PDK i kërkon presidentes së re të kthejë Ligjin për Specialen në Kuvend, Justina Shiroka Pula pritet të marrë vendimin 22/10 17:20
Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se ka marrë një ofertë të re për koalicionin nga Lëvizja Vetëvendosje. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka deklaruar se oferta e re e VV-së ka disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në vijim.
“Dje nga LVV-ja kemi pranuar një propozim shumë të ngjashëm me atë të paraqitur nga ta në takimin e fundit të javës së kaluar, me disa ndryshime të vogla, të cilat do të shqyrtohen në ditët në vijim”, ka bërë me dije Mustafa.
Sipas lajmeve në mediat kosovare, Albin Kurti i ka propozuar Isa Mustafës shtimin e numrit të ministrive, megjithatë, ky propozim nuk është konfirmuar ende.
Top Channel