Foto ilustruese

Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë pasi i ka rënë zjarri teksa ka qenë në parkim, bën me dije policia.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zef Jubani” dhe dyshohet se zjarrvënia nuk ka qenë e qëllimshme por ka ardhur nga një defekt.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 17:40 në rrugën “Zef Jubani” është përfshirë nga flakët në parkim, automjeti në pronësi të shtetasit E. A, ku si pasojë është djegur plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë aksidental si pasojë e një defekti.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel