Zjarret që po zhurisin Australinë janë një shenjë e qartë e asaj që e pret botën nëse temperaturat do të vazhdojnë të rriten në nivele të rrezikshme. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo do të ndodhë nëse arrihet mesatarja e 3 gradëve celcius mbi nivelet industriale.

Rritja e temperaturës mesatare në Australi është rreth 1.4 gradë celcius mbi nivelet para industriale para sezonit të zjarreve të këtij viti çka tregon një ritëm më të shpejtë të ngrohjes se mesatarja globale prej 1.1 gradësh celcius.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përtej një rritjeje prej 2 gradësh, pasojat e klimës do të bëhen katastrofike dhe të pakthyeshme ndërkohë që angazhimet globale për reduktimin e emetimit të gazrave që shkaktojnë efektin serë, sipas marrëveshjes së Parisit, vlerësohet se e vendosin botën në trajektoren e një ngrohjeje prej 3 gradësh celcius.

Ngrohja globale ka çuar në një rritje të frekuencës dhe egërsisë së kushteve të motit që favorizojnë zjarret në të gjithë botën, thuhet në një përmbledhje të 57 kërkimeve shkencore të kohëve të fundit por njerëzit e kanë moderuar pakëz mënyrën se si ky rrezik përkthehet në zjarre. Menaxhimi i tokës ka reduktuar rënien e zjarreve në shkallë globale.

Top Channel