Turkish Airlines anulon disa fluturime në Itali për datën 14 janar

13/01/2020 18:15

“Për shkak të grevës së kontrolluesve italianë të trafikut ajror kompania turke «Turkish Airlines» (THY) ka anuluar fluturimet për në Romë, Venecia dhe Milano, të planifikuara për 14 Janar 2020, njoftojnë nga Zyra e Këshilltarit të kompanisë për Mediat.

“Turkish Airlines” (THY) ka anuluar fluturimet për në Romë, Venecia dhe Milano të planifikuara për datën 14/01/2020.

Njoftimi është bërë nga Këshilltari i Kompanisë për Mediat, Jahja Ystyn (Yahya Üstün) përmes një postimi që ka bërë në «Twitter».

“Për shkak të grevës së kontrolluesve italianë të trafikut ajror, planifikuar për datën 14 janar 2020, janë anuluar reciprokisht fluturimet sipas detajeve të mëposhtme: TK1865-TK1866 Stamboll-Romë-Stamboll, TK1871-TK1872 Stamboll-Venecia-Stamboll, TK1895- TK1896 Stamboll-Milano-Stamboll”, thuhet në njoftimin në fjalë.

Top Channel