehen nga misionet e NATO-s.

17:05
Zëdhënësi i Presidentit ironizon Ballën: Kandidaturat për KLSH të papërshtatshme, nuk janë dënuar për trafik droge

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka ironizuar deklaratën e Taulant Ballës, kreu i Grupit Parlamentar të PS, se asnjë nga kandidaturat e propozuara nga Ilir Meta nuk janë të përshtatshme për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

17:04
Vështirësi për ilaçe dhe ushqime të freskëta? Me çfarë pritet të përballet Britania

Plani i një Brexit-i pa marrëveshje mund t`i sjellë Britanisë vështirësi në sigurimin e ilaçeve dhe ushqimeve të freskëta.

16:57
Veshjet më ikonike të Kim! (FOTO)

Me 147 milionë ndjekës në Instagram, padyshim që ajo është një ikonë e rrjeteve sociale.

16:54
Kryeministri Johnson gënjeu mbretëreshën? Çfarë fshihet pas pezullimit të parlamentit

Boris Johnson mohoi ta ketë gënjyer mbretëreshën Elisabetë mbi arsyen e pezullimit të parlamentit, ndonëse raporte të tilla mbushën mediat në Britani.

16:40
Hetim 3-vjeçar/ Shkatërrohen 4 grupe kriminale, 57 të arrestuar dhe 8 në kërkim

Në një deklaratë të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda është bërë me dijeni finalizimi i një operacioni 3-vjeçar, kryesisht mes shtetit shqiptar dhe atij grek, por që gjithashtu ka përfshirë edhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, i cili ka bërë të mundur shkatërrimin e 4 grupeve kriminale në fushën e narkotikëve.

16:38
Zhvishet pas 28 vjetësh Demi Moore (FOTO)

Edhe pse është 56 vjeç, kjo nuk do të thotë se Demi Moore nuk mund të zhvishet në kopertinën e një reviste.

16:36
Artan Hoxha në ‘Top Talk’: Ju tregoj misionin antikrim të “50 specialëve” të FAST

Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar sot në emisionin “Top Talk” në Top Channel për të folur mbi strukturën e re policore që do të ngrihet, e quajtur FAST, dhe që do të përballet me nivelin e lartë të krimit të organizuar.

16:23
Pas sherrit në emision, burri i ministres Shahini merret në pyetje

Aktualisht, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës po intervistohet bashkëshorti i ministres Besa Shahini, Dardan Molliqaj, anëtar i Partisë Socialdemokrate.

15:54
Mazhoranca rrëzon me votë në parlament 8 dekretet e Presidentit Meta

Pavarësisht paralajmërimit të kreut të opozitës Lulzim Basha, për mos të votuar dy koncesionet e rrugëve Milot Balldre dhe Orikum Dukat, deputetët i votuan këto dy projekte si dhe 6 projektligje të tjera të kthyera nga presidenti republikës, Ilir Meta.

15:35
Presidenca për “Të Çmendurën E”: Raporti OSBE/ODIHR provon kapjen e shtetit nga Rilindja moniste

Përmes një postimi të pak minutave më parë në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi shkruan se raporti final i OSBE/ODIHR për dekretin kushtetues të Presidentit Meta dhe sipas tij, edhe për sjelljet antikushtetuese të Kuvendit, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, i provojnë të gjithë botës demokratike kapjen e shtetit nga Rilindja moniste.

15:35
SHBA kufizon azilin. Rregullat e reja të Trump marrin miratimin e gjykatës

Duke përmbysur një politikë disa vjeçare, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara miratoi planet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për të kufizuar numrin e emigrantëve që kanë të drejtë të kërkojnë azil.

15:27
Fieri me stadium të ri/ FSHF do të restaurojë edhe impiantin “Loni Papuciu”

Përveç arenës Kombëtare dhe stadiumit të Kukësit që janë në punim e sipër, duket se Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverisjen qendrore dhe lokale po planifikojnë rikonstruksionin e stadiumit “Loni Papuciu” të qytetit të Fierit.

15:25
Përplasen 2 automjete në Paskuqan, 4 të aksidentuar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në kryeqytet, në zonën e Paskuqanit.

15:23
Kopshtarët e rinj, kurse për të mirëmbajtur kopshtet me lule në Elbasan

I njohur si qyteti i luleve, Elbasani duket se po i rikthehet traditës së tij të kopshtarisë.

15:21
Mjekët shëtitës nga Tirana në Lezhë, mungojnë specialistët

Vitet e fundit kemi dëgjuar gjithmonë dhe më shumë që shumë mjeke po largohen nga Shqipëria për arsye të ndryshme siç janë kushtet e vështira në punë, mungesa e sigurisë dhe sigurisht pagat shumë të ulëta.

15:18
Në rradhë për pronat. Ankesa të shumta të banorëve të Vlorës për Kadastrën

Asnjë qytetar nuk i shpëton dot sorollatjes nga një zyrë në tjetrën në zyrën e Kadastrës Vlorë.

15:13
Anulohet ndërtimi i tunelit, lihet në mes rruga Kardhiq-Delvinë

Ministria e Infrastrukturës ka anuluar tenderin 23 milionë euro për lotin e 7 të rrugës Kardhiq-Delvin, duke udhëzuar autoritetin rrugor ti transferojë paratë në projekte të tjera me ecuri më të mirë realizimi.

15:06
Gjyqi për Suel Çelën, humbën provat në dosje. Prokurori bën të paditurin

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Prokuroria e Elbasanit , Prokuroria e Përgjithshme dhe Laboratori i Kriminalistikës, kanë ngritur supet para pyetjes së Gjykatës, se ku janë provat materiale, sipas të cilave akuzohet shtetasi Suel Cela dhe dy të tjerë.

15:01
Nëna i mbante fëmijët mes plehrave dhe jashtëqitjeve

Pronari i një shtëpie në Birmingam të Anglisë, cilën e kishte dhënë me qira, zbuloi se nëna që jetonte aty i mbante katër fëmijët mes jashtëqitjeve, mykut dhe plehrave.