Bota është zhytur në borxhe. Sipas CNN, borxhi i stërmadh i botës ka thyer rekordet për sa i takon borxhit më të madh për GDP që para se 2019 të përfundonte.

Në fakt, rekordi u thye në nëntë muajt e parë të vitit të shkuar. Borxhi global, që përfshin huamarrjet publike, ato nga qeveritë dhe kompanitë, u rrit nga 9 trilionë dollarë në rreth 253 trilionë dollarë në nëntë muajt e parë të vitit, sipas institutit ndërkombëtar të financave. Kjo e çon borxhin global në raport me GDP në një shkallë prej 322 për qindësh, duke lënë pas atë të 2016, që ishte edhe niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Më shumë se gjysma e kësaj shifre është akumuluar në tregjet e zhvilluara si SHBA dhe Evropë, duke e çuar shkallën e tyre të borxhit për GDP në 383 për qind në total. Vende si Zelanda e Re, Zvicra dhe Norvegjia, kanë rritur nivelet e borxhit të brendshëm ndërsa borxhi për GDP në SHBA dhe Australi është më i larti i kohërave.

Në tregjet në zhvillim ndërkohë niveli i borxheve është më i ulët për një total prej 72 trilion dollarësh. Por edhe në këto vende është vënë re një tendencë rritjeje vitet e fundit. Shkalla e borxhit për GDP e Kinës p.sh., po i afrohet 310 përqindëshit, më e larta në botën e zhvilluar. Dhe për ekspertët, një borxh global kaq i madh është një rrezik po aq i madh për ekonominë globale, veçanërisht duke patur parasysh tendencën në rritje edhe për 2020-ën.

Top Channel