E shtunë, 14 Shtator 2019
02:37
Statuja e mareshalit sovjetik shkakton përplasje diplomatike midis Rusisë e Çekisë

Një votim në asamblenë e një qarku të Pragës për të hequr një statujë të mareshalit sovjetik, Ivan Konev, shkaktoi përplasje diplomatike midis Rusisë dhe Republikës Çeke.

01:33
Foto/ Njihuni me basketbollisten që po ‘çmend’ rrjetin me format e saj

Valentina Vignali “godet” sërish. Basketbollistja, modelja dhe blogerja italiane, një nga protagonistet e edicionit të fundit të “Grande Fratello” dhuron spektakël në për ndjekësit e sak në Instagram.

00:49
Turqi/ Qëndruan 142 ditë në burg, lirohen 5 gazetarët e medias opozitare

Pesë ish-gazetarë të së përditshmes opozitare “Xhumuriet”, përfshirë karikaturistin e shquar Musa Kart, që qëndruan në burg plot 142 ditë u liruan nga burgu të enjten në mbrëmje.

00:22
Shokon trajneri i Valencias: Më shkarkuan sepse fitova Kupën e Mbretit

Surpriza e javës nga Spanja, erdhi nga klubi i Valencias, që në mënyrë tërësisht të befasishme, vendosi të shkarkojë trajnerin Marcelino, ndonëse ky i fundit arriti të realizojë objektivat që i ishin ngarkuar nga drejtuesit.

E premte, 13 Shtator 2019
23:50
Spitali përfshihet nga flakët, 11 të vdekur

Një zjarr i fuqishqm shpërtheu në spiatlin Badim të Rio De Janeiros. Nga zjarri gjetën vdekjen 11 persona.

22:57
Fillon detyrën ambasadorja e re amerikane në OKB

Ambasadorja e re amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara filloi detyrën të enjten. Kelly Knight Craft nuk do të ketë shumë kohë për t’u ambientuar, pasi ajo arrin pak më shumë se një javë para mbledhjes vjetore të udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në OKB, Margaret Besheer sjellë hollësitë.

22:38
Një komedi e vërtetë! I keni parë ndonjëherë kafshët të bëjnë kështu?

Peshq të frikësuar, arinj të ndrojtur, dhe zogj që ishin thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

22:24
Katër motrat bëjnë të njëjtën foto për 40 vite

Lidhja mes fëmijëve të një familjeje është shumë e fortë. Motrat e vëllezërit krijojnë gjithnjë një marrëdhënie të veçantë me njëri-tjetrin.

22:18
“Trajner i ri, Prishtinë e vjetër”, Plaku i jep fitoren Llapit në kryeqytet

As ndryshimi në pankinë, ku Mirel Josa i la vendin Bylbyl Sokolit, nuk i mjaftoi Prishtinës që të rikthehet te suksesi, teksa kryeqytetasit pësuan humbjen e dytë sezonale mbrëmjen e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Llapit të Podujevës.

22:01
Jetën për një “selfie”

Dëshira për të pasur sa më shumë ndjekës e sa më shumë shikime në rrjetet shoqërore i ka shtyrë njerëzit të rrezikojnë jetën për një foto të veçantë me celular.

22:01
Fotoja seksi e aktores 74 vjeçare, zbulohet e vërteta…

Ishte fotoja me bikini në një plazh të Italisë në vitin 2008 që i dhuroi aktores Helen Mirren reputacionin si një femër super seksi.

21:55
Spahiu: E dashur Rudinë. Ja si Berisha sulmonte babanë tënd Azemin

Kreshnik Spahiu pavarësisht se tashmë jeton në Gjermani, duket se vazhdon ta ndjekë politikën shqiptare.

21:30
Itali, vdes shqiptari duke punuar në ndërtim

Një ngjarje e rëndë tragjike ka ndodhur këtë mëngjes në Altamura, ku një shqiptar 28 vjeç i quajtur Kreshnik Gockaj, ndërroi jetë duke punuar në ndërtim.

21:22
Rekord i vendosur para 70 vitesh, Lukaku mund ta arrijë nesër

Romelu Lukaku ishte blerja më e bujshme e Interit gjatë merkatos së verës dhe starti i aventurës së tij me zikaltrit ishte perfekt, duke shënuar nga një gol në dy ndeshjet e para të kampionatit italian.

20:57
Makinat më interesante që u paraqitën në Frankfurt 2019

Në Frankfurt u mbajt edhe këtë vit panairi i makinave, ku marka të ndryshme prezantojnë modelet e tyre të reja dhe konceptet për të ardhmen.

20:52
Kryemadhi: Shpresoj që data 18 të jetë një dritë jeshile për shqiptarët

“Sa më shumë të zgjaten negociatat, aq më shumë do të rriten edhe distancimi, vuajtjet, mjerimi, varfëria e shqiptarëve’, kështu ka kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për sa i takon vendimit që pritet në tetor.

20:45
Fiks Fare/ QSUT nuk ka mjekim për hepatitin B, pacientët e blejnë 150 mijë lekë

Prej disa kohësh në Qendrën Spitalore Universitare ” Nënë Tereza” mungon ilaçi për hepatitin B i cili rimbursohet nga shteti.

20:43
Dënohet princesha saudite. Rrahu hidraulikun e saj në Paris

Princesha saudite Hassa bint Salman është dënuar me 10 muaj burg nga një gjykatë franceze, pasi rrahu një hidraulik në Paris.

20:38
Durrës/ Zjarr në katin e 10 të një pallati

Në katin e 10-të të një pallati pranë ish-URT-së në qytetin e Durrësit mësohet se ka rënë zjarr.

20:30
Njëzet muaj burg për nxitje terrorizmi dhe kërcënim të kryeministrit të Kosovës

Një gjykatë në Prishtinë e dënoi një shtetas të Kosovës me gjithsej 20 muaj heqje lirie nën akuzat për nxitje të veprave terroriste dhe armëmbajtje pa leje.

20:14
Video/ Zjarr në Qerret

Sot pasdreke një zjarr ka rënë në brezin e barishteve përgjatë aksit Golem-Kavajë të rrugës dytësore, konkretisht në Qerret.

20:07
Foto/ Njerëzit që duken sikur kanë ardhur nga një planet tjetër, por nga cili?

Disa njerëz kanë një imagjinatë përtej normales, aq sa duket sikur nuk i përkasin këtij planeti.

19:58
Ditët europiane në Elbasan/ Ekspozitë artizanale me kostumet e zonës

Ditët europiane të trashëgimisë kanë gjallëruar Elbasanin me një sërë aktivitetesh të cilat synojnë promovimin e vlerave tona kulturore.

19:54
Pasi martoi të bijën, Stefi Prifti “thumbon”vëllanë: Endri s’ka bërë dhuratë akoma!

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Stefi Prifti rrëfeu me detaje gjithçka ndodhi në dasmën e vajzës së tij të madhe, Marias.

19:54
Dikur ortakë në biznesin e përbashkët, Stefi Prifti zbulon “zënkën” me Aurela Gaçen

Vëllezërit Prifti dhe këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, ishin dikur bashkëpronarë të një prej klubeve më të mëdha të natës, e pikërisht pas mbylljes së biznesit në fjalë, u fol për një “prishje” të miqësisë së tyre.

19:52
Zjarr i madh përfshin Golemin – FOTO

Burime për Top Channel kanë bërë me dije se një zjarr i madh ka rënë në qendër të Golemit në Kavajë.

19:44
Burrat bëjnë punë shtëpie/ Si ka ndryshuar në pak vite mentaliteti

Studim i fundit i Institutit të Statistikave në vitin 2011 për ‘Përdorimin e Kohës sipas Gjinisë’ tregon se meshkujt merren shumë pak me punët e shtëpisë krahasuar me gratë. Por 8 vite më vone duket se situata ka ndryshuar.

19:38
Paditet vjedhësi i Digitalb/ Piraton në Kukës programet. Kërkohet ndërhyrja e autoriteteve

Operatorë të paligjshëm vazhdojnë t’u ofrojnë qytetarëve kanale televizive kundrejt pagesës, pa pasur kontrolle apo verifikime nga autoritetet.

19:37
Fotoja e ditës/ Merkel në dorë me “Edi Rama Work”

Kryeministri Edi Rama ka cilësuar si foton e ditës, foton ku ka pozuar me Merkel, ku kjo e fundit mban në dorë punët e tij artistike.

19:34
Nga numri i të ftuarve te “dorovitjet”, Stefi Prifti zbulon çdo detaj nga dasma e së bijës

Këtë fundjavë, Stefi Prifti martoi vajzën e tij të madhe në një dasmë me shumë të ftuar, që ka ngjallur interes të veçantë për mediat gjatë gjithë këtyre ditëve.

19:31
15 ishuj sekretë në Europë (FOTO)

Harrojeni makinën! Vishni këpucë të rehatshme dhe bëhuni gati të eksploroni ishujt më sekretë në Europë.

19:24
(Fotot)/ Gjobë ”Ferrarit” të parkuar gabim në Tiranë

Një tjetër makinë luksoze u gjobit dje në Tiranë, për shkak të parkimit të gabuar në rrugët e kryeqytetit.

19:16
Përmbytje të tmerrshme në Spanjë

Një ftohje e papritur e motit ka shkaktuar shira të rrëmbyeshëm në Spanjë, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, si dhe tornado.

19:16
Shkodër/ E përplas kamionçina, në gjendje kritike 47 vjeçari

Një 47 vjeçar është aksidentuar pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës, në vendin e njohur si “Kolaudimi”.

19:05
Negociatat/ Cakaj: Gjermania mbështetëse e Shqipërisë për një vendim pozitiv

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj ka njoftuar përmes një statusi në Twitter se Shqipëria gëzon mbështetjen e Gjermanisë për një vendim pozitiv për negociatat në tetor.

18:59
Rihanna shtatzënë?!

Gjatë eventit të 5-të vjetor të “Diamond Ball” mbrëmjen e së enjtes, Rihanna ndaloi për të folur me “Essence”, kur duket se gjërat dolën pak “jashtë kontrollit”.

18:55
Pas ambasadorit gjerman, Rudina Hajdari takon Soreca-n: Shpreha nevojën për…

Deputetja Rudina Hajdari përmes një statusi në Twitter bën me dije se ka takuar sot ambasadorin e BE Ligi Soreca ku i ka shprehur nevojën për një sistem të ri zgjedhor, më gjithëpërfshirës dhe më demokratik.

18:50
I akuzuari për terrorizëm dënohet me 20 muaj burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit B.E, i cili është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej njëzet muajve për veprat penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

18:30
Negociatat/ Tusk në Tiranë javën e ardhshme

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, pritet të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Lajmin e dha sot ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca kur foli për krizën politike, reformën në drejtësi dhe negociatat.

18:29
Në zgjedhjet e 6 tetorit votohet vetëm me dokumente të Kosovës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe lidhur me udhëzimin administrativ të nxjerr nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes të cilit u ndalohet qytetarëve të votojnë me dokumente të tjera përveç atyre të Kosovës.

18:24
Hotel në Polin e Veriut! (FOTO)

Keni ëndërruar ndonjëherë të kaloni natën në një banesë eskimezësh “igloo” në Polin e Veriut?

18:01
Meta dekoron me titullin “kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” shoqatën “Bashkësia Dibrane”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë sot në Simpoziumin Shkencor: “110 vjet Kongresi i Dibrës – Ngjarje historike për kombin shqiptar”, që u zhvillua në ambientet e Akademisë së Shkencave.

17:59
Kandidatët demokratë sulmojnë Presidentin Trump dhe njëri-tjetrin

10 kandidatët kryesorë demokratë u përballën në një debat të gjallëruar mbrëmjen e së enjtes, duke shkëmbyer goditje për një sërë çështjesh, si dhe duke sulmuar njëkohësisht njeriun që duan të largojnë nga Shtëpia e Bardhë në zgjedhjet e 2020-tës, Presidentin republikan Donald Trump.

17:55
Kemioterapia që bën të mos bien flokët

Shkencëtarët e universitetit të Mançesterit kanë zbuluar një strategji të re që s’do lejojë që pacientët të humbasin flokët gjatë kemioterapisë.

17:54
Vera 2019 e VIP-ave! (FOTO)

Vera e 2019 është në ditët e fundit të saj, megjithatë shumë personazhe të famshme duket se e kanë shijuar në maksimun, e disa të tjerë vazhdojnë ende.

17:49
PD: Takimet në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshijnë të vërtetën skandaloze të Ramës

“Asnjë takim në Berlin, Washington, Paris apo Bruksel nuk e fshin dot të vërtetën skandaloze se me Edi Ramën, njeriun që futi krimin në zgjedhje dhe qeveris me të, nuk ka për të pasur nisje të bisedimeve për anëtarësim”, kështu tha sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi teksa komentoi takimin e kryeministrit me zyrtarët gjermenë.

17:36
Marrëveshje Rama-Basha? Fahri Balliu në Top Talk: Prodhim i kryeministrit nga sikleti

Fahri Balliu mendon se nuk ka shanse për një marrëveshje të re Rama dhe Basha.

17:32
Top Talk/ Balliu: Viti 2021 nuk e gjen Ramën kryeministër

Në studion e Top Talk Fahri Balliu ka komentuar edhe raportin e Merkel me kryeministrin Edi Rama, nisur dhe nga një foto e fundit e të dyve ku kryeministri i ka dhuruar një pikturë. Sipas Balliut raporti nuk është ai që të duket, duke e cilësuar si negativ.

17:30
Nëna humb ndjenjat kur në derë i troket djali që kishte varrosur

Antonina Mikhailovna, një grua 62-vjeçare në Rusi, kishte raportuar në polici zhdukjen e të birit 43-vjeçar, Konstantinit, një javë pasi nuk kishte dëgjuar më asgjë prej tij dhe askush nuk e dinte ku ndodhej.

17:23
Vazhdon të mohojë operacionet plastike…Kylie, mendon se nuk shohim?!

“Jam e tmerruar…unë kurrë nuk do të bëja operacione,” ka qenë kjo deklarata e Kylie Jenner në shkurt të këtij viti gjatë një intervistë për revistën “Paper”, në të cilën miliarderja pranoi se vetëm kishte vendosur “fillers” në buzë dhe se nuk i ishte nënshtruar asnjëherë ndërhyrjeve kirurgjikale.

17:19
Një trup qiellor i panjohur po futet në sistemin tonë diellor

Një trup qiellor me shpejtësi shumë të madhe, i cili është nisur nga një tjetër sistem yjor, është duke udhëtuar drejt sistemit tonë dhekëtë tetor pritet të kalojë shumë pranë planetit Mars.

17:14
Gjermania, PO me kushte?/ Rama në Berlin takon Merkel. Deputetët gjermanë zbulojnë planin

Kur ka mbetur diçka më shumë se një muaj nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-s, kryeministri Edi Rama për më shumë se 40 minuta është takuar në Berlin me kancelaren Angela Merkel.

16:56
Rama flet pas takimit me Merkel: Do bëjmë çmos që zëri i Gjermanisë të jetë në favor të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama është prononcuar pas takimit që zhvilloi në Berlin me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Duke ruajtur konfidencialitetin formal të takimit, Rama shprehet: “Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme, një predispozitë shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë.”

16:53
Sekuestrohet kamionçina me 915 kg kanabis, arrestohet një shqiptar – FOTO

Një sasi prej 951 kg kanabis sativa janë sekuestruar nga Departamenti i Anti drogës së Epirit, në vendin e quajtur “Eleusa” në aksin që lidh Kakavijën me Janinën.

16:50
Ellen dhe Brad Pitt kanë patur të njëjtën të dashur!

Brad Pitt dhe Ellen DeGeneres kanë patur të njëjtën të dashur…shumë vite më parë.

16:50
Tmerri i infermieres shqiptare, vajza i vdes në duar teksa po e ndihmonte gjatë lindjes

Ishte e bindur se vajza e saj do ta kalojë procesin e lindjes me sukses si gjithë pacientet e tjera që i kalojnë nëpër duar. Prandaj vendosi që të futet në sallën e lindjes bashkë me të. Por infermierja nga Gjilani pa tmerrin me sy. Derisa po asistonte në lindjen e vajzës e cila solli në jetë djalin e dytë, ndodhi ajo që s’e priste.

16:46
Gjonaj në takim me përfaqësues të Bankës Botërore: Dakordësuam drejtimet kryesore bashkëpunuese

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka pritur ditën e sotme delegacionin e Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Mariam Salam. Temë e diskutimit mes tyre ka qenë ecuria e miratimeve të akteve nënligjore të Ligjit për “Falimentin në Republikën e Shqipërisë.

16:44
Pas 22 vitesh, Google Maps zgjidh misterin e burrit të zhdukur

Një burrë ishte zhdukur që 22 vite më parë, dhe më në fund u gjet vetëm sepse vuri re një makinë të mbytur pranë një lagjeje në Florida, duke e parë nga Google Maps.

16:36
“Engjëlli” kundra “Djallit”/ Kush do të fitojë?

Një qytetar i thjeshtë në Florida, ka fotografuar një moment magjik, ndërkohë që dielli perëndon në përvjetorin e 18-të të 11 shtatorit.

16:34
Nuk do ta besoni se me çfarë çmimi shitet piktura e Ramës në Berlin

Faqja “News Artnet” ka publikuar një listë me pikturat e edicionit “art berlin”, të cilat mund të blihen për një shifër që është më e vogël se 10 mijë euro. Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

16:27
Lopët ngordhin njëherazi, në mënyrë të frikshme

Një fermer në Teksas të SHBA-ve humbi 23 kokë bagëti, por mënyra se si kishin ngordhur krijoi një pamje të frikshme.

16:26
Fahri Balliu në Top Talk: Ja skenari opozitës për rrëzimin e Ramës

Në studion e Top Talk ditën e sotme në Top Channel ishte i ftuar Fahri Balliu, për të mësuar se nëse nga front i opozitës do ketë një lëvizje politike për situatën në vend.

16:21
Red Devils me probleme, 7 mungesa kundër Leicester City

Presioni për të marrë pikë dhe renditja që ka nevojë emergjente për përmirësim, e ka shtuar presionin te trajneri i Mancester Junaitid për ndeshjen e kësaj fundjave.

16:16
Bie në kontakt me rrymën elektrike, gjen vdekjen 32-vjeçari

Një 32-vjeçar ka gjendur vdekjen ditën e sotme, pas një kontakti me rrymën elektrike.

16:09
Pajisje përgjimi pranë Shtëpisë së Bardhë? Izraeli mohon përfshirjen

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i mohoi njoftimet në shtyp se Izraeli kishte vendosur një pajisje spiunazhi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke thënë se kjo ishte e gjitha “një trillim”.

15:56
Vrasjet e policëve, Sandër Lleshaj premton: Do hapim dosjet e vjetra

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka premtuar se dosjet e policëve të vrarë në krye të detyrës do të rihapen dhe fajtorët do të përgjigjen përpara drejtësisë së re. Gjatë vizitës që zhvilloi në familjen e efektivit Kolë Ndreshaj, gjithashtu i vrarë, Lleshaj theksoi se: “Për fat të keq ka shumë raste krimesh të rënda, që nuk janë zbardhur ende. Flenë nëpër sirtarët e drejtësisë tonë me dhjetëra e dhjetëra dosje, të cilat nuk mund të harrohen kurrë dhe ne nuk mund t’i harrojmë dhe s’do t’i harrojmë kurrë.”

15:30
“Injoranca vret”. Festival filmi për të Drejtat e Njeriut

Prej 16 shtatorit çelet java e edicionit të 14-të Festivalit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut.

15:24
Pastrim në të gjitha shkollat/ E shtuna ditë pune për përgatitjet e ditës së parë të mësimit

Ditën e shtunë Bashkia e Tiranës organizon një aksion pastrimi ku gjatë një takimi me të gjithë administratorët i kërkoi qytetarëve t’i bashkangjiten kësaj nisme.

15:22
“LIMITI” godet sërish, arrestohet personi i 58, anëtar i grupeve kriminale

Vijon operacioni policor i koduar “LIMIT”, duke e çuar në 58 numrin e të ndaluarve, si dhe vijon puna për kapjen e 7 personave të tjerë të shpallur në kërkim. Sot u kap një prej të kërkuarve, pjesëtar i një prej katër grupeve të strukturuara kriminale, të shkatërruara gjatë operacionit.

15:21
Ish-kryeministri Davutoglu jep dorëheqjen nga partia në pushtet AKP

Në një lëvizje që deri përpara pak kohësh do të konsiderohej e paimagjinueshme, ishe kryeministri turk ka dhënë dorëheqjen nga partia në pushtet, AKP e udhëhequr prej Rexhep Tajip Erdogani.

15:17
Paralizohet Parisi, punonjësit e transportit publik në grevë

Parisi u paralizua thuajse tërësisht, pasi shumica e punonjësve të transportit nisën grevën e paralajmëruar kundër reformës në pensione.

15:10
U dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen në 1998, rihapet gjyqi

Në autobusin ku udhëtonin i dyshuari Gazmir Karemani dhe tre bashkëpunëtorët e tij, ka hipur efektivi i komisariatit Tepelenë, Kastriot Çiçi , i cili u ul në vendin e parë për të shoqëruar automjetin me qëllim shmangien e ndonjë sulmi nga banditët që grabisnin autobusët që vinin nga Greqia.

15:09
Pse u anulua Kardhiq-Delvinë? Ministrja Balluku: Kemi një tjetër projekt shumë më emergjent

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku konfirmoi anulimin e tenderit për rrugën Kardhiq-Delvinë duke dhënë dhe arsyet se pse u mor ky vendim.

15:06
“Salmonela”, zbulohet shkaktari i dyndjes te Spitali Infektiv në Tiranë

Mungesa e furnizimit të rregullt me ujë të pijshëm ka detyruar banorët të furnizohen me ujin e autoboteve që tregtojnë nëpër Tiranë.

14:55
Sot, ditë tersi/ Çfarë fshihet pas famëkeqes 13 shtator?

Për këdo që s’është në dijeni, sot jemi në atë që konsiderohet si “e premtja e tersit”. Njerëz në mbarë botën kanë bindjen se në një datë të tillë, fatkeqësitë nuk kanë të sosur; aq shumë madje sa “e premtja 13” është një nga besytnitë më të përhapura mes njerëzve.

14:49
Rruga për të cilën Behgjet Pacolli përgëzon Aleksandar Vuçiçin

Nuk është e zakontë që zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë të dërgojnë mesazhe urimi midis tyre, kjo për shkak të përplasjeve të vazhdueshme sa i përket pavarësisë. Gjithsesi, është një autostradë që ka shtyrë ministrin e jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli, që të përgëzojë presidentin serb.

14:38
Hysaj mes më të mirëve, shkëlqeu në “Euro 2020”

Pasi flirtoi me Romën dhe Atletikon e Madridit deri në ditë e fundit të merkatos, pa mundur gjithsesi të shkëputej nga kontrata me Napolin, mbrojtësi Elseid Hysaj iu përgjigj me krenari thirrjes së kombëtares shqiptare.

14:37
Wake Up/ Capital T rrëfehet si asnjeherë tjetër në Wake Up

Sot i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up” Capital T në një intervistë të gjatë mbi jetën dhe mbi të gjitha, projektin më të madh të tij, “Time Capsule” në sheshin “Nënë Tereza”.

14:33
Hajdari: Ambasadori gjerman, mbështetje për Reformën Zgjedhore

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari ka lajmëruar mbështetjen e ambasadorit gjerman, Peter Zingraf, mbi Reformën Zgjedhore.

14:27
Gjendet kanabis në banesën e tij, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Sarandës ka bërë me dije se ditën e sotme është vënë në pranga shtetasi me iniciale N.I., 34 vjeç, banues në Ksamil.

14:19
Takimi Rama- Merkel, zyra e kancelares: Në fund të shtatorit vendoset për negociatat e Shqipërisë në BE

Mbi takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, ka reaguar zyra e kësaj të fundit, në deklaratën e së cilës thuhet se bisedimet e tyre u përqëndruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale.

14:08
Dhunojnë hallën për motive pronësie, në pranga 2 vëllezërit

Dy vëllezër, banorë të Fierit janë arrestuar nga policia pasi ushtruan dhunë fizike ndaj hallës së tyre. Mësohet se shtetasit M.M 30 vjeç dhe A.M 24 vjeç goditën 45-vjeçaren M.B, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

14:02
“Kandidatë që kanë kryer krime”, ambasadori i SHBA kritikon partitë kosovare

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, kritikoi të premten partitë politike për përfshirjen në listat e kandidatëve për deputetë të parlamentit të Kosovës të personave që kanë problem me ligjin.

13:49
Videoarbitrimi në akuzë/ Premier League, gabime nga ‘VAR’

Shefi i arbitrave në kampionatin më të fortë të futbollit në planet, pranoi se nga sistemi VAR pritej më shumë mbi korrigjimin e gabimeve këtë sezon.

13:19
Kallëzohet penalisht ish-kryebashkiakja e Prrenjasit

Ish-kryetarja e bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira është kallëzuar penalisht për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se kallëzimi është bërë në Prokurorinë e Elbasanit nga kryetari i ri i bashkisë, Nuri Belba.

13:13
Senatori Ron Johnson: Marrëveshja Kosovë-Serbi do të ishte me përfitime ekonomike dhe integruese

Në një intervistë për shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës, senatori republikan Ron Johnson, i cili kohët e fundit bashkë me senatorin demokrat Chris Murphy bëri një vizitë në Ballkan dhe në Ukrainë, iu përgjigj pyetjes se çfarë kompromisesh duhet të bëjnë Kosova dhe Serbia për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre. Ai u intervistua nga korrespondentja Nataliya Robert.

13:06
Angela Merkel – kancelarja e zbutur

Realiteti i qeverisjes së Angela Merkelit nuk shkon me pretendimin që ka Gjermania për veten. Fjalimi i kancelares në Bundestag tregoi, se koalicioni nuk do t’i mbajë dot premtimet që bëri Merkel në politikën e jashtme.

12:52
Stadiumi Arena Kombëtare, shikoni se çfarë po ndodh brenda (Video)

Stadiumi i ri, Arena Kombëtare është vetëm pak javë nga përfundimi i ndërtimit. Fusha po shtrohet me tapetin jeshil ndërsa në ambjentet e brendshme po punohet për të ndërtuar shpejt dhomat ku do qëndrojnë lojtarët.

12:50
UET Arts Festival, ndahen bursa për talentet që studiojnë në departamentin e ri

Në prag të vitit të ri akademik, Universiteti Europian i Tiranës akordoi 15 bursa talenti për studentët e arteve gjatë organizimit të UET Arts Festival.

12:46
“Apolo Art Colony”, ekspozitë pikture në Fier frymëzuar nga Darëzeza

Çelet në Fier edicioni i 8-të i kolonisë së artistëve.

12:40
Koncesionet e rrugëve, LSI: Do i dërgojmë në SPAK dhe ‘Kushtetuese’

Petrit Vasili, përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka deklaruar se koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat do të dërgohen për shfuqizim në Gjykatën Kushtetuese, si dhe do të denoncohen edhe në SPAK.

12:37
Protestë e ëmbël në Hong Kong/ Ëmbëlsirat mbajnë mbishkrime politike

Në Hong Kong tani, protestohet edhe me ëmbëlsira: Prodhimet tradicionale të festivalit vjetor të mesit të vjeshtës, kanë marrë edhe ato përkohësisht tone politike, në kohën kur territori është përfshirë nga trazira të paprecendeta.

12:34
Huawei shet njohuritë, vë në dispozicion 5G për të hequr dyshimet

Shefi ekzekutiv i kompanisë kineze, Huawei ka dalë më një propozim të papritur: atë të shitjes së njohurive aktuale të rrjetit 5G në një firmë perëndimore, si një mënyrë për të zbutur shqetësimet e sigurisë të shprehura nga SHBA-ja dhe disa vende të tjera.

12:33
Dëborë artificiale në Tokyo, organizatorët e krijuan për të siguruar freski

Termometri shënonte 25 grade Celsius, por në një event më kanoe në kryeqytetin japonez, binte borë.

12:27
“Johnson, hajdut banke”, kryetari i dorëhequr i parlamentit kritika kryeministrit

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, kryetari në ikje i Parlamentit britanik i zgjedhur në këtë post nga konservatorët në pushtet, paralajmëroi kyeministrin Boris Johnson, se parlamenti do jetë po aq kreativ në procedurat parlamentare, sa ai, nëse kryeministri do të pengojë shtyrjen e daljes së Britanisë nga BE-ja dhe nëse kryeminisri do të injoronte ligjin e projektuar për të frenuar daljen e Britanisë pa marrëveshje.

12:14
Borxhlinjtë e ujit dhe dritave, në Gjirokastër shtohen debitorët

Kreu i Ndërmarrjes së Ujësjellësit, Gentian Llogo tregon se ndërhyrjet për të përmirësuar pjesën e vjetër të rrjetit kërkojnë investime kapitale, ndërkohë po punohet për të shmangur problemet më madhore.

12:12
Merkel publikon foton me Ramën: Është edhe artist

Faqja zyrtare e Angela Merkel në Instagram ka publikuar një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama. Fotografët kanë kapur momentin kur Rama i dhuron kancelares gjermane librin e tij si suvenir.

12:09
A do shkëputet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Ja përgjigjja gjermane

Së fundmi është folur se Maqedonia e Veriut mund përparojë më shumë se Shqipëria në lidhje me hapjen e bisedimeve me Bashkimin Europian.

12:03
Foto/ Lady Gaga befason sërish, shfaqet në skenë mbi një kalë-njeri

Këngëtarja ka rimishëruar legjendën e Lady Godiva, e cila në kohët e lashta shëtiti e zhveshur me kalë përmes Konventri-t.

11:53
Rama merr “Po” nga Merkel: “Predispozitë pozitive ndaj Shqipërisë”

Kur ka mbetur diçka më shumë se një muaj nga mbledhja e Këshillit të Ministrave të BE-s, kryeministri Edi Rama për më shumë se 40 minuta është takuar në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Një takim i rëndësishëm, që ka ngjallur shpresë për ta kaluar me sukses testin e 18 tetorit në Bruksel.