Nora Malaj: Peng që kam vetëm një fëmijë, fajin e ka politika!

13/01/2020 19:34

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Nora Malaj foli për marrëdhëniet me bashkëshortin, djalin, nusen, por edhe një peng që i ka ngelur në jetë.

Ajo e konsideroi peng të qenurit nënë e një fëmije të vetëm, duke shtuar se përfshirja në politikë që në moshë të re, “e pengoi” për të patur një tjetër fëmijë.

Thënë këtë, Nora u bëri thirrje të gjithë të rinjve që të investojnë te familja, pasi në fund të ditës ajo mbetet gjëja më e rëndësishme.

 

 

Top Channel