“Zinedin Zidan është një bekim nga parajsa dhe shpresojmë që të qëndrojë sa më gjatë te Reali i Madridit, e të na japë kënaqësi të tilla”.

Me këto fjalë presidenti i Realit të Madridit Florentino Perez, nuk u kursye aspak në drejtim të trajnerit Zidan, që e cilësoi si njeriun me më shumë merita për ringritjen e klubit, dhe suksesin në Superkupën e Spanjës ndaj Atletikos, pas penalltive në stadiumin e Xhedah në Arabinë Saudite.

Blankos barazuan 0-0 në derbin e zhvendosur mijëra kilometra larg por pas 120 minutash arritën të dominojnë në goditjet e 11 metërshave King Abdullah Sports City Stadium. tani Zidentin Zidan mund të krenohet për një mesatare të frikshme me 9 finale dhe 9 fitore.

“Zidane ka shumë trofe dhe ne jemi shumë të lumtur për të. Shpresoj që ai të fitojë më shumë me ne pasi ka një marrëdhënie të dashur me Real Madridin. Ai vendosi të pushonte për një vit dhe tani ai është rikthyer me energji të ripërtëritur. Zidane është një bekim nga parajsa. Erdhëm pa disa lojtarë të tillë si Hazard, Benzema apo Bale dhe trajneri ishte në gjendje të bashkonte ekipin”

Zinedin Zidan u largua nga Reali në Majin e vitit 2018 por u josh për tu rikthyer sërish te Blankos, më pak se një vit distancë, pas shkarkimeve të Hulen Lopetegi dhe Santiago Solarit.

Top Channel