Mbretëresha ka rënë dakord për një “periudhë tranzicioni”, në të cilën Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Megan do të kalojnë kohën në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo tha në një deklaratë se është “plotësisht mbështetëse” e dëshirës së tyre për një rol të ri, por “do të preferonte që ata të mbeten anëtarë pune me kohë të plotë të Familjes Mbretërore”.

Ka më shumë punë për të bërë për “çështjet komplekse” por ajo pret që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim.

Top Channel