Video/ Aksident horror, makina del nga rruga dhe rrotullohet 360 gradë; shoferi filmon gjithçka

13/01/2020 16:52

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Konetikat (Connecticut) të SHBA-së, ku si pasojë një automjet ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar 360 gradë.

Në videon e bërë virale shihet 23-vjeçari Kenneth Hofler, i cili është duke udhëtuar me makinë me një shpejtësi 160 kilometra në orë, madje edhe duke e filmuar këtë veprim të kryer prej tij. Ai nuk hezitoi që të ulte dhënien e gazit edhe në momentin që shpejtësia e makinës u regjistrua nga një radar i policisë. Edhe pse patrulla e policisë e evidentoi se Hofler po ecte me një shpejtësi tej normave të lejuara ata nuk u vendosën në ndjekje të të riut për ta ndaluar atë.

Por gjatë udhëtimit në autostradën I-95 në Konetikat, 23-vjeçari u ndesh me një kthesë të papritur që iu shfaq përpara. Ai tentoi me të gjithë mënyrat për ta kthyer në drejtimin e rrugës automjetin e tij, por shpejtësia e madhe nuk bëri makinën që t’u përgjigjej komandave të përdorura. Si pasojë, ai kryen një rrotullim 360 gradë dhe përfundon jashtë rrugës.

Fatmirësisht nga ky incident Hofler ia arriti që t’ia dalë me lëndime jo serioze, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për makinën e tij, e cila u shkatërrua pothuajse në të gjithë pjesët e saj. Pas kontrolleve të kryera nga policia, në brendësi të makinës të riut u gjet një sasi prej 30 gramë marijuanë.

Top Channel